Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Mesazhe miqësore...
Historia e një pleshti në këmbën e studentes gjermane
Poezia juaj...

Historia e një pleshti në këmbën e studentes gjermane

Studentja Marlen Tilek që po specializohet për parazitologji në Universitetin Mjekësor të Sharitit në Berlin, kishte shkuar në ishullin e Madagaskarit për të studiuar mënyrat e profilaksisë dhe kurimit të sëmundjes tungiaz, e cila që prej disa shekujsh po bën kërdinë mes banorëve vendas. Kjo sëmundje shkaktohet nga pleshti Tunga penetrans. Ai u hyn këmbëzbathurve nën lëkurën e tabanit të këmbëve dhe shkakton këtë sëmundje. Femrat e Tunga penetrans, penetrojnë nën lëkurën e qenieve të gjalla me gjak të nxehtë deri në 10 milimetra dhe lëshojnë atje vezët e tyre. Pas kësaj, ngordhin, por vendi i “kafshuar” inflamohet dhe bëhet vatër e infeksioneve të tjera. Mënyra e vetme për shërimin është pastrimi i trupit nga parazitet dhe vezët e tyre…

Për dreq, një parazit i tillë i hyn nën lëkurën e këmbës edhe stazhieres Marlen Tilek, por ajo, me të kuptuar se këmba e saj ishte bërë “strehë pleshtash” jo vetëm që nuk mori asnjë masë për të shpëtuar prej tyre, por bëri çmos t’i mbante ata në trupin e vet dhe të ndiqte zhvillimin e tyre, duke fotografuar dhe xhiruar në kamera çdo sjellje. Për ta mbajtur pleshtin të izoluar nga shoqet dhe shokët e vet, ajo mbante çorape dhe këpucë të shtrënguara pas këmbës. Në ditët e para, pleshti jetonte nën lëkurën e këmbës së saj normalisht, por pastaj, në vend që të vazhdonte procesi i filluar dhe të nxirrte vezët, pleshti u qetësua dhe heshti. Si përfundim, studentja e mbajti pleshtin nën lëkurën e këmbës së saj afro dy muaj, pastaj filloi të ndjente shqetësime dhe u detyrua ta nxirrte jashtë. Pasi u kthye në Berlin, Tileku dhe udhëheqësi i saj shkencor nxorën konkluzionet: Përse pleshti nuk lëshoi vezë? Doli se ajo ende nuk ishte mbarsur. Të gjithë përvojën e saj si mbajtëse në trup të Tunga penetrans, Tileku e botoi në formën e një raporti shkencor në numrin e nëntorit të revistës “Travel Medicine and Infectious Disease”… Tanimë, atë insekt nuk e njeh askush aq mirë sa ajo që e mbajti për dy muaj të tërë në trupin e saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe miqësore...

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement