Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Ish-gruaja i solli dhé…

– Kam parë në ëndërr ish-gruan e djalit me të cilin bashkëjetoj, që jeton shumë larg dhe prej andej i solli një pako me qese të madhe katrore të mbushur me dhé. Ai filloi të hante. Unë i bërtisja me të madhe të mos e hante, por ai nuk më dëgjonte. Çfarë do të thotë? Juera.

– E dashur Juera, djali me të cilin bashkëjetoni duhet të ketë kujdes sepse ëndrra, në fund të fundit, nuk ka lidhje fare me ish-gruan. Duke qenë se ju atë e shihni si “armikun” më të madh të tij, çfarëdo që të ndodhë, e lidhni me atë. Dheu që ka ngrënë djali, tregon që do t’i duhet të përballet me disa situata jo të mira si në punë, ashtu edhe në marrëdhënien personale. Do të keni disa debate dhe për këtë arsye, do të mërziteni pak, sepse ai bën gjithnjë në kokën e vet. Ëndrra nuk ka lidhje me femër tjetër, mund të jetë çdo lloj muhabeti, ama s’ka lidhje me ish-gruan. Mund të ketë lidhje edhe me punën e tij. Qoftë edhe një problem i vogël që mund të ketë ai në punë, shfaqet në këtë mënyrë në ëndërr, por është kalimtare, gjithsesi.

Advertisement

 

Me unazë në gisht

– Kam parë në ëndërr sikur isha në klasë me dy shoqe e një shok. Ky, më pa unazën në gisht dhe më tha: “Qenke fejuar! Bravo!”. Pastaj pashë në ëndërr sikur isha në hotel me dy shoqet e mia dhe të dashurin. Ky, tha: “Unë kam harruar njëherë këtu një palë syze”. Unë fillova t’i bërtisja: “Me kë ke qenë këtu ti?”. Ky filloi të qante dhe unë e përqafova e i thashë: “Të dua shumë”. Pastaj, po në atë dhomë hoteli, pashë mamin tim që po fshinte pluhurat dhe vëllain tim, që ishte ulur mes meje e të dashurit. Unë i thoja mamit: “Hë, shpejt, mbaro dhe ikni” se doja të rrija vetëm me të dashurin. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

Unaza në gisht ka shumë kuptime dhe kjo, në varësi të ngjarjeve që vijojnë në ëndërr. Në rastin tuaj, do të thotë që ju keni shumë vlera dhe prisni të njëjtën gjë edhe nga personat që ju rrethojnë; prisni që ata t’ju vlerësojnë dhe t’ju japin rëndësinë e duhur. Në lidhje me vazhdimin e ëndrrës, ajo tregon njëfarë xhelozie në mesin tuaj. Ju, vazhdimisht, dyshoni në ndjenjat e tij dhe kërkoni herë pas here konfirmim nga ana e tij, si dhe pretendoni që lidhja juaj të bëhet zyrtare. Për këtë arsye, po kaloni një periudhë shumë konfuze dhe jeni pak e mërzitur, por s’duhet të shqetësoheni, sepse e qara e të dashurit dhe përqafimi, tregojnë se ndjenjat mes jush ekzistojnë dhe shumë shpejt do të merrni atë çfarë dëshironi, gjithmonë nëse jeni e vendosur e nuk lodheni t’i shkoni gjer në fund asaj që keni në mendje.

 

Bebe me sy blu

– Kam parë në ëndërr ish-të dashurin, sikur ishte me një bebe me sy blu dhe me të atin. U shkëmbyem te shkallët dhe pashë se ai kishte thyer shpatullën. E pyeta si ndjehej dhe më tha: “Tani jam më mirë”. Unë i thashë: “Kam shumë për të thënë dhe dua një zgjidhje nga ti”. Ai më tha të ulesha të flisnim dhe të atin e la jashtë. Pres një përgjigje. Juera.

– E dashur Juera, kjo është një ëndërr që flet për çështje të lëna pezull në të kaluarën ose ju keni ngelur me pishmane dhe nuk e keni shprehur gjithë çfarë keni dashur të thoni. Ish-i dashuri përfaqëson të kaluarën tuaj, por në njëfarë mënyre tregon edhe situatën në të cilën ndodhet ai person tani. Ashtu si ju, edhe ai ka pasur shumë gjëra për të sqaruar, por një çështje familjare e ka penguar. Fëmija me sy blu dhe me të atin, përfaqësojnë projekte e diskutime që i ka pasur në mendje, por që i ka lënë përgjysëm. Ai ndodhet në mes të një diskutimi familjar. Po ashtu, ju, nga ana juaj, dëshironi ta rikontaktoni me të, për arsye që i dini vetëm ju. Ka shumë mundësi që nëse ju e kërkoni vërtet, edhe mund të flisni me të, por mos prisni që rrjedha e ngjarjeve të marrë ashtu siç dëshironi ju. Ëndrra ju këshillon që çdo gjë që bëni, ta mendoni mirë dhe jepini përparësi së pari mirëqenies suaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (7) View Comments (7)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është e rrezikshme lija e dhenve për të rriturit?

Next Post

Tani, mund të kesh valixhe me peshore

Advertisement