Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Kush e shpiku xhamin?

Për një kohë të gjatë ka mbizotëruar mendimi i Plini Plakut (vitet 23-79), i shprehur në veprën e tij “Histori e Botanikës” se sekretin e prodhimit të xhamit e kanë zbuluar për herë të parë detarët dhe tregtarët fenikas. “Një herë, duke transportuar disa mallra me anije nga Sidoni, shkruan ai, anijen e kërcënoi një furtunë e jashtëzakonshme dhe kapiteni dha urdhër të zbritnin të gjithë në breg. Ngaqë ishte shumë ftohtë, marinarët ndezën një zjarr të madh, u ngrohën për vete dhe vunë kazanin për të përgatitur ushqimin. Mirëpo për të përgatitur ushqimin u paraqit nevoja që këtë kazan ta vendosnin, duke përdorur si mbajtëse gurët, mirëpo bregu ishte gjithë rërë dhe nuk kishte asnjë gur. Atëhere, tregtarët e stërvitur me veshtirësi të tilla udhëtimi, sollën ca blloqe sode dhe mbi të vendosën kazanin. Pasi ndaloi furtuna, fenikasit e vëmendshëm e kthyen sodën në anije, por ata mbetën shumë të habitur kur panë në vatrën e zjarrit një lëndë të panjohur, e cila ishte krijuar pa asnjë dyshim pas ndezjes së zjarrit. Dukej qartë që zjarri i fortë kishte ndikuar mbi rërën dhe, për pasojë (edhe me ndikimin e sodës) ishte krijuar kjo lëndë e çuditshme, që atyre nuk u kishte rënë rasti ta kishin parë ndonjëherë…
Kjo histori e bukur erdhi deri në shekullin ХХ, kur filloi të kritikohej për fantazi të tepruar dhe mungesë vërtetësie. Sipas metodës që shpjegonte Plini, nuk ka asnjë mundësi të prodhohej xham në ato kushte që përshkruan ai. Temperatura e zjarrit që ndezën tregtarët dhe marinarët për të përgatitur gjellën dhe për t’u ngrohur vetë nuk është e mjaftueshme (është tepër e ulët) për tretjen e sodës, rërës dhe prodhimin e xhamit. Po atëhere, kush e shpiku xhamin? Kjo meritë i takon një poçari egjiptian dhe ndihmësit të vet gjatë kohës së pjekjes së enëve prej balte në furrat e posaçme. Pikërisht ai, fare rastësisht, theu një poçe me sodë mbi rërën në temperaturen e lartë të furrës së poçarisë dhe vendi u mbush me disa copa transparente. Pastaj, për çudi, të gjitha poçet e “ndotura me këtë lëndë (rërë dhe sodë e shkrirë) që u futën për t’u pjekur, u mbuluan nga një shtresë e shkëlqyeshme, e fortë dhe e bukur. Me sa duket, kjo ishte pikënisja e vërtetë e fillimit të prodhimit të xhamit, i cili me kohë u përsos dhe filloi të prodhohej në furra të posaçme, madje të krijohet një industri e tërë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dedikime...

Next Post

DITA E 6-të E AKSIONIT KUNDËR VJEDHËSVE TË ENERGJISË ELEKTRINE

Advertisement