Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Neki Emra: Iu luta motrës së Adelina Berishës!

Sapo ka publikuar këngën më të re, me titull “Një dhimbje mbete ti” dhe, siç thotë edhe ai vetë, është një ndër më të realizuarat. Ai që bie në sy në klip është afrimiteti me aktoren, e cila është njëherësh edhe motra e këngëtares Adelina Berisha dhe, i pyetur për marrëdhënien mes tyre, Nekiu na e shuan kureshtjen në intervistën më poshtë…

– Neki, kënga jote më e re “Një dhimbje mbete ti” përcjell mjaft emocione te ne. Po te ti vetë, çfarë përcjell?
– Mendoj se është një nga këngët dhe klipet më të mira që kam realizuar deri tani. Kam një emocion shumë të veçantë për këtë këngë, ndoshta edhe për faktin se këngën e kam kompozuar dhe vargjet i kam shkruar vetë. Kam shkruar vetë edhe skenarin e klipit, që mendoj se është realizuar në mënyrë perfekte nga produksioni ASHA. T’ju them të drejtën, edhe pse pata rol në këtë klip, edhe pse skenarin e kam shkruar vetë, kur e pashë për herë të parë, jam rrënqethur…
– Me këto që sapo the, po na bën të mendojmë se kënga ka nota biografike…
– Unë mendoj që jo vetëm unë, por çdo njeri do ta gjejë veten në këtë klip. Jeta e çdo njeriu ka ngritje dhe ulje, si në punë, ashtu edhe në dashuri. Në këtë klip, besoj se kemi përshkruar një histori e cila në një formë ose në një tjetër, i është paraqitur secilit nga ne në jetë. Çdokush e ka humbur një dashuri të paktën një herë, edhe pse arsyet mund të jenë të ndryshme. Nëse dikush thotë “jo”, është gënjeshtër.
– Të ka ndodhur ndonjëherë që një vajzë të ta ketë refuzuar vërtet unazën?
– Kjo është një temë personale dhe nuk dua të futemi… Unaza është simbolike. Unaza e vërtetë e një lidhjeje është pikërisht zemra e atij personi.
– E kujt ishte zgjedhja e motrës së Adelinës si aktore në klip?
– Dafina ishte zgjedhja ime. Ajo është një nga aktoret më të mira në Kosovë, ka marrë shumë çmime si aktore dhe nuk kishte luajtur më parë në asnjë videoklip. Pasi i tregova idenë dhe mënyrën si doja të punonim, iu luta dhe jam shumë i lumtur që ka qenë pjesë e punës sonë.
– Njiheshe më parë me të?
– Dafinën e kam njohur vetëm si aktore. Njiheshim si dy fytyra publike, por nuk na kishte rënë që të rrinim më parë bashkë. Isha i bindur se në këtë klip, rolin e vajzës duhet ta luante një aktore e madhe sepse duhet të reflektonte emocion, gjë që Dafina e arriti më së miri.
– Afrimiteti juaj në këtë video ka bërë të mendohet se mes jush ka diçka më shumë…
– Rolet tona ishin të tilla dhe, t’ju them të drejtën, jam shumë i lumtur që paska reflektuar ashtu, sepse duhej të dukeshin shumë reale. Ne jemi miq shumë të mirë sot, nuk ka gjë tjetër mes nesh, por më bëtë të ndihem mirë me këtë që më thatë sepse tani e paskam bërë efektin edhe te ju. (Qesh)
– Gjendja jote sentimentale gjatë kësaj periudhe…
– Në aspekt pune, ndihem shumë, shumë mirë! (Buzëqesh)
– Po një femër në krah, çfarë do të thotë për ty?
– Do të thotë shumëçka; dashuri, butësi, siguri, qetësi, lumturi, por të mos harrojmë që do të thotë edhe shumë telashe. (Qesh)
– Është e vërtetë që mashkulli dashuron vetëm një herë në jetë?
– Unë nuk besoj në këtë thënie. Mashkulli dashuron çdo herë që duhet të dashurojë. Çdo herë që e ka dikë që e bën të ndihet mirë, ai do të dashurojë si të jetë hera e parë. Nuk besoj se njeriu dashuron vetëm një herë.
– Thonë gjithashtu se mashkulli nuk e fal tradhtinë. Bën pjesë edhe ti në këtë kategori?
– Në fakt, bëj pjesë në këtë kategori meshkujsh. Kemi temperament shqiptari dhe gjak që na vlon, ndaj nuk mund ta durojmë. Tradhtia e një femre është e rëndë, sepse asnjë femër nuk bën gjë në këtë botë pa emocione, kështu që nëse më ka tradhtuar, e di që e ka bërë me emocione të mëdha dhe me vetëdije të plotë.
– Ti, dashurinë e kërkon apo pret të të vijë?
– Varet nga gjendja… Ndonjëherë e kam kërkuar, ndonjëherë më ka ardhur vetë.
– Kur thuhet martesë, ti thua…
– Gjë e bukur, kur t’i vijë momenti!
– A mund të kuptohet natyra e një këngëtari vetëm nga natyra e këngëve të tij?
– 30% e natyrës së tij, jo më shumë. Për pjesën tjetër, duhet të qëndrosh me të e ta kuptosh.
– Ti merresh me muzikë që nga fëmijëria, pasi që 4 vjeç ke filluar t’i biesh pianos. Derisa realizove klipin tënd të parë “Të vdes apo të pres”, si ishte rrugëtimi yt?
– Siç e thatë, kam filluar të luaj në piano pa shkuar në shkollë. Pastaj u regjistrova në shkollën e ulët të muzikës dhe kam qenë për plot 10 vjet tastierist i grupeve të ndryshme në Kosovë. Pastaj fillova të këndoja dhe, një vit e gjysmë kam kënduar pa patur këngët e mia. Fillova të kem adhurues në tërë Kosovën dhe e pashë që duhet të kisha diçka timen. (Buzëqesh) Një ditë pata në dorë disa vargje shumë të bukura që kishin titullin “Të vdes apo të pres” dhe krijova një kompozim, ku doli i tërë emocioni që kisha brenda nëpërmjet notave të asaj kënge e cila u pëlqye nga të gjithë dhe, ja ku jemi sot. Përgjegjësia ime ndaj adhuruesve të mi u rrit shumë, kështu që krijova katër këngë e katër klipe brenda një viti. Pra, një rrugë me shumë mund, por që u përcoll me sukses dhe përkrahje nga të gjithë.
– Ndërkohë që jep maksimumin për të qenë i suksesshëm, cilat janë pengesat që has?
– Pengesa, si në çdo punë, edhe këtu, ka mjaft. Kur kam filluar, shumë njerëz kanë qenë pesimistë për suksesin tim. Ende sot, shumë njerëz nuk e besojnë ku kam arritur e ku do të arrij. Unë e di shumë mirë rrugën time dhe i kam kuptuar vështirësitë si pjesë të procesit. Çdo vështirësi që e kaloj, më bën gjithmonë e më të fortë. Me punë kalohet çdo pengesë në jetë. Jam njeri optimist dhe punoj gjithnjë e më shumë. I tejkaloj si parashikimet e mia, ashtu edhe të të tjerëve dhe atëhere, vështirësitë mbeten vetëm histori.
– Në fund të ditës, llogarit nëse kanë dominuar kënaqësitë apo pakënaqësitë që ke përjetuar?
– Shumicën e herëve mua më dominojnë kënaqësitë. Ka edhe raste kur nuk ndihem mirë, por shumica e kohës për mua është pozitive. Unë mendoj se, nëse punon shumë, Zoti është pranë nesh edhe kur s’mundemi më. Puna është motorri që më bën të jetoj dhe të ndihem shumë më mirë.
– Ti këndon në ambiente të ndryshme për të argëtuar të tjerët… Po Nekiu vetë, si argëtohet?
– Unë argëtimin më të madh e kam kur këndoj, por nëse pyesni për daljet, atëhere mund të them lirisht se, argëtohem kur udhëtoj nëpër botë. Në vendin tonë nuk kam kohë të dal të argëtohem, por herë pas here udhëtoj nëpër vende ku s’kam qenë asnjëherë. Vitin e kaluar kam vizituar vendet më të bukura të botës, përfshirë Las Vegas, Dubai, Nju Jork, Uashington e shumë të tjera. Këto janë kënaqësitë dhe argëtimi për mua.
– Çfarë të çudit në realitetin e sotëm?
– Më së shumti, çuditem nga ndryshimi që kemi pësuar. Dikur kishim besën e madhe, sot s’jemi fare të besës. Kjo më habit, si ndryshuam aq shpejt… Çuditem se si njerëzit, pa punuar, kërkojnë të kenë çdo gjë. Çuditem edhe me shumë gjëra që tani për tani s’po më kujtohen…
– Shpesh, heshtja fsheh shumë fjalë… Kur zgjedh të “flasësh” me heshtje?
– Vetëm atëhere kur jam shumë nervoz.
– Po projektet e radhës, cilat do të jenë?
– Këtë vit planifikoj ta vazhdoj punën me të njëjtin intensitet. Kam në plan të realizoj dy këngë të reja, të realizoj CD-në time të dytë live me këngë të vjetra shqipe të ripërpunuara në zhanre të ndryshme dhe të përfundoj edhe albumin e parë. Në fund të vitit 2014, dua të realizoj një koncert madhështor për promovimin e albumit. Këto janë planet e mia për këtë vit. Shpresoj që të gjitha të realizohen në kohën e duhur. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

S’kam energji kur stërvitem. Si të veproj?

Advertisement