Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vuaj nga sëmundja Bazedov

Jam Armandi nga Vlora. Vuaj nga sëmundja Bazedov, jam vizituar para dy vjetësh te ju, në Poliklinikën Qendrore Tiranë dhe më keni thënë se duhet të operohem. Në të vërtetë, unë kisha frikë nga operacioni dhe vazhdova ilaçet që më dhatë në recetë për tepricë të jodit. Rastësisht isha në Itali dhe kreva një vizitë te specialisti këtu, që gjithashtu, më sugjeroi operacionin. Pas një periudhe 2 mujore, u binda dhe u operova. Pas operimit kam qenë mirë. Tani po marr disa barna, njëri është çdo mëngjes dhe më kanë paralajmëruar që nuk duhet ta ndërpres. Në fakt, vërej që sytë më janë acaruar më shumë këto muajt e fundit se pas operacionit, i kisha mirë. Mos më është rikthyer sëmundja e çfarë duhet të bëj, ju lutem? Pres me padurim përgjigjen tuaj.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar Armand, ju falënderoj për pyetjen tuaj dhe ndjehem shumë i kënaqur me faktin që ju keni arritur t’i jepni një zgjidhje radikale siç është operacioni që keni kryer me heqjen totale të tiroides të sëmurë. Sëmundja që ju referoni, për shumë lexues mund të tingëllojë një emër i çuditshëm, por për ne si specialistë, do të thotë që është një sëmundje jashtëzakonisht e rëndë, e rrezikshme, sidomos në rastet kur nuk dominohet mirë me barna. Ku organizmi nuk reagon më ndaj tyre, kur forma e sëmundjes paraqitet shumë e rëndë e sidomos kur përveç gjendrrës tiroide, kjo sëmundje ka prekur edhe sytë dhe më gjerë. Sëmundja quhet Graves Bazedove për nder të autorëve që e kanë përshkruar të parët në literaturë. Kjo është një sëmundje që prek kryesisht moshat e reja, ka karakter autoimun që do të thotë që tiroidja njihet si strukturë e huaj nga organizmi dhe sistemi imunitar, e lufton vetvetiu tiroiden. Sëmundja paraqitet zakonisht me zmadhim të gjendrës tiroide, me fryrje të syve, dalje përpara të kokërdhokëve, rënie të madhe në peshë, rëndim të gjendjes së përgjithshme, nxehtësi, djersë të shumta, çrregullime psikologjike, rrahje të shpeshta të zemrës, tension të lartë arterial, dalje të shpeshtë në formë diarreje etj.

– Në aspektin e paraqitjes klinike, sëmundja ka paraqitje tipike, e cila na ndihmon në diagnostikimin e shpejtë dhe mjekimi duhet të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Si rregull, nëse trajtohet si duhet, me kalimin e kohës, nivelet e larta të prodhimit të tiroides fillojnë të bien dhe gjendja klinike paraqitet më e mirë. Zakonisht, fillohet me barna nga goja të cilat merren në varësi dhe të gjendjes së sëmundjes 2 ose 3 herë në ditë dhe me mjekim të kujdesshëm. Vlerat e hormoneve të tiroides kthehen në normë për një periudhë nga 4-8 javë. Kur gjendja është e rëndë si në rastin tuaj, sugjerohet ndërhyrje kirurgjikale, duke patur parasysh edhe fenomenet e tjera bashkëshoqëruese siç mund të ketë qenë situatat e tjera si gjendja e rëndë klinike e syve dhe zmadhim i madh i gjendrrës tiroide. Me pak fjalë, e kanë konsideruar si një rast të rëndë që vetëm me barna do kishte qenë e pamundur të trajtohej. Më vjen mirë që edhe kolegët italianë e kanë parë në të njëjten optikë dhe ju kanë rekomanduar heqjen e menjëhershme dhe të shpejtë të tiroides. Ai për çka unë nuk bie dakord me ju ose më mirë, nuk jam në një linjë mendimi me ju është supozimi se pas operacionit, sëmundja është rikthyer. Argumentimi i mësipërm bazohet edhe mbi të dhënat që ju vetë e pohoni se pas operacionit, keni marrë barnat përkatëse të cilat bëjnë të mundur që i sëmuri të mos ketë nevojë për procedurë apo ndërhyrje të tjera kirurgjikale dhe aq më tepër, të ekzistojë mundësia që kjo sëmundje të rikthehet. Sëmundja mund të rikthehet në qoftë se ju nuk do të merrni barnat zëvendësuese për tiroiden që është hequr. Pjesa më delikate e që kërkon një sqarim më të kujdesshëm është pjesa e rikthimit të problemeve të syve. Mendoj që këtë herë kemi të bëjmë me ndonjë relaps apo rikthim të sëmundjes, por ndoshta më shumë kemi të bëjmë me efekte të padëshiruara apo me elementë të tjerë të stimulimit të dëmtimeve të syve e këtu e kam fjalën për përdorimin e cigares. Nëse ju jeni duhanpirës, duhet ta ndërprisni kategorikisht duhanin. Si përfundim, mbetem në pritje të ndjekjes së mëtejshme dhe jam i gatshëm t’ju ndihmoj në çdo situatë. Faleminderit.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dhemb koka e më vjen për të vjellë

Next Post

Më kanë dëmtuar detergjentët?

Advertisement