– Përshëndetje,redaksia. Unë jam një vajzë 17-vjeçe. Më thonë gjithmonë që jam pak e ashpër në komunikim ngaqë kritikoj gabimet, por shpeshherë mendoj se fajin e ka ai që kam përballë që unë shprehem apo veproj ashtu. Për ju, çfarë do të thotë komunikim?

Redaksia:- Do të thotë: Dëgjoj tjetrin, duke u përpjekur të ndjej botën dhe shikimin e  tjetrit. E pyes për çfarë nuk kuptoj, në vend që ta përkthej në mënyrën që unë kuptoj. Shprehem pa kritika, në çdo mendim që unë shpreh, u shmangëm komenteve si: “ajo që bëre ishte e mirë, e keqe”, etj. Edhe ngrysja e vetullave është një kritikë.

Dhe, kryesorja, marr përgjegjësinë për veten! Asnjëherë, asnjeri nuk na detyron të bëjmë diçka. Ne zgjedhim me ndërgjegje apo pa ndërgjegje të bëjmë diçka, ndaj kur themi apo mendojmë që “ti e ke fajin që…” është sikur themi që nuk zgjedh unë për vetën, të kam vënë ty pronar. Por, a e duam në realitet një gjë tatillë për veten tonë? Këto janë disa gjëra të komunikimit me të tjerët, e dashur, mëso të dëgjosh, të pyesësh, të mos kritikosh. Unë të uroj gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *