Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ndihmoni te kthehet trupi ne Atdhe!
Arian Boci, specialiast i shëndetit publik: A duhet legalizuar droga?
Rikthimi i qimeve të pubisit

Arian Boci, specialiast i shëndetit publik: A duhet legalizuar droga?

Arian Boci është specialist i shёndetit publik, me fokus tё veçantё nё fushёn e substancave abuzive, varësisë ndaj bixhozit, shёndetit riprodhues, HIV/AIDS, etj. Ka kryer masterin për Shёndet Publik nё Fakultetin e Mjekësisё nё Tiranё, si dhe Master Shkencor Ndёrkombёtar pёr politikat e substancave abuzive nё King’s College of London (Angli). Ka kryer shumё studime pasuniversitare nё SHBA dhe Angli si në National Institute for Drug Abuse, National Development Research Institute (NY), Harvvard Medical School, Oxford, etj.

Ai ka një përvojë të gjatë në fushën e këshillimit për varësinë ndaj drogave dhe bixhozit dhe ofron seanca këshillimi individuale, në çift apo në grup.

– Si është situata e përdorimit të drogës në vendin tonë?
– Nё ditёt e sotme, pёrdorimi dhe abuzimi me drogën ose substancat ilegale, siç thuhet, ёshtё njё fenomen i pranishёm. Numri i pёrdoruesve tё drogёs ka ardhur nё rritje, duke rritur ndjeshёm jo vetёm problemet shёndetёsore, por nё tё njёjtёn kohё, edhe koston shoqёrore dhe financiare qё shoqёria duhet tё paguajё pёr kёtё fenomen.
– Cilat janë grupet më të rrezikuara?
– Ndër grupet më të prekura janë adoleshentët dhe të rinjtë. Vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të përdorimit të këtyre substancave nga vajzat, sidomos përdorimi i marijuanës, ndërsa për drogat e tjera më të forta, si heroina, kokaina, ekstazia, etj., mbizotëron ndjeshëm numri i meshkujve.
– Ka shumë përkufizime në lidhje me drogën dhe përdorimin e saj. Disa thonë se është ves, disa e përcaktojnë si një fenomen social, disa si sëmundje. Cili është përcaktimi i saktë i këtij fenomeni?
– Nё ditёt e sotme, zhvillimi i teknologjisё mjekёsore ka bёrё tё mundur qё tё kemi njё kuptim tё qartё mbi kёtё problem. Sot, varёsia ndaj drogave konsiderohet si njё: “Sёmundje kronike e trurit (plotёsisht e parandalueshme dhe e trajtueshme), e cila karakterizohet nga apasionimi dhe dёshira shumё e madhe pёr tё marrё drogё, edhe pse pёrdorimi i saj i vazhdueshёm jep pasoja tё rёnda pёr shёndetin e pёrdoruesit”. Te shumё njerёz, varёsia ndaj drogave kthehet nё njё sёmundje kronike me mundёsi tё shumta rikthimi, edhe pas njё periudhe tё gjatё mospёrdorimi droge. Personat që bёhen tё varur ndaj drogёs, nuk mund ta kontrollojnё mё pёrdorimin e saj, edhe pse pёrballen me pasoja negative social-shёndetёsore pёr jetёn, tё cilat lindin dhe pёrkeqёsohen si rezultat i pёrdorimit e abuzimit me drogat.
– Pra, është sëmundje kronike e trurit dhe jo ves?
– Varёsia ndaj drogave ёshtё njё sёmundje kronike e trurit dhe, duke qenë e tillё, pёrdoruesit e saj nuk mund tё paragjykohen, diskriminohen, apo pёrjashtohen nga marrja e shёrbimeve social-shёndetёsore pёr shkak tё kёtij problemi. Varёsia ndaj drogave ёshtё e parandalueshme dhe e trajtueshme, edhe pse rruga drejt shёrimit ёshtё njё rrugё e gjatё, plot probleme e tё papritura. Por, nёse lihet pa trajtuar, pёrdorimi i drogёs çon drejt pasojave tё rёnda dhe fatale jo vetёm pёr individin, por edhe pёr komunitetin nё pёrgjithёsi.
– Sa është numri i personave që përdorin drogë në vendin tonë?
– Referuar të dhënave të fundit, numri i personave që janë duke përdorur apo kanë përdorur substanca ilegale, varion nga 40.000–60.000 persona. Rreth 10-15% e tyre janë përdorues të drogave intravenoze, kryesisht, heroine dhe kokaine.
– Dihet që përdorimi i drogave, sidomos atyre me injektim, është ndër mënyrat më të rrezikshme për marrjen e infeksioneve të tilla si HIV, Hepatiti B dhe C. Duke patur parasysh që në shumë vende të botës, çdo vit regjistrohen raste të reja me HIV te përdoruesit e drogave, si është situata në vendin tonë?
– Për fat të mirë, nuk kemi një skenar të tillë, edhe pse përmes programeve parandaluese përpiqemi t’i shmangim. Prej kohësh, në vendin tonë janë ngritur programet e Zvogëlimit të Dëmit, të cilat shpërndajnë shiringa (age) dhe mjete të injektimit të sigurta te përdoruesit e drogave intravenoze, me qëllim shmangien e ripërdorimit apo shkëmbimit të shiringave të përdorura. Falë këtyre ndërhyrjeve, por dhe punës së madhe informuese dhe edukuese dhe kordinimit te mirë të organizmave shtetërore, donatorëve të huaj, dhe OJF-ve në vend, infeksioni HIV në këtë grup popullate është në shifra tepër të vogla dhe nën kontroll. Megjithatë, kohët e fundit shohim një rritje të ndjeshme të rasteve me Hepatit C te përdoruesit e drogave me injektim dhe kjo, në fakt, është një kambanë alarmi për të gjithë ne, për të shtuar dhe zgjeruar sa më shumë punën, përpjekjet dhe programet parandaluese në këtë grup popullate.
– Sa i përgjigjen kësaj situate shërbimet social-shëndetësore për këtë shtresë njerëzish?
– Përdorimi i drogave ilegale është një fenomen i ri në vendin tonë dhe rrjedhimisht, hapja apo mbulimi me shërbime social-shëndetësore, kuptohet që lë për të dëshiruar.
– Si luftohet varësia ndaj drogave? A ka trajtim specifik për të?
– Nё fakt, varёsia ndaj drogave nuk luftohet vetёm me njё pёrqasje, por me njё kombinim dhe integrim tё disa ndёrhyrjeve, tё cilat nё faza tё ndryshme bёjnё tё mundur zvogёlimin e dёmeve nga pёrdorimi i drogёs, si dhe mё pas, adresimin e kёtij problemi qё nga trajtimi e deri te ndёrprerja e pёrkohshme apo e plotё e tij.
– Më ngacmoi shumë fraza “zvogëlimi i dëmit”… Cili është kuptimi i saj?
– Pёrqasja e zvogёlimit tё dёmit e pranon fenomenin e pёrdorimit tё drogёs nё shoqёri, por kryesisht fokuson ndёrhyrjen nё zvogёlimin e dёmeve tё lidhura me pёrdorimin e drogёs tek individёt pёrdorues, tё cilёt nё fazat e mёtejshme mund tё heqin dorё prej pёrdorimit tё drogёs apo referohen nё programe tё tjera, si ato tё terapisё mbajtёse (Metadon, Buprenorphinё) detoxifikim (çhelmim), programe rehabilitimi etj.
Nё mёnyrё tё pёrmbledhur mund tё thuhet se “zvogёlimi i dёmit” te pёrdoruesit e drogёs ka pёr qёllim tё zvogёlojё pёrhapjen e infeksioneve tё tilla si HIV, hepatitet apo infeksione tё tjera tё lidhura me pёrdorimin e drogave, të reduktojё rrezikun e mbidozёs, pёrfshirjen e pёrdoruesve nё sjellje antisociale, si dhe tё zvogёlojё efektet e tjera negative qё ka pёrdorimi i drogёs mbi individёt dhe komunitetin nё pёrgjithёsi.
– Sot po flitet shumë për legalizimin e marijuanës. Cili është opinioni juaj?
– Në fakt, deri më tani është ndjekur filozofia “Zero Tolerancë” ndaj drogës, e cila fokusohet në zvogёlimin e ofertёs: Shkatёrrimi, ndёrprerja apo kufizimi i rrjeteve tё prodhimit dhe trafikimit tё substancave ilegale, filozofi e cila deri më tani ka rezultuar e pasuksesshme, pasi të gjithë jemi dëshmitarë që, ndër vite, numri i përdoruesve të drogave dhe rreziqeve social-shëndetësore që vijnë nga ky përdorim, ka ardhur gjithnjë e në rritje.
Nga ana tjetër, për përdoruesit e drogave ka dënime shumë të ashpra të cilat shkojnë nga dënime alternative deri në burgime afatgjata, të cilat janë jo vetëm inefektive, por mbi të gjitha, rrisin kostot financiare dhe sociale të shoqërisë. Pra, burgimi nuk është alternativë apo zgjidhja e problemit. Trajtimi i drogës kërkon ndërhyrje social-shëndetësore. Shumë vende tani kanë ndryshuar përqasjen ndaj varësisë së drogës, duke kaluar nga penalizimi i përdoruesve të drogës, në dekriminalizim të tyre apo legalizim të përdorimit të drogës.
– Cila është diferenca midis dekriminalizimit dhe legalizimit, a nuk duken si të njëjta?
– Jo, dekriminalizim do të thotë që nëse një person kapet me një sasi të caktuar droge për përdorim personal ditor (për shembull: 1 gram heroinë) dhe vërtetohet që është përdorues droge, nuk dënohet me burg, por referohet në programe social-shëndetësore, ndërsa shitja, prodhimi e trafikimi i lëndëve narkotike ilegale është i dënueshëm. Ndërsa me legalizim, kuptohet që kultivimi, shitja, përdorimi janë tërësisht ligjore dhe nuk asnje masë dënimi. Shembuj të tillë të suksesshëm ka në Hollandë, Zvicër, Gjermani, Portugali, Itali, Greqi, SHBA, etj.
– Por a nuk përbën kjo rrezik për shtim të numrit të përdoruesve?
– Jo, aspak. Eksperienca dhe faktet kanë treguar që dekriminalizimi dhe legalizimi jo vetëm që nuk rritin numrin e përdoruesve të drogave, por ulin ndjeshëm dhe dëmet social-shëndetësore të lidhura me këtë përdorim, të cilat nëse përkthehen në shifra, do të thotë: Mijëra jetë njerëzish të shpëtuara dhe miliona euro përfitime për shtetin. Pra, nëse sot një përdorues heroine e përdor atë në vende të fshehta nga frika e ligjit, në rastin e një politike dekriminalizuese, ai do ta përdorë drogën në mënyrë më të sigurtë, duke shmangur kështu rrezikun nga overdoza, marrjen e infeksioneve të ndryshme si HIV/AIDS apo hepatite dhe, mbi të gjitha, nuk dënohet nga ligji.
– A mendoni se edhe në Shqipëri ka ardhur koha për një gjë të tillë?
– Unë mendoj se hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim është rishikimi i kodit penal, i cili nuk dënon përdoruesit e drogave që kapen me sasi të vogël për përdorim personal, por nuk përcakton sasinë e saktë për përdorim personal. Kjo gjë çon shpesh në abuzim me interpretimin e ligjit dhe dënim të përdoruesve të drogës. Së dyti, ka ardhur koha që dhe në vendin tonë të futet politika e dekriminalizimit te përdoruesve të drogës dhe, mbi të gjitha, e mbështetjes së programeve edukuese dhe të zvogëlimit të dëmit. Ky është hapi i parë, i cili më pas duhet të shkojë drejt legalizimit të drogave të lehta.
Dua të përsëris edhe njëherë se, nga pikëpamja social-shëndetësore, droga nuk luftohet vetëm me masa represive policore, por mbi të gjitha, kërkon një ndërhyrje të integruar dhe të balancuar midis reduktimit të kërkesës e ofertës për drogë e programeve të zvogëlimit të dëmit dhe të edukimit e parandalimit të hershëm, i cili duhet të fillojë që në moshë të hershme.
– Dhe, së fundi, deshëm të na thoshit diçka për veprimtarinë organizatës suaj STOP AIDS në lidhje me përdoruesit e drogave…
– Për përdoruesit e drogave ne kemi një furgon, i cili është përshtatur në pjesën e pasme si njësi infermierie. Çdo ditë, stafi ynë del në terren në zonat ku injektojnë përdoruesit e drogave dhe ofron shërbimet e mëposhtme, si: Shpërndarje e shiringave sterile, mbledhjen dhe asgjësimin e të përdorurave, mjekim të plagëve të përdoruesve të drogës, shpërndarje materialesh informuese dhe edukuese, testim për HIV, hepatit B&C, këshillimi, referime etj. Falë kësaj pune dhe programeve të tilla, infeksioni HIV te këta përdorues është në shifra tepër të ulëta dhe ka kontribuar ndjeshëm në mbajtjen e Shqipërisë një vend me përhapje të ulët të HIV/AIDS.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndihmoni te kthehet trupi ne Atdhe!

Next Post

Rikthimi i qimeve të pubisit

Advertisement