Sa lloje seksi ekzistojnë? Është e vështirë të klasifikohen llojet e ndryshme të seksit, sepse secili prej tyre ka historinë dhe emocionet e veta. Megjithatë, është edhe e vërtetë se ekzistojnë tipare të përbashkëta ndërmjet tyre. Pikërisht këtu është bazuar gazetarja Tami Blek, që ka bërë një klasifikim të llojeve të ndryshme të seksit, në artikullin e botuar në “Huffington Post” Usa. Ajo është munduar t’i përmbledhë të gjitha, që nga seksi i herës së parë, tek ai i një lidhjeje të re, duke kaluar nga seksi i dashurisë së vërtetë, e deri te seksi në grup, apo ai sadomazokist. Në fund të fundit, akti seksual është gjithmonë i njëjti; ai që ndryshon është konteksti, mosha e protagonistëve, gjendja psikologjike, por edhe ajo fizike. Nëse mendohesh pak, llojet e ndryshme mund të grupohen në jo më shumë se një duzinë…

1. Seksi i herës së parë
“Seksi i herës së parë është i ndërlikuar, i ngathët dhe shpesh nuk të sjell kënaqësinë që dëshiron, shpjegon Blek. Zakonisht të kënaq më shumë mendimi, sesa akti praktik”. Nuk është gjithmonë kështu, por në përgjithësi, ai përbën një kujtim jo edhe aq ekzaltues.
2. Seksi i rastësishëm
Të bën mirë, apo keq? Studiuesit janë të ndarë në këtë drejtim. Sido që të jetë, për komentuesen e “Huffington Post”, nuk duhet pritur një kënaqësi e madhe nga e famshmja aventurë e një nate. Me një fjalë, është krijuar një legjendë e madhe rreth këtij seksi, duke bërë që edhe pritshmëritë të jenë të mëdha, gjë që nuk realizohet shpesh. Megjithatë, edhe në këtë rast, nuk mund të përgjithësohet, sepse çdo rast është i veçantë.
3. Seksi i një lidhjeje të re
Është marrëdhënia mes dy njerëzve që duhet të njohin njëri-tjetrin, të kuptojnë nevojat e preferencat e tjetrit dhe si të japin e marrin kënaqësi. “Është faza kur gratë veshin të brendshme seksi dhe depilohen shpesh, ndërsa burrat përdorin parfum të shtrenjtë”, tregon Blek.
4. Seksi i dashurisë së vërtetë
Shpesh, ky lloj seksi ngatërrohet me paraardhësin, por nuk ka të bëjë shumë me seksin e partnerëve të porsalidhur. Këtu bëhet fjalë të gjesh një lloj raporti më të vështirë dhe që të garanton emocionin maksimal, sidomos, jashtë shtratit.
5. Seksi përtac
Cili është ky seks? E lehtë, është seksi që ndodh shpesh në lidhjet afatgjata, pas seksit të fillimit, kur ai kthehet në rutinë. Ai duhet identifikuar dhe luftuar sa më shpejt të jetë e mundur, pasi rrezikon çarjen e çiftit. Mjafton të mendohet se në 52% të rasteve, gruaja kërkon eksperienca të reja, pikërisht për shkak të tij. Më mirë të përballohet kjo temë në çift.
6. Seksi i brirëve (i tradhtisë)
Ashtu si shumë vetë e kanë eksperimentuar, ky lloj seksi mund të jetë i nxehtë dhe gjithëpërfshirës, përveçse përgjegjës për ndarjen e shumë çifteve. Ja përse është mbase më i rrezikshmi, por edhe më i paharrueshmi.
7. Seksi i pajtimit
Ky është ai seks që vjen zakonisht pas një zënke të zhurmshme, ose ndonjë diskutimi të zjarrtë. “Zakonisht, është i sinqertë, i ëmbël dhe pasionant, tregon Blek dhe ndiqet nga diskutime të gjata, në të cilat premtohet se “nuk do të zihemi më kurrë””. Deri në herën e ardhshme, sigurisht.
8. Seksi shpërblyes
Ky është ai kur partneri/ja në njëfarë mënyre bën seks për të falënderuar për diçka. Ai/ajo, në këtë rast, ndjen njëfarë detyrimi kundrejt tjetrit. Nuk është shumë i kënaqshëm, është e vërtetë, por ka edhe gjëra më të këqija në këtë botë…
9. Seksi kur nuk janë fëmijët
Zakonisht është i egër, i zhurmshëm dhe bëhet kudo, me një fjalë fillon në sallon dhe vazhdon nëpër të gjithë shtëpinë. Është seksi kur fëmijët janë te gjyshja dhe çifti rizbulon një lloj intimiteti gjithnjë e më të rrallë. I bekuar!
10. Autoerotizmi
Në fund të fundit, është seksi kur je vetëm. Është i lehtë, pak a shumë i kënaqshëm, por si të thuash, pa thellësinë e duhur. Shpesh është mekanik dhe me rezultate mediokre, por më i mirë se disa lloje të tjera seksi që përmendëm më sipër.
11. Seksi në grup
Bëhet fjalë për treshen e famshme, por për disa, grupi është edhe më i madh në numër. Është seksi që ndan çiftin dhe mbi të cilin, secili ka mendimin e vet, sigurisht. Për shumë është tabu, për të tjerë një eksperiencë që duhet provuar dhe për të tjerë akoma, është bërë rutinë.
12. Seksi sadomazokist
Pa folur këtu për modën e viteve të fundit (“50 nuancat e grisë”), futja e objekteve në seks është një masë më shumë psikologjike, që mund të intrigojë shumë vetë. Ai po përhapet shumë, si pasojë e krizës së sekseve dhe shkëmbimit të rolit mes meshkujve dhe femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *