ALIENNë Meksikë, pranë fshatit Onavas në shtetin Obava, arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë që mendohet se mund të jetë varr alienësh. Në këtë varr, i cili mendohet se do të jetë hapur 1000 vjet përpara, janë zbuluar 25 skelete njerëzish me kafka, nofulla dhe dhëmbë të thyera e të deformuara, që vetëm larg e larg u ngjajnë atyre të njerëzve të të gjitha kohërave. Deformimet e kafkave, sidomos, sipas mendimit të shkencëtarëve, kanë qenë pjesë e riteve të grupeve sociale të cilëve iu përkisnin këta njerëz, ndërsa dëmtimet e dhëmbëve kanë të bëjnë me ndonjë rit të posaçëm të kalimit të moshës nga rinia në pleqëri. Mirëpo del një fakt që nuk shpjegohet dot tani për tani: Pranë skeleteve janë gjetur zhguaj si ato të breshkave, me të cilat mbuloheshin, me sa duket, disa pjesë të trupit. Sipas mendimit të shkencëtarëve, skeletet mund t’u përkasin edhe përfaqësuesve të fisit “pima”, të cilët ekzistojnë edhe sot e kësaj dite, por nuk kanë asgjë të përbashkët me ritualet që zbatohen në hierarkinë e tyre të brendshme. Kujt u përkasin vallë këto skelete, alienëve apo njerëzve të kryqëzuar me ta? Një grup i madh arkeologësh, janë të mendimit se ato skelete të dëmtuara aq tmerrësisht, u përkasin alienëve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *