– Dua të di, a ndikon papunësia në uljen e dëshirës seksuale? Kam ca muaj pa punë dhe gruaja më duket sikur është ftohur ndaj meje…
– Sigurisht që në njëfarë mënyre, ndikon. Femra e ka në natyrën e saj që dëshiron të ndihet e mbrojtur, e përkujdesur dhe të trajtohet mirë. Këto gjëra kanë ndikuar në psikologjinë dhe në gjendjen e saj shpirtërore. Gruaja, pavarësisht nga fakti se sa fiton vetë, do që bashkëshorti i saj të sjellë në familje një sasi të caktuar parash për të siguruar mirëqenie në familje dhe për fëmijët. Papunësia juaj ka bërë që ajo të ndjejë pakënaqësi, të ketë ulje të dëshirës seksuale. Ky është mendimi ynë, parë nga jashtë. Për më tepër, mund ta pyesni edhe drejtpërdrejt bashkëshorten tuaj.
– A është normale që i fejuari im më thotë vazhdimisht “kam nevojë për seks, pse duhet të duket anormale?”. Mua më duket paksa e ekzagjeruar, sepse më duket sikur e ka mendjen vetëm te seksi.
– Plotësimi i nevojave biologjike seksuale, është një nga nga kërkesat themelore të meshkujve ndaj partnereve të tyre. Prandaj, mos t’ju duket anormale. Jo rrallë, femrat nuk e kuptojnë nevojën e meshkujve, ashtu sikurse edhe burrat nuk e kuptojnë nevojën e grave për lidhje të afërta shpirtërore dhe dashuri. Ndërkaq, duhet patur parasysh se këto dy kërkesa janë të lidhura dhe të ndërvarura me njëra-tjetrën; sa më të forta të jenë lidhjet shpirtërore, sa më e fortë të jetë dashuria, aq më të mbara do të jenë edhe marrëdhëniet intime seksuale.
– A ndikon marrja e qetësuesve në uljen e dëshirës seksuale?
– Sigurisht, janë disa qetësues dhe antidepresivë të cilët e ulin shumë dëshirën për seks. Pra, kini parasysh se edhe qetësuesi më i thjeshtë e ul dëshirën për seks, pa folur këtu për narkotikët e fortë apo dhe çdo lloj alkooli, kur pihet më shumë seç duhet.