Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Blero: Ka edhe mënyra të tjera…

Artan Kristo: – Blero ti jep shumë rrallë intervista. Pse?

Blero: – E para, sepse kam qejf të flas me këngë dhe e dyta, sepse dua të flas vetëm atëhere kur kam diçka për të thënë. Por, nuk është e nevojshme të jap të jap shpesh intervista sepse “gazetarët”, herë pas here, shpikin lajme për mua…
– Lajmi i fundit për ty është se para më pak se dy javësh, je arrestuar pas një konflikti me policinë. E vërtetë është kjo?
– Po, kjo është e vërtetë. Nuk jam arrestuar, por jam shoqëruar për gjysëm ore në polici dhe përpara se të dilja unë nga dera e policisë, doli lajmi nëpër gazeta se Blero është arrestuar…
– Pse të ndaluan, çfarë ndodhi?
– Pata një konflikt, një mosmarrëveshje të vogël për parkimin e makinës në Prishtinë. Ishte një gjë e momentit…
– Je vërtet tip konfliktual? Zihesh me policët, apo me të tjerët?
– Jo, jo, jo, ata që më njohin nga afër, e dinë se unë jam bajagi i qetë. Sidomos tani që kam 36 vite mbi supe dhe jam prind. Nuk i preferoj konfliktet. Së pari, preferoj dialogun, por kuptohet, kur nuk funksionon ai, ka edhe mënyra të tjera… (Qesh)
– Po ai problemi i gjyqit për një aksident me makinë që kishe bërë para katër vjetësh, si u mbyll?
– U mbyll në favorin tim, duke mos më nxjerrë aspak fajtor…
– E nisëm intervistën me konflikte. Të bëj edhe një pyetje për konfliktet e pastaj kalojmë te muzika? Në një intervistë në një televizion kosovar, para pak kohësh, u shprehe me shumë inat për “dy çika gazetare nga Tirana që, në bashkëpunim me grekun e vogël, kishin bërë një komplot ndaj teje”. Na e shuaj pak kuriozitetin për këto fraza konspiracionistësh?
– Më vjen keq, por nuk preferoj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ato e dinë shumë mirë kush janë e çfarë kanë bërë kundër meje. E mbyllim këtu këtë përgjigje, se, me ç‘di unë, ato janë dënuar nga gjyqi për këtë punë…
– OK, kalojmë te muzika, atëhere. Klipi yt i fundit më pëlqeu, si për muzikën e veçantë, ashtu edhe për realizimin, por, mos qesh, nuk e mora vesh titullin. A ma përkthen pak në shqip: Ç’do të thotë “Shumë o ka ma don”?
– (Qesh) Nuk po më pëlqen shumë kjo kërkesa jote, sepse shqip është ajo shprehje…
– Shqip, shqip, po unë nuk e kuptoj…
– Epo, mirë, po e shpjegoj për ju shqiptarët e Shqipërisë: “Shumë o ka ma don” do të thotë kur gjithçka shkon mbarë, kur është një ditë e mirë dhe ke gjithçka që ta do shpirti, ta do zemra…
– Nga ai videoklip, të mbetet në mendje shprehja “A po dalim sonte?” thënë me një zë shumë erotik nga Dhurata. Këtë e përdorim edhe ne, shqiptarët e Shqipërisë dhe ia di kuptimin, por desha të të pyes: Ta kanë thënë shpesh këtë shprehje vajzat?
– Kjo është një shprehje normale që, natyrisht, ma kanë thënë shumë…
– Edhe tani që je i martuar?
– Jo, jo, tani jam i martuar dhe nuk kanë pse ma thonë mua…
– Po nëse ta thonë?
– U them: “Dakord, por do marr edhe Teutën (bashkëshorten) me vete…”. Bëj shaka, ë, se ua kam prerë rrugën kërkesave të tilla tani, pas martese…
– Meqë përmende martesën… Ti je martuar më 2010. Thuhet që dashuria në martesë zgjat tre vjet. Ka ndodhur edhe me ty kështu?
– Jo, jo. Kur vendosa të martohesha me Teutën, nuk kam bërë plane sesa vite do të jemi së bashku, por i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit për gjithë jetën. Në lidhje me atë shprehjen, unë mendoj se është e kundërta: Në martesë, pas tre vjetëve, fillon tamam dashuria…
– E ke seriozisht këtë?
– Po, mendoj se pasi kalon një periudhë kohe, e njeh më mirë tjetrin dhe dashurohesh më shumë me të….
– Për ju të dy, janë hapur shpesh thashetheme se jeni ndarë. Pse ka ndodhur kështu?
– Se ju, gazetarët, i përktheni gjërat siç dëshironi, kur keni të bëni me figura publike, siç jam unë dhe Teuta. Shpikni ndarje e gjëra të tjera vetëm për të vendosur një titull, për të shitur ca kopje gazete, apo për të marrë ca klikime më shumë në internet…
– Pra, gjithçka është e gënjeshtërt, asgjë nuk është e vërtetë në thashethemet për ndarjen tuaj?
– Jo, asgjë nuk është e vërtetë. As na ka shkuar ndonjëherë në mend të ndahemi, sepse shkojmë shumë mirë dhe e duam shumë njëri-tjetrin…
– Si reagoni ti e Teuta ndaj këtyre thashethemeve?
– Mua nuk më bezdisin aspak sepse nuk i ndaloj dot e jam mësuar me to, por njerëzit rreth meje, njerëz të afërt, të them të drejtën, i bezdisin dhe i shqetësojnë.
– E ke fjalën për Teutën?
– Jo, sepse ajo është aktore në profesion dhe e njeh botën e shoubizit. Është mësuar edhe ajo me thashethemet. E kam fjalën për njerëz të tjerë të afërt, që nuk janë mësuar. Ata shqetësohen shumë prej tyre…
– Kohët e fundit ti ke bërë vetëm bashkëpunime me femra të bukura, si me Morenën, Marien, Dhuratën apo Arevën. Të gjitha, superseksi! Nuk bëhet xheloze Teuta nga gjithë këto femra të bukura?
– Jo, sepse Teuta e di që këto videoklipe janë pjesë e profesionit tim dhe besoj se ndjen kënaqësi, kur sheh videoklipet, ashtu siç ndodh edhe me mua, kur shkoj në teatër dhe shoh Teutën që luan atje.
– Më bëri përshtypje se në të gjitha videoklipet e tua ka shumë luks e veshje shik që, të them të drejtën, të shkon. Të pëlqen luksi?
– Jo dhe aq shumë, sepse nuk ndjehem rehat në ambiente luksoze, apo i veshur shik. Preferoj më shumë ambientet e thjeshta dhe veshjet sportive.
– As pushime si ato që bën në videoklip, në jaht, me shampanjë në dorë e puro në buzë, nuk preferon të bësh?
– Ah, për pushimet ndryshon puna! Të gjithë do t’i preferonim pushime të tilla, apo jo? Pushimi është pushim. Ia vlen luksi…
– Jo vetëm në videoklipin tënd, por edhe në shumë të tjerë, kohët e fundit, mbizotërojnë femra gjysëm lakuriq. Ka aq shumë, sa Ermal Mamaqi, para disa ditëve, kishte shkruar në Facebook: “Sot u prisha tre herë duke parë videoklipe”. Pse ndodh kështu?
– Ermalin e respektoj shumë. Është i talentuar dhe e ka luksin ta thotë një gjë të tillë, se i shkon…
– Dakord, po pse kaq shumë femra të zhveshura nëpër videoklipe?
– Po ç‘të të them unë?! Ja, më thuaj ti, shkon t’i bësh videoklipet verore me femra të shëmtuara e të veshura me fustan të gjatë?! (Qesh)
– Jo, jo, ke të drejtë. Më mirë me të zhveshura, por më thuaj, cilën nga bashkëpunëtorët e kohëve të fundit me të cilat ke bërë duete, e çmon më shumë si këngëtare?
– Te të gjitha projektet e mia unë i kam zgjedhur dhe vlerësuar këngëtaret me tw cilat kam bashkëpunuar. Gjithnjë kam preferuar të bashkëpunoj vetëm me këngëtare të niveleve të larta. Të gjitha i vlerësoj.
– Po si vajza, kë çmon më shumë?
– Pa diskutim, Dhurata Ahmetajn, e cila është nën menaxhimin tim. Ajo është pjesë e familjes sime, është si motra e madhe e Tarës, vajzës sime…
– Po si femër seksi, cilën do të vlerësoje më shumë?
– Teutën.
– Cilën Teutë?
– Gruan time…
– Të pyeta për këngëtaret me të cilat ke bashkepunuar së fundmi?
– Aha, koleget nuk i shoh si femra, por thjeshtë si kolege e bashkëpunëtore…
– Ti ke një përvojë ndërkombëtare. Këngët e tua janë pëlqyer edhe në Gjermani, edhe në Turqi. Ke menduar ndonjëherë për karrierë në Europë e Amerikë?
– Normalisht që po. Secili nga ne që merret me muzikë, ka dëshirë të ketë sukses ndërkombëtar, gjë që nuk është aspak e lehtë. Duhet shumë punë e përkushtim dhe mbi të gjitha, duhet shumë fat…
– Je duke e kërkuar këtë fat?
– Jo, nuk jam duke e kërkuar me këmbëngulje, por po punoj për projekte në gjuhën angleze dhe, nuk i dihet. Asnjëherë nuk është vonë…
– Në Shqipëri vjen rrallë, ndërsa në Greqi të shohim më shpesh mes shqiptarëve. Madje, më 4 tetor je i ftuar nga grupi rinor “Albanians DJ” për një koncert madhështor në Athinë…
– Në përgjithësi, unë preferoj shumë vendet e nxehta e në veçanti, Greqinë. Shkoj me shumë qejf aty, sidomos për koncerte, se publiku shqiptar aty është i jashtëzakonshëm, fenomenal. Ndjej shumë kënaqësi kur jap koncert aty…

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për çfarë na ndihmon vëzhgimi i zogjve?

Next Post

Tani, striptiz, edhe në Tiranë Striptistja bullgare: Më kërkojnë edhe femra apo çifte

Advertisement