Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ta nisim ditën duke qeshur

Avokati
Një burrë hyn në bar dhe porosit një pije. Pas pak minutash, nis të bërtasë me zë të lartë:
– Avokatët janë gomerë! Avokatët dhe gomerët janë e njëjta gjë…
Një klient i ulur atë afër, ngrihet dhe i thotë:
– Si guxon e nxjerr nga goja fjalë të tilla? Ç’të duket vetja ty? Do të ta kisha hedhur birrën surratit, po ti as sa kjo nuk vlen!
I pari, i tmerruar nga acarimi i të dytit, ia nis:
– Oh, të më falni… nuk kisha ndërmend t’ju ofendoja, po… ju, ç‘lloj avokati jeni?
– Avokat the? Mos e thëntë Zoti të jem avokat! Unë jam gomar…

Dashnorja
Një çift po darkon në një restorant luksi, kur hyn një bjonde seksi dhe i afrohet tavolionës së tyre. Ajo i afrohet burrit, e përshëndet me ngrohtësi, e puth në buzë dhe, pasi i thotë: “Takohemi nesër në të njëjtin vend”, largohet.
Gruaja, që e sheh të gjithë skenën, e skandalizuar pyet burrin se kush ishte ajo.
– Dashnorja ime! – përgjigjet ai.
– Idiot! Dhe ma thua kështu? Që nesër do të kërkoj divorcin!
– Okej, – thotë burri qetësisht, – S’ka problem… Ama, ki parasysh se, pas divorcit s’do të kesh as shërbëtore, as rroba të shtrenjta, as makinë sportive, as bizhu dhe as darka në restorante luksi. Vendos vetë, si të duash.
Në atë moment, në restorant futet një i njohuri i tyre, i shoqëruar nga një vajzë e bukur, edhe ajo e veshur me elegancë e seksi.
– Po kjo, kush është? – pyet gruaja e inatosur.
– Dashnorja e tij…
– Ah, – ia bën gruaja, – Dashnorja jonë ishte më e bukur!

Përvjetori
– E di që për 25 vjetorin e martesës e çova time shoqe në Maldive?
– Vërtet? Kushedi çfarë mund të bësh për 50-vjetorin e martesës… E ke menduar?
– Posi jo?! Do të shkoj ta marr!

Advertisement

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Është një emision te një televizion shumë i njohur për ne këtu, tek i cili luhet për të fituar lekë dhe, qëkur ka filluar emisioni, nuk ka fituar asnjeri. Kaq budallenj janë këta njerëz që shkojnë atje? Ardi Bosi.

Next Post

Arkeologët zbulojnë varre alienësh

Advertisement