Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kë ka kapur policia sot?

Mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet gjatë 24 orëve të fundit, 09.10.2014

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT TIRANË

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Advertisement

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi Bujar Stillo, vjeç 58, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim Nr. 208, datë 29.01.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrimi”. Nenet 186, 190 e 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.Gj., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Neni 149/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.C., vjeç  47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, rreth orës 15:00, në rrugën “Qemal Stafa”,  për motive të dobëta,  ka goditur  me grusht shtetasin V.Q., vjeç 60, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset A.Ç. dhe A.K., vjeç 26 e 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në rrugën “Kodra e Diellit”, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.I. dhe Z.S., vjeç 62 e 67, banues në Baldushk, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në fshatin Baldushk, për motive pronësie, janë kanosur me njëri-tjetrin. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, shtetësia C.Xh., vjeç 53, banues në Sauk,  ka bërë kallëzim se më datë 07.09.2014, në rrugën e “Elbasanit”, me anë të mashtrimit, një person i ka vjedhur 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, shtetësia M.H., vjeç 44, banues në Sauk, ka bërë kallëzim se më datë 07.09.2014, në rrugën e “Elbasanit”, me anë të mashtrimit, një person i ka vjedhur 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Tahir Gjoka, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim Nr. 300, datë 07.02.2014, ka caktuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim” dhe “Falsifikimi të vulave stampave”. Nenet 190/2 e 143 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.B., vjeç  54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në rrugën “Myslym Shyri”, nëpërmjet telefonit, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin S.K., vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.Ll., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në rrugën “Myslym Shyri”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Th.S., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.B., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në rrugën “Myslym Shyri”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A.K., vjeç 55, banuese Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh.J., E.Z. dhe E.M., vjeç 22, 24 e 22, banues Tiranë,   pasi dyshohet se rreth orës 01:30, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.6 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një thikë me kushtet e armës së ftohtë. Nenet  283 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.Xh., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:50, në Bulevardin “Zogu i Parë”, në mjetin tip “Golf-5”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.M., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish vjehrri B.R., vjeç 69, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 08.10.2014, gjatë natës, në Bulevardin “Bajram Curri”, shtetasit K.S., vjeç 39, banues në Tiranë,  i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”, me targë TR 4385 S. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Q., vjeç 17, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën e Durrësit, në ambientet e Zyrës Qendrore të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, u kap duke dëmtuar ambientin dhe shkaktuar  zhurmë. Nenet 150 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.S., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:57, në rrugën “Hysen Haxhi Dalliu“, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Zh.S., vjeç 21, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi Agron Xhahu, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim Nr. 763, datë 08.09.2014, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 15:30, në rrugën “Dardanët“, është vjedhur banesa e shtetasit A.B., vjeç 34, ku kanë marrë 1 TV plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u ndalua me iniciativë shtetasi Lilo Skëndi, vjeç 58, banues në Vlorë, për veprën penale të “Vjedhjes” në vijim të informacionit të datës 27.06.2014 dhe datës 03.09.2014. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatlum Kraja dhe Ardit Matoshi, vjeç 20 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohen se rreth orës 18:30, pranë Stacionit të Trenit, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Zastava”, pa leje. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se shtetasi Fatlum Kraja, është autor i dyshuar i 10 vjedhjeve me dhunë. Nenet 139 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eren Kokalari, i dënuar më parë e vënë në provë dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.K., K.K., Xh.Q., vjeç 19, 16, 16, 19, banues në Tiranë, pasi dyshohen se në rrugën “Edit Durhan”, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht shtetasin G.M., vjeç 17, banues në Tiranë. Nenet 60, 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 14:30, në Laprakë, shtetasit K.P., vjeç 29, banues në Tiranë, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  Th.M., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, po ndërton një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.S., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë kompleksit “Lala”, u kap duke tregtuar pajisje elektro-shtëpiake, duke shmangur detyrimet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

 

Më datë 08.10.2014, shtetasi J.M., vjeç 42, banues në Babrru, ka bërë kallëzim se më datë 07.10.2014, rreth orës 00:15, nëpërmjet telefonit, është kanosur për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.M., vjeç 23, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 24:00, në Bathore, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Xh.M., vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.B., vjeç 53, banues në Babru, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në Kodër e Kuqe, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L.H., vjeç 46, banuese në Frutikulturë, Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në lagjen Frutikulturë, u kap duke kryer punime pa lejet përkatëse. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Asllan Lleshi, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në zonën e Institutit Bujqësor Kamzë, u kap duke bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një shtyllë të transmetimit të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

 

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhulio Mahmutaj, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30 e 10:00, në rrugën “Thoma Goxhaj” e “Besim Alla”, ka vjedhur pasqyrat e mjeteve tip “Benz”, në pronësi të shtetasve A.O. dhe A.D., vjeç 60 e 66, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se është autor i dyshuar i 2 ngjarjeve të tjera. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 15:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shtetasit S.Xh., vjeç 53, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.B., vjeç 71, banues në Yrshek, pasi dyshohet se në rrugën “Katundi i Ri”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 21:30, në qafë të Kasharit, në rrugën dytësore, katër persona kanë grabitur mjetin e drejtuar nga shtetasi E.H., banues në Berat dhe janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targa angleze. Punohet për dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (Informacion Paraprak)

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 05:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin  tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip  “Benz“,të drejtuar nga shtetasi Xh.H., ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret L.B. dhe I.K., vjeç 64 e 46, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit ndodhen në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Ll., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasen I.Gj., vjeç 21, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Silver Pali, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar motorin tip “KTM”, me targë TR 280 E, ka aksidentuar me pasojë vdekjeje shtetasin P.B., vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Islam Doku vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:15, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë TR 3616 H. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

 

Më 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Ll., vjeç 27, banues në fshatin Rreps, Mirditë, pasi dyshohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka filluar procedimin penal për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”. Neni 297 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS

 

Seksioni për narkotikët

 

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Marjan Perlika, vjeç 36, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen Nr. 8, në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 1 kg e 537.2 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 07:00, në fshatin Shënavlash, në banesë, shtetasit F.I., vjeç 39, i kanë vjedhur 200 ml kabull për instalimet elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Besnik Xhelilaj, vjeç 33, banues në fshatin Shënavlash, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me  vendim Nr. 791, datë 12.09.2014, e ka dënuar me 17  ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.H., vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti R.H., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Krujë

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 21:00, në fshatin Arrameras, aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e banesës shtetasi H.V., vjeç 71, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Krujë.

Komisariati i Policisë Shijak

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.S., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në  fshatin  Fllakë, ka bërë një ndërtim pa lejet përkatëse. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A.Gj., vjeç 37, banuese në fshatin Perlat, Sukth, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në  Perlat Sukth, ka  dhunuar banesën e ish bashkëjetuesit A.Gj., vjeç 59. Neni 112 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bardhyl Ibra, vjeç 63, banues në  Elbasan,  administrator i një studio  ligjore, pasi dyshohet se i ka marrë 15.000 lekë, shtetasit me inicialet L.K, me qëllim për të ndikuar pranë përmbaruesi privat A.K., për t’i krijuar lehtësira  në shlyerjen e kredisë. Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 47, banues në Tiranë, përmbarues privat në një shoqëri, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka nxjerrë urdhra sekuestrimi e ekzekutimi të njëpasnjëshme, në kundërshtim me ligjin. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 10 vula avokatie, noterie, përkthyesish e shoqatash, që përdoreshin nga ky shtetas në kundërshtim me ligjin për dokumente të ndryshme drejtuar institucioneve. Nenet 164/b, 245/1, 190 e 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.S., vjeç 54, banues në fshatin Katundi Ri, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në fshatin Lugaxhi, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasit I.S. dhe T.S., vjeç 48 e 48, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të datës 04.10.2014, që bën fjalë për shqetësimin nëpërmjet celularit të shtetasit N.Z., më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal  në gjendje të lirë për shtetasin A.G., vjeç 44, banues në fshatin  Dasar. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014 u arrestua në flagrancë shtetasi Florenc Totoshi, vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në lagjen “Shënkoll”, u kap duke drejtuar mjetin e vjedhur tip “Benz”, me targë EL 1343 C, në pronësi të shtetasit H.M., vjeç 71, banues në fshatin Bathës. Gjithashtu nga veprimet e kryera dyshohet se rreth orës 00:55, në lagjen “11 Nëntori”, ka  vjedhur 20.000 lekë në dyqanin e shtetasit R.A., vjeç 56, banues  në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 11:30, shtetasi L.E., vjeç 52, banues në  fshatin Stravaj, ka bërë kallëzim se më datë 04.10.2014, në fshatin Stravaj, i kanë vjedhur 100 metra kabull elektrik trefazor, që furnizonte me energji elektrike sharrat për përpunimin e lëndës drusore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh.

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.B., vjeç 56, banues në fshatin Kodovjat, pasi dyshohet se në fshatin  Kodovjat, ka pushtuar 1500 m² tokë në pronësi të shtetasit D.Ll., vjeç 65, banues në Gramsh. Neni 200 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KORÇË

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 08.10.2014, në kuadër të një operacioni policor, u arrestua shtetasi  Gentian Rushi, vjeç 38, banues në Korçë, Përgjegjës i kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve të Qarkut, pasi dyshohet se Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim Nr. 454, datë 07.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 03:00, në fshatin Vreshtas, janë djegur mjetet tip “Benz” dhe një motokarro pa targa, në pronësi të shtetasit L.L., vjeç 28. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit N.K., vjeç 33, banues në fshatin Sheqeras, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 130.000 lekë, shtetasit P.D., vjeç 50, banues në Sheqeras. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen N.Ç., vjeç 46, banuese në fshatin Barç, pasi dyshohet se rreth orës 16:20, në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës P.A., vjeç 14, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.  Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 11, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit Ll.E., vjeç 58, ku kanë marrë mallra të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 1, është vjedhur banesa e shtetasit A.F., vjeç 49, ku kanë marrë 2 komjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M., vjeç 38, banues në Korçë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 5.700 lekë shtetases J.F., vjeç 65, banuese në  Voskopojë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.T., vjeç 61, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti J.B., vjeç 59, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Devoll

 

Më datë 08.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasi Odise Fraholli, punohet për kapjen e shtetasve R.T. dhe M.M., vjeç 32, 40 e 38, banues në fshatin Dardhas, Pogradec e Korçë, pasi dyshohet se në fshatin Cangonj, në bashkëpunim, kanë vjedhur 5 kv mollë në pemtoren në pronësi të shtetasit F.K., vjeç 40, banues në fshatin Cangonj. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasi E.Ll., vjeç 31, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 22:00, në lagjen Nr. 4, ka braktisur mjetin tip “Mitsubishi”, ku me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan 2 granata dore ofensive dhe 3 aparate celulari. Nenet 278/4 e 242 të Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT KORÇË

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 14:15, në PKK. Kapshticë, në dalje, u kap shtetasi në kërkim Luan Dalip Salliu, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Berat, me vendim Nr. 31, datë 01.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. Neni 134/2 i Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga DPQ. Berat.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT FIER

 

Komisariati i Policisë Fier

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.Ç., vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Sheq i Vogël”, po ndërton një objekt pa lejet përkatëse. Neni  199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.P., vjeç 43, banues në fshatin Hamil, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, për shkak të detyrës, ka kanosur familjarët e shtetasit S.O., vjeç 60, banues në Fier, punonjës në IEVP Paraburgim. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 08.10. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.R., vjeç 23, banues në fshatin Luar, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, në fshatin Luar, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta bashkëfshatarin A.M., vjeç 47. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Artion Puka, vjeç 34, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në magazinën në pronësi, është aksidentuar gjatë punës shtetasi G.A., vjeç 35, banues në fshatin Kallm i Madh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

 

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi Bektash Gorovelli, vjeç 40, banues në fshatin Karbunarë e Vogël, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim Nr. 349, datë 30.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Vetëgjyqësi”. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjeç 41, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes L.T.(Dervishi), vjeç 32. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 21:00, në fshatin Mërtish, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.M., vjeç 45, ku është djegur kuzhina dhe pajisjet elektro-shtëpiake. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se zjarri ka rënë për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT VLORË

 

Komisariati i Policisë Vlorë

 

Më datë 08.10.2014, gjatë natës, në lagjen “Kushtrimi”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit P.K., vjeç 58, ku kanë marrë sende me vlerë 100.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2014, rreth orës 16:40, në lagjen “Partizani”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetases F.M., vjeç 47. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit L.T., vjeç 33, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2014, në lagjen “Isa Buletini”, ka vjedhur motorin tip “Yamaha”, në pronësi të shtetasit Th.B., vjeç 32, banues në Vlorë. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D.K. dhe A.L., vjeç 41 e 56, banues në Tiranë e Himarë, pasi dyshohet se më datë  07.10.2014, rreth orës 16:00, në Himarë, për motive të dobëta, janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin, ku shtetasin D.K. ka dëmtuar mjetin tip “Opel”, pa targa, në pronësi të shtetasit K.B., vjeç 40, banues në Himarë. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u ndalua me iniciativë shtetasi U.B., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në lagjen “Isa Boletini”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka shkuar në banesën e ish bashkëshortes. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Q., vjeç 62, banues në fshatin Krane,  pasi dyshohet se në fshatin Krane, ka ndërtuar një lokal pa lejet përkatëse, në pronën e shtetasit L.K., vjeç 65, banues në Krane. Neni  199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

 

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Alqi Buba, vjeç  33, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin 100cc tip “Dayang”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasve L.Th. dhe I.Gj., vjeç 37 e 38, banues në fshatin Çukë, pasi dyshohen se në lagjen Nr. 1, në banesën e shtetasit D.J., vjeç 37, i kanë vjedhur 40 shpendë, 2 dele dhe 15.000 lekë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë

 

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

 

Më datë 08.09.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.D., vjeç 60, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen Nr. 4, në lokalin në pronësi, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 7 makineri lojëra fati e një ruletë, në përdorim në mënyrë të paligjshme. Neni 197 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT VLORË

 

Më datë 08.10.2014, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Kodra e Bunecit”, Patrulla e SPK. Borsh, ka bllokuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 399 GM, me dy shtetas shqiptar e një shtetas sirian. Menjëherë ështëë ushtruar kontroll dhe rreth orës 20.40, në fshatin Lukovë, u bllokua fugoni tip “Fiat”, me targë FR 6656 C, ku ndodheshin dhe u ndaluan 34 shtetas sirianë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar 2 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim (Informacion Paraprak).

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR

 

Komisariati i Policisë Gjirokastër

 

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Iljas Buci, vjeç 48, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se në Pikën e Kontrollit për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit. Neni 236/2 i  Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Çaush Koçiu, Altin Bejko, Elton Gërveshi, Marjana Mahmutaj, Natasha Mahmutaj, Arnold Boci, Gurim Toti, Adnan Cako, banues në Lazarat, pasi dyshohen se në fshatin Lazarat, kanë kundërshtuar e goditur me sende të forta punonjësit e policisë në detyrë dhe kanë dëmtuar automjetet e policisë. Nenet 154/2, 236/2 e 262 të  Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT SHKODËR

 

Komisariati i Policisë Shkodër

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.B., vjeç 52, banues në fshatin Kullaj, pasi dyshohet se në fshatin Kullaj, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj.V., vjeç 41, banues në lagjen “Partizani”, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, rreth orës 16:50, në lagjen “Guerrile”, në bregun e liqenit, është gjetur e mbytur pa shenja dhune shtetësia L.B., vjeç 37, banuese në fshatin Lotaj, e cila njihej si e sëmur me depresion. Materialet i kaluan Prokurorisë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Spartak Mollaj, vjeç 25,  banues  në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Cama”, duke drejtuar motorin tip “Kavasaki”, ka aksidentuar shtetasen E.S., vjeç 51, banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spitalin në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.Th., vjeç 23, banues në Shkodër, i dënuar dy herë më parë, pasi dyshohet se rreth orës 22:30, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë shoqërimit, ka thyer xhamin e derës së mjetit të policisë. Neni 150 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.M. dhe A.P., vjeç 36 e 21, banues në fshatin Shkozë e Gojan, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, në fshatin Gojan, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin P.V., vjeç 23, banues në fshatin Gojan. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit G.K., vjeç 43, banues në fshatin Rrash, pasi në banesë i është gjetur mjeti tip “Benz”, pa targa, që rezultoi në pronësi të shtetasit I.L., banues në Elbasan, me targë EL 4974 B, i cili ka bërë kallëzim për vjedhjen e mjetit. Neni 134 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT LEZHË

 

Komisariati i Policisë Lezhë

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.M., vjeç 36, banues në fshatin Baqel, pasi dyshohet se në fshatin Baqel, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.Gj., vjeç 53, banues në Baqel, Blinisht, pasi dyshohet se në fshatin Baqel, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Erlis Marku, vjeç 27, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se më datë 07.10.2014, në Shëngjin, ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit F.U.. Gjithashtu më datë 29.09.2014, në fshatin Manati, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit P.P.. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë  shtetasi Agostin Dodaj, vjeç 38, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 21:30, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubishi”, me targë AA 951 JL. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.S. dhe Z.B., vjeç 34 e 49, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në lagjen Nr. 3,  shtetasit E.S. ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit Z.B., i cili me vetëgjyqësi, ka hequr kioskën në pronësi të shtetasit E.S., duke pretenduar pronësinë e tokës. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.M., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Rubik, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.N., vjeç 46, banues në fshatin Fierzë, pasi dyshohet se në fshatin Fierzë, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.Ll., vjeç 53, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 22:10, në Rubik, u kap duke drejtuar kamionin tip “Ifa”, të ngarkuar me lëndë drusore dhe të pa shoqëruar me dokumentacion përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

 

Seksioni për narkotikët

 

Më datë 08.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Benard Klosi, Bajron Sata dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T.K., S.S., vjeç 23, 21, 28 e 23, banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 07.10.2014, rreth orës 23:30, në lagjen “Drita”, ju gjetën e bllokua me cilësinë e provës materiale 15.85 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Murra, vjeç 22, banues në Dibër, pasi dyshohet se më datë 07.10.2014, rreth orës 23:50, në lagjen “Pjetër Budi”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.70 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K. dhe I.K., vjeç 39, banues në Tiranë e Berat, kryetar e anëtar të shoqatës “Jetimët në fokus”, dega Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë shpërdoruar detyrën e mashtruar me një video false për një aksident automobilistik, duke përvetësuar 2800 euro, të dërguar nga një çift suedez për të ndihmuar një familje. Nenet 248 e 143/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

 

Më datë 08.10.2014, u ndalua shtetasi Musa Vërça, vjeç 69, banues në fshatin Vodëz, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Luan Salliu, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim Nr. 31, datë 01.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS

 

Komisariati i Policisë Kukës

 

Më datë 08.09.2014, u dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit në ngarkim të një subjekti që  merret me nxjerrjen e mineralit të bakrit, në fshatin Gjegjan, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi shfrytëzon tokën në pronësi të shtetasit K.M., vjeç 44, banues në Kukës. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B., vjeç 20, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin A.B., vjeç 38, banues në fshatin Shtanë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ramadan Lika, vjeç 29, banues në fshatin Lusën,  pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Kolosjan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë AA 629 GV. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A.N., vjeç 35, banuese në Bajram Curr, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin datë 25.11.2013, të Gjykatës së Shkallës Parë Tropojë, për një periudhë 6 mujore, nuk i ka dërguar fëmijët për takim me babain e tyre shtetasin M.V., vjeç 48, banues në Bajram Curri. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

 

Më datë 08.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.F., vjeç 51, banues në Burrel, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes se menjëhershme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat datë 02.09.2014, lëshuar për ish bashkëshorten M.R., vjeç 53, banuese në Burrel. Neni 321 i Kodit Penal.

# # # # #

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burgu më pengoi të shijoj ardhjen në jetë të fëmijës tim!

Next Post

10 gjëra intime që një grua nuk duhet t’i mbajë sekret  (dhe kujt duhet t’i flasë për to)

Advertisement