Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pesë të arrestuar nga policia dje natën

Në mbrëmjen e datës 10.10.2014, nga sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në rrugën “Ferdinand Dedja” të qytetit të Tiranës, u arrit kapja e të kërkuarit, Amarildo Ferdan Dajko, 18 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 09.11.2013, në bashkëpunim me shtetasin Klevis Reçi, kanë kanosur për dhënie pasurie me shumën e 20.000 eurove, shtetasin me inciale A. D. Neni 109/b/25 i K.P.

 

Po nga ky seksion, në Laprakë, në rrugën “Pandi Dardha”, është realizuar kapja e personit në kërkim, Martin Tomorr Muca, 28 vjec, lindur në Pogradec dhe banues në lagjen Laprakë të Tiranës. Ky shtetas rezultonte i kërkuar pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e dt.18.09.2014  për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale, të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Advertisement

 

Më datë 10.10.2014, në orën 03.40, në rrugën “Gani Domi”, u bë kapja e shtetasit në kërkim Bledar Vladimir Plaku, 27 vjec, banues në Tiranë. Ky person ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 06.10.2014, ka dërguar urdhërin e datës 06.10.2014, për ekzekutimin e Vendimit Penal nr. 2088, datë 30.09.2014, të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” sipas nenit 283/2 të  Kodit Penal.

 

Më datë 10.10.2014, në orën 03.40, në rrugën “Gani Domi”, u bë kapja e shtetasit në kërkim Dorjan Vladimir Plaku, i datëlindjes 19.06.1990, banues në rrugën “Gani Domi” Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë datë 06.10.2014, ka dërguar urdhërin e datës 06.10.2014, për ekzekutimin e Vendimit Penal nr. 2087, datë 30.09.2014, te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Veprën Penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Neni 283/2 i K.P.

 

Më datë 10.10.2014, në orën 03.20, në rrugën “Pandi Dardha”, u bë kapja e shtetasit në kërkim Martin Tomor Muça, 28 vjec, banues në Tiranë, i  shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 18.09.2014, ka dërguar urdhërin e datës 18.09.2014, për ekzekutimin e vendimit penal datë 17.09.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Veprën Penale: “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Neni 135 i Kodit Penal.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Koperniku s’ka qenë vetëm astronom!

Next Post

Leonora Poloska: Të dashurin e mbaj veç për vete!

Advertisement