Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lavdosh Ferruni: Kujdes, në treg perime e fruta të helmuara me kimikate!

Prodhimet e vendit, të helmuara me pesticide, sidomos tregjet e qyteteve të mëdha

Prodhimet bujqësore të importit, më të rrezikshme se të vendit për trajtim mbidozë me pesticide
Prodhimet organike janë më të dëshiruarat dhe njëherazi, të munguara në treg

Konsumimi aq i këshilluar i perimeve dhe frutave mund të rezultojë në një surprizë e pakëndshme: Hamë domate, por çfarë domateje hamë? Specialisti Lavdosh Ferruni i Shoqatës së Bujqësisë Organike thotë se “duke pretenduar se po marrin vlera të mëdha për shëndetin, në fakt, konsumatorët ka të ngjarë të marrin kimikate në sasira të dëmshme për shëndetin”. Prodhimet e tregjeve tona nuk janë aq “bio” sa ne i kujtojmë, madje edhe kur vijnë nga Ndroqi, Maminasi, Krutja, Droboniku apo Morava. Sikur të fajësonim kërkesën tonë gjithnjë e më të madhe për sa më tepër konsum të prodhimeve bujqësore, nuk do t’u vinim dhe aq faj kultivuesve të tyre që, për të rritur prodhimin në maksimum, shtojnë trajtimin me pesticide. Por, mbetemi konsumatorë modestë. Sidoqoftë, ka modele nga vendet më të zhvilluara të cilat na dëftojnë se si ekuilibrohen kërkesat e mëdha të tregjeve, me nevojën për siguri të konsumatorëve dhe motivacionin për fitim të prodhuesve.

Advertisement

“Blerësit konsumojnë prodhime që nuk i janë nënshtruar asnjë analize për përmbajtjen e kimikateve në to”. Deklarata është bërë nga specialisti i Shoqatës së Bujqësisë Organike, Lavdosh Ferruni. “Konsumatori ka mungesë informacioni për sigurinë e fruta-perimeve, thotë ai. Nuk ka asnjë garanci se kimikatet që përmbajnë ato, janë brenda normativave të përcaktuara ligjërisht. Laboratorët ekzistojnë, por nuk kemi parë deri më sot asnjë rast që të jetë analizuar domatja apo rrushi për sasinë e pesticideve, nitriteve dhe metaleve të rënda që përmbajnë. Nuk kemi dëgjuar të paktën një rast, që organet e kontrollit të standardeve të shtetit të kenë ndaluar një produkt të vetëm, për përmbajtje të lartë kimikatesh. Ndërkohë, para ’90-s, ndodhte shpesh që maune të tëra tonat, të na ktheheshin mbrapsht nga shtetet e tjera, thjesht se kishin mbetje kimikatesh mbi normën e lejuar”. Sipas tij, përvoja e deritanishme e një tregu të pambikqyrur, dëshmon se këtu nuk zbatohen normat evropiane.

– Trajtimi me kimikate është metodë e bujqësisë inorganike. A ka pasoja mbi shëndetin konsumimi i prodhimeve të tilla dhe, kur? Thënë ndryshe, cilat janë pasojat e kimikateve në përmbajtjen e fruta-perimeve?
– Natyrisht, kur kalohen normativat e trajtimit me kimikate, efektet janë të vërtetuara sidomos në aparatin tretës, në qarkullimin e gjakut, në sistemin nervor qendror etj. Kur bëhet një propagandë kaq e madhe për të konsumuar sa më tepër fruta e perime, duke pretenduar se po marrin vlera të mëdha për shëndetin, në fakt, konsumatorët ka të ngjarë të jenë duke marrë kimikate të mëdha për shëndetin.
– Konsumuesit ankohen edhe për humbjen e shijes se frutave dhe perimeve. Ka lidhje edhe kjo me kimikatet?
– Po, pikërisht humbja e shijes ka lidhje me këtë mënyrë prodhimi që ndryshon raportet biokimike natyrale, gjë që ndryshon edhe shijen natyrale. Edhe rritja e sforcuar dhe sidomos jashtë sezonit, ndikon këtu.
– Cilat perime apo fruta janë më të “kimizuara”?
– Të gjitha i kanë këto probleme, por më tepër, ato që prodhohen jashtë sezonit.
– Mendoni se problemi fokusohet më tepër tek prodhimet e vendit, apo tek ato të importit? Pra, nga cilat prodhime jemi më të rrezikuar ne, si konsumatorë?
– Prodhimet e importit. Vendi ynë konsiderohet relativisht i pastër në kultivimin e prodhimeve bujqësore për nga shkalla e përdorimit të plehrave kimike. Shqipëria përdor 6-7 herë më pak sasi kimikatesh sesa vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, të Evropës. Pra, prodhimet tona mund të konsiderohen bio, por në zona të caktuara të vendit, situata është krejt e përkundërt. Ka fermerë që i trajtojnë me superdoza perimet, duke i tejkaluar dozat e kimikateve që konsiderohen të pranueshme. Ngaqë nuk ka kurrfarë kontrolli, asgjë nuk i ndalon prodhuesit që të nxisin dhe shpejtojnë prodhimin, me mënyra të dëmshme për shëndetin.
– Keni informacion më të detajuar se prodhimet e cilave zona të vendit janë trajtuar tej mase me pesticide dhe nitrite?
– Janë zona fushore, kryesisht pranë qyteteve që kanë mundësi më të mëdha të ofrojnë prodhimet e tyre në tregjet e mëdha dhe po ashtu, edhe serrat e mëdha. Pra, aty ku prodhohen sasi të mëdha fruta-perimesh, aty është abuzimi më i madh me kimikatet e pesticidet. Pikërisht aty ku është prodhimi më i madh dhe më intensiv, do të ishte urgjente që të analizoheshin këto prodhime dhe, nëse analizat faktojnë mbidoza, duhen penguar të futen në treg. Nuk përjashtohen edhe zona të tjera me ndotje industriale, të cilat, pa marrë parasysh rrezikun, kultivojnë mbi toka të mbushura me helme, prodhime të ndryshme për konsum familjar dhe për tregun.
– Ju thoni se nuk janë bërë analiza për sasinë e pesticideve që përmbajnë prodhimet e importit. Nga mund ta dimë se ato nuk janë në parametrat e BE-së?
– Pikërisht sepse nuk ka asnjë kontroll dhe sepse kurrë nuk ka ndodhur që ato të kthehen mbrapsht për mbidozim të përmbajtjes së tyre me kimikate, kjo na jep plotësisht të drejtën të dyshojmë se këtu hyjnë pikërisht këto prodhime që janë jashtë parametrave të BE-së. Normat për sasinë e lejuar të kimikateve ekzistojnë edhe te ne, por kur nuk kujdeset njeri për zbatimin e tyre, nxitet prirja për t’i shkelur ato.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Në tempull” në News24 Anisa Ymeri: Gazetarëve u shkelen të drejtat përditë

Next Post

Vjen... Ford Focus 2015

Advertisement