Bebe lakuriq
– Kam parë në ëndërr një bebe lakuriq, sikur përtypi një fije bari, unë u tremba, por ai e nxori prapë nga goja. Kur i dhashë një pikë ujë me gotë, m’u duk sikur u mbyt. E tundja, por ai nuk u përmend dhe nga frika, u zgjova. Jam në merak, ndaj pres një përgjigje. Faleminderit.
– Bebja lakuriq që keni parë në ëndërr, ka lidhje me një projekt tuajin, që nuk e keni planifikuar siç duhet, nuk e keni organizuar në atë mënyrë që të merrni një rezultat pozitiv. Përfundimi është se ju nuk do të mund ta realizoni atë gjë që keni në mendje.

Djali që kam fiksim…
– Përshëndetje! Mbrëmë kam parë në ëndërr djalin që kam fiksim në jetën e përditshme. Ai dhe unë ishim në një plazh, me rroba dimërore, pra, nuk ishte verë dhe ai po më qeshte e më shikonte. Dielli shkëlqente dhe deti ishte i pastër kristal, blu i hapur. Më ka bërë shumë përshtypje. Ju lutem, a mund të më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?
– E nderuar lexuese, një ëndërr e tillë e tregon qartë që ju ushqeni shumë ndjenja për djalin që keni fiksim, gjë të cilën e keni konfirmuar edhe vetë. Gjithë ëndrra ka lidhje me dëshirën tuaj, pasi mendoni se po të ishit vërtet me të, e gjithë bota dhe gjithçka që ju rrethon do t’ju dukej shumë e bukur, ashtu siç edhe e keni ëndërruar. Ëndrrat shpesh janë shumë të mira, por ka dhe raste që të shkëpusin nga realiteti. Kjo është ajo që në njëfarë mënyre po “bën” kjo ëndërr me ju… Në vetvete, ëndrra ju këshillon që të jetoni momentin dhe të mos rrini me fiksime për askënd. Në momentin që do ta qetësoni veten, mund të ndodhë pikërisht ajo çfarë dëshironi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *