Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dashurova në moshë të thyer…

E lexoj shpesh gazetën tuaj dhe historitë e vajzave dhe djemve të kohës së sotme. Më vjen keq që janë shumë të dhimbshme, që zakonisht dashuria anashkalohet për shkak të disa gjërave që nuk duhet të ekzistojnë fare midis dy njerëzve, prandaj dhe vendosa që t’ju shkruaj historinë time. Ndoshta prej saj të rinjtë e sotëm do të kuptojnë se ia vlen të sakrifikosh për dashurinë, pasi është e vetmja gjë e bukur që mbetet në jetë të jetëve.

Unë kam dashuruar vetëm një herë në jetë dhe kjo dashuri zgjati përgjithmonë, sepse ai njeri ishte shpirti im binjak, ai për të cilin kam sakrifikuar jetën time. Nëse do të duhej, do ta ribëja gjithçka nga e para, ashtu siç e kam bërë.
Unë dhe Sulejmani jemi rritur bashkë, megjithëse ai ishte nëntë vjet më i madh se unë. Kemi lindur të dy në të njëjtin fshat në Jug të Shqipërisë. Ndërsa unë rrija me vajzat e fshatit, ai luante me djemtë dhe shkonim shpesh të laheshim apo hipnim mbi pemë. Që në atë kohë, ai më ngacmonte. I pëlqente shumë kur më ngriheshin nervat, por në fund, më merrte me të mirë. Sa herë që më shihte të mërzitur, shkonte dhe merrte fruta nëpër pemë, sepse e dinte që më pëlqenin shumë, por unë në atë kohë e kisha shumë inat. Nuk më pëlqente fare fakti që më ngacmonte aq shpesh e sidomos kur u thoshte shokëve: “Unë do të martohem me këtë çupën”.
Kur u rritëm, unë nisa ta shihja ndryshe. Ai po bëhej një djalosh i ri dhe simpatik. Nëse më parë thjesht më ngriheshin nervat kur më ngacmonte, në atë moshë sikur më vinte mirë kur e shihja. Nisa ta doja dhe sa më shumë kalonte koha, aq më shumë ndjeja për të. Në atë kohë, unë po mbaroja gjimnazin dhe ai më përcillte gjithnjë për në shkollë. Rrugës më fliste për gjërat që donte të bënte, për planet që kishte për të ardhmen. Një nga ato ditë më tha se më pëlqente shumë, se unë isha vajza që ai nuk e vinte mbi askënd dhe se donte të martohej me mua. U skuqa e tëra, sidomos kur u afrua dhe më puthi. Ajo ka qenë puthja e parë, por edhe më e bukura e gjithë jetës sime. Kaluam një muaj shumë afër njëri-tjetrit. Unë, mezi prisja që të mbaronte shkolla, që ai të vinte të më merrte. Më pas shkonim në buzë të detiti dhe rrinim aty me orë. Një ditë vendosëm që unë të flisja me ata të shtëpisë sime. Atë ditë e bëra rrugën duke fluturuar, por kur shkova në shtëpi, babai ishte me disa miq, kështu që vendosa të prisja.
Kur ata ikën, mami më tha se duhet të fliste me mua. Më tha se miqtë që kishin ardhur, ishin disa shokë shumë të ngushtë të babit. Njëri prej tyre kishte një djalë shumë të mirë, për të cilin ai kishte ardhur të më kërkonte dorën. Babi i kishte premtuar që unë do të isha nusja e tij. Fjalët më ngecën në fyt. Nisa të qaja. Mamaja ime kujtoi se kisha frikë dhe nisi të më thoshte se çdo gjë do të shkonte shumë mirë, që ai ishte djalë i mirë dhe me shkollë, që do të më merrte në Tiranë dhe do të më mbante në pëllëmbë të dorës. Nuk mund t’i thosha asgjë për Sulejmanin. Nuk dilja dot kundër fjalës së tim eti. Ajo që ai thoshte, ishte ligj në atë shtëpi. Por më e rënda ishte kur duhet t’i tregoja Manes. Ai do të mërzitej shumë. Të nesërmen nuk vajta në shkollë. Sa herë që dilja në oborrin e shtëpisë, e shihja atë që sillej rrotull e donte të fliste me mua, madje dërgoi një nga shoqet e mia që të më lajmëronte, por unë nuk dola. E kalova ditën duke qarë. Bëja punë e qaja.
Të nesërmen, vendosa ta takoja. Më mirë ta merrte vesh nga unë. Kur po flisnim, nisëm të qanim të dy si fëmijë. Vetëm më thoshte që më donte shumë. “Edhe unë, edhe unë”, i thosha, por e dinim që kjo nuk zhbënte dot asgjë.
Unë e takova atë që do të bëhej bahkëshorti im në të ardhshëm. Ishte vërtet djalë i mirë, por unë e urreja, sepse mendoja se ai ishte shkaku i ndarjes sime nga Manja. Koha e fejesës, qe edhe më e keqja. Netët tona të bukura buzë detit u kthyen në vajtime të tmerrshme, derisa erdhi dita e dasmës, që ka qenë edhe më keqja e jetës sime. E kam larë gjithçka me lot. Të nesërmen e dasmës, u nisa për në Tiranë.
Kështu kaluan vjet. Unë nuk mora më lajme nga Sulejmani. Sa herë që kthehesha në fshat më thoshin që ka ikur emigrant dhe nuk është kthyer më. Më kishte marrë malli për të. Më kishin thënë që nuk ishte martuar. Kjo më dhimbte akoma edhe më shumë. E dija që vazhdonte të më donte, ashtu si edhe dashuria ime nuk ishte shuar kurrë. Thjesht, e kisha lënë aty, në një cep të ndjenjave të mia, duke fjetur dhe zgjohej herë pas here nga kujtimet. Një ditë, më erdhi një letër prej tij. Në atë kohë, djemtë e mi ishin jashtë shtetit për studime dhe unë jetoja vetëm me burrin. Pa i thënë askujt, i hipa furgonit dhe u nisa për në fshat. Sulejmani ishte kthyer. E takova në rrugën që bënim kur ishim të rinj, kur më merrte nga shkolla. Po aty ai më puthi si dikur, poshtë pemëve të frutave.
“Po tani, je gati të martohesh me mua?”, më tha. Duke qarë, i thashë se kjo ishte gjëja që doja më shumë në botë.
Ndonëse ishte e vështirë të bëja një veprim të tillë në atë moshë, unë ndihesha sikur kisha rilindur. Ai ishte ëndrra e jetës sime, dashuria ime. Pas shumë mundimesh dhe sakrificash ishim sërish bashkë, ashtu siç donim kur ishim të rinj.
E dija që isha shumë e madhe dhe që shumë vetë do të mendonin se kisha luajtur nga fiqiri, por mua pak më interesonte. Tani jam më e lumtur se kurrë. Djemtë e mi e kanë pranuar këtë gjë, e kanë njohur dhe e duan Sulejmanin. Më vjen keq vetëm që bashkëshorti im ka mbetur vetëm, por nuk mund t’i kaloja vitet që më kishin mbetur me të, duke e ditur që dashuria ime më e madhe më priste.
Ndaj dhe mendoj që nuk ka asgjë më të bukur se një njeri që të do e për të cilin ia vlen të japësh edhe jetën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Me cilën shenjë mund të jenë miq Peshqit?

Next Post

ME KË TRADHTOJNË MË SHUMË GRATË?

Advertisement