Nuk është vetëm familja që e cyt një vajzë beqare të martohet… Ja, disa nga frazat të cilat asaj i kanë ardhur në majë të hundës…
1. – Ke të dashur?
Sigurisht, jo.
2. – Sa kohë ke që je beqare?
Sa herë ma kanë bërë këtë pyetje?
3. – Përfito nga kjo situatë, bëj gjëra për veten, dil me shoqërinë!
Faleminderit, vetëm këtë gjë po bëj!
4.- Mbase ti je shumë kërkuese ndaj burrave. Fakti që je vetëm, tregon se thellë brenda vetes, nuk ke dëshirë të lidhesh me dikë…
Të paktën nuk është fare klishe ajo që po thua.
5.- Nuk ke dëshirë të krijosh një lidhje afatgjatë?
Po ti, nuk ke dëshirë të më lësh rehat, ose të më japësh borxh partnerin tënd?
6.- Duhet të takohesh me shokun tim, Onin. E ke parë?
Cilin, atë Onin që ti e injoroje vitin e kaluar, sepse djersinte shumë? Po bën shaka, shpresoj!
7.- E di, pikërisht kur nuk beson më dhe kur nuk e pret, njeh djalin e duhur. Kështu ndodh gjithmonë.
Uau, ja, një arsye e mirë për të jetuar!
8.- Je e lirë, duhet të kesh eksperiencat e tua, të guxosh, të provosh gjëra të reja…
Si rastësisht, është gjithmonë një djalë i shëmtuar dhe i dehur që ma jep një këshillë të tillë.
9.- Je me fat që je beqare, përfito nga kjo. Do ta shohësh se më pas, gjithçka ndryshon, nuk mund të bësh asgjë, ndërsa tani je e lirë të bësh ç‘të duash!
Këtë ma thotë një vajzë e lumtur, shtatzënë dhe e martuar me një goxha burrë, ndërkohë që unë kam një vit që ha veten me dhëmbë.
10. – Nëse je vetëm, kjo ndodh se ende nuk e ke takuar djalin e duhur.
Jo, more!
11. – Me sa duket, të pëlqejnë budallenjtë…
Ta kam thënë se më pëlqen edhe yt vëlla?
12. – Mos e merr në telefon, lëre atë që të të afrohet i pari. Nëse do, do të të telefonojë!
– Akoma po pres…
13. – Problemi i vërtetë kur je beqar/e është se, sapo fillon të të pëlqejë kjo situatë dhe të përfitosh prej saj, paf, lind dashuria.
Kjo është e vërtetë… për fat të keq!