Kolegu i punës, i dashuri i parë i 1/3 së grave që tradhtojnë
Me kë tradhton shumica e grave për herë të parë? Përgjigjja: Ai ulet në një dhomë me ju, shkon në të njëjtën kafe, ju shkel syrin nga tavolina e tij… Po flasim për kolegun e punës, sigurisht! E dinim edhe më parë se vendi i punës është vendi ku ndodhin më shumë tradhtitë. Një studim ka treguar bile se, nëse kaloni një festë me ndërmarrjen, ky është një eveniment shumë i rrezikshëm për personat që janë në çift…
Një sondazh i kohëve të fundit vjen për të mbështetur këtë konstatim, ka treguar se më shumë se 1 në 3 gra (36%), e zgjedhin në mjedisin e punës personin me të cilin tradhtojnë partnerin e tyre. Midis tyre, 28% e kanë bërë këtë «gabim» me një shef, apo koleg. Sigurisht, afërsia dhe koha e kaluar në punë favorizojnë afrimin mes punonjësve, por kjo nuk është arsyeja e vetme e këtij fenomeni… Në fakt, të bësh dashuri në punë është një prej fantazive më të mëdha të njerëzve, siç e shpjegon krijuesi i një siti për takimin e personave në çift.
«Ne të gjithë jemi ndjerë të joshur nga dikush në punë dhe shumë fantazi inskenohen në një zyrë. Sekretarja e shefit, momentet e sallës së fotokopjimit, mbrëmja me kolegët, këto janë fantazitë e të gjithëve. Sigurisht, shumë prej nesh e shohin seksin në punë si tabu dhe kjo gjë bën që zyra të jetë mjedisi ideal për një lidhje pasionante».
Duke lënë mënjanë të dashurin në punë, gratë pohojnë se zgjidhja e dytë për një lidhje jashtëmartesore ka qenë një burrë krejtësisht i panjohur (në 18% të të anketuarave), ose i takuar në internet (në 16% të rasteve). Këto gra duket se nuk kanë frikë nga asgjë. Megjithatë, 43% e tyre pohojnë se “nuk do të rrezikonin, nëse do të kishin një alternativë tjetër më diskrete»!
Sondazhi është bërë nga siti i takimeve Victoria Milan me 3256 gra, pjesëmarrëse të këtij siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *