Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta luftoj celulitin?

– Si ta zgjidhim këtë problemin e celulitit, sepse unë stërvitem kaq shumë, por përsëri nuk shoh ndonjë rezultat siç do doja. Ju, çfarë më sugjeroni?
Mario instruktor: – Për celulitin është folur kaq shumë nga specialistë të të gjitha fushave të mjekësisë, dietologjisë e fitnesit dhe është arritur në konkluzionin e qartë që duhet shumë punë, sepse tashmë ajo konsiderohet si sëmundje. Për të eliminuar ose së paku për të reduktuar sadopak celulitin, duhet të filloni me kufizimin e pirjes së duhanit dhe alkoolit, të pini sa më shumë ujë që është i varfër nga sodiumi, të hani perime e fruta të freskëta, mundësisht, të përmbajnë shumë ujë dhe antioksidantë, domethënë, që kanë vitaminën A, C dhe E, zink dhe selen). Të paktën një ose dy herë në javë, në varësi të mundësive, duhet t’i bëni skrab lëkurës tuaj, aty ku keni celulit; kjo ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë. Pra, kini parasysh se sëmundja e celulitit do: Regjim ushqimor të saktë, stërvitje, masazh me skrab e vajra natyralë, si dhe evitim të alkoolit dhe cigares. Të gjitha këto duhen bërë bashkë, sepse nuk mjafton vetëm dieta apo ushtrimet, siç thoni ju. Këshillohet, përgjithësisht të hani 5 vakte në ditë të pasura me proteina, karbohidrate komplekse dhe perime. Më shumë kini parasysh që të mbizotërojnë perime të tilla si: luleradhiqja, çikoret e karçofi, sepse kanë efekte detoksifikuese dhe ribalancojnë metabolizmin e yndyrnave. Po kështu, bëjnë mirë edhe perimet e frutat e freskëta, si: Sallata jeshile, lakrat, kungulli i njomë, kastravecat, shalqini, qershitë e luleshtrydhet sepse kanë shumë antioksidues dhe janë të pasura me ujë.
– Ushtrimet pastaj japin një ndihmë shumë të madhe, sepse përmirësojnë tonin muskular e qarkullimin e gjakut. Është ideale që ushtrimet e cardio-fitnesit të bëhen duke u alternuar me pesha. Masazhi ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër celulitit, sepse përmirëson mikroqarkullimin kapilar dhe limfatik. Limfa është një lëng i pasur me proteina, që u ofron oksigjen dhe ushqim qelizave. Një qarkullim limfatik shumë i ngadalë shkakton vështirësi në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, komponentët kryesorë të indeve lidhës, duke krijuar kështu celulit. Një mikroqarkullim i dobët është i barabartë me një furnizim të dobët të gjakut, duke çuar në problemet e të ushqyerit të dobët, mungesa të oksigjenit dhe vështirësi në eliminimin e toksinave, me akumulimin e materieve të padëshiruara. Produkte të tjera natyrore që ju vijnë në ndihmë në luftën e celulitit janë: Çaji jeshil, kafja (por pa e tepruar), çaji me leshterik, lëng ananasi, luleradhiqja, lëngu i rrushit (qoftë edhe në formën e uthullës, duke e përdorur në sallatëra të ndryshme), uthulla e mollës, gështenjat dhe tërfili i ëmbël. Uroj t’ju kemi ndihmuar sadopak.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mihria dhe Naimi përcjellin djalin!

Next Post

10 arsye për të dashur secilën shenjë horoskopi

Advertisement