– Përshëndetje! Jam 24 vjeçe. Para dy vjetësh, abortova një fëmijë 5 javësh dhe nuk ndjeva asgjë. Ajo çfarë dua të di është: A do të bëj dot fëmijë një ditë?
– Aborti nuk është i shëndetshëm për trupin e femrës si nga ana fizike, shëndetësore, ashtu edhe psikologjike, por kjo s’do të thotë që ju nuk do të keni fëmijë një ditë. Nëse e keni bërë abortin në kushte mjekësore, duke pasur një mjek profesionist në krye, s’do të keni probleme në të ardhmen kur të vendosni të keni një fëmijë, por nëse keni dyshime për këtë gjë, mjafton të bëni analizat te një gjinekolog përpara se të bëni fëmijë që të shikoni nëse aborti ju ka lënë pasoja.