Ranviri dhe Ragni planifikojnë se si do ta pengojnë fejesën e Alekut. Ata arrijnë në shtëpinë Raxhvanxh dhe Ranviri i thotë Vasundrës se ka ardhur të mbështesë Alekun, por Vasundra dyshon në sjelljen e tij. Koshalia është e shqetësuar për Sadnën, ndërsa Ragni mendon se sa do të lëndohet Vasundra nëse plani i tyre do të ketë sukses. Në familjen Sharma, të gjithë përpiqen ta mbajnë të fshehtë nga Sadna planin e tyre. Vasundra e siguron babain e Malikës, se nuk do të kenë asnjë problem me divorcin e Alekut…

 

Koshalia tregon të vërtetën për Sadnën

Mbrëmja e fejesës së Alekut me Malikën ka nisur, kur Koshalia, Sharma, Vineti dhe Malti arrijnë në shtëpinë Raxhvanxh, fshehurazi. Ragni ia shpjegon planin familjes së saj. Malti ka dyshimet e saj. Ragni dhe Ranviri përpiqen të shtyjnë sa të mundin aktin e fejesës së Alekut. Vasundra lumturohet kur sheh Ragnin dhe Ranvirin duke kënduar e kërcyer për Malikën dhe Alekun. Aleku, i trishtuar, kujton martesën e tij me Sadnën. Të gjithë tronditen kur shohin Koshalian, Vinetin dhe Maltin në festë. Koshalia uron Alekun dhe Malikën.

Malti habitet me sjelljen e Koshalias, ndërkohë që Avni përpiqet të nxjerrë informacione prej saj në lidhje me planin që ka familja e tyre. Vasundra dyshon se familja Sharma do të shkatërrojë festën dhe kjo ndodh vërtet. Të gjithë tronditen kur shohin Koshalian të ndërpresë festën, duke i sjellë një çantë Vasundrës. Ajo këmbëngul që Vasundra ta pranojë atë si dhuratë dhe u tregon të gjithëve se Vasundra i ka bërë shantazh Sadnës për të nënshkruar dokumentet e divorcit. Aleku habitet kur mëson sakrificën e Sadnës për të shpëtuar Koshalian. Vasundra zemërohet dhe fajëson Sadnën se ajo po gënjen.

 

Aleku shkon drejt Sadnës

Aleku dëshpërohet dhe nis të qajë, ndërsa mëson të vërtetën. Ai i kthehet Vasundrës dhe e pyet se si është e mundur që ajo i ka mbyllur sytë para ndjenjave që ai ushqen për Sadnën. Aleku thotë se Vasundra e ka…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *