Më datë 23.10.2014, nga Komisariati i Policisë së Lushnjes, u bë arrestimi i shtetasit Dritan HASALLA, vjec 37, banues në Lushnje, sepse nga kontrolli i ushtruar, është kapur duke vjedhur energjinë me anë të një kablli të cilin e kishte lidhur në shtyllën elektrike, pa kaluar në matësin elektrik.
Po në të njëjtën ditë, është referuar procedimi penal për shtetasin R. D. banues në Lushnje, sepse nga kontrolli i ushtruar, është kapur duke vjedhur energjinë me anë të një kablli të cilin e kishte lidhur në shtyllën elektrike, pa kaluar në matësin elektrik.
Më datë 23.10.2014, është referuar procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F.K banues në fshatin Shenepremte, Lushnjë, sepse nga kontrolli i ushtruar, është kapur duke vjedhur energjinë me anë të një kabulli te cilin e kishte lidhur ne shtyllën elektrike, pa kaluar në matësin elektrik.
Materialet ju referuan për veprën penale të “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, i Kodit Penal.