Përbërësit për 6 vetë:
250 gramë maskarpone
200 gramë biskota me gjalpë
60 gramë sheqer pluhur
1 pako sheqer me vanilje
50 gramë gjalpë i shkrirë
500 gramë luleshtrydhe
100 gramë djathë Filadelfia
1 limon

Përgatitja
Grijini biskotat në mikser me gjalpin e shkrirë. Pastaj shtrojini në një formë keku me anët e lëvizshme, duke ngjitur pak anët. Vëreni në frigorifer dhe ndërkohë rrihni maskarponen me djathin Filadelfia, pak lëkurë të grirë limoni dhe sheqernat. Lajini, kullojini dhe hiquni bishtat luleshtrydheve. Pastaj ndajini në dysh apo katërsh. Vini kremin mbi biskota dhe mbi të, luleshtrydhet. Vëreni ndonjë orë në frigorifer dhe pastaj është gati për t’u konsumuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *