Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 6 tetor-12 tetor

Klasifikimi i javës

1. Peshorja
2. Binjakët
3. Dashi
4. Peshqit
5. Demi
6. Virgjëresha
7. Akrepi
8. Shigjetari
9. Gaforrja
10. Luani
11. Ujori
12. Bricjapi

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Hëna pozitive, plot gjallëri e dinamizëm, do t’i bashkohet forcës shtytëse të Marsit, për t’ju dhënë një fillim javë të shkëlqyer. Sigurisht, Afërdita negative do t’u fusë dyshime të lindurve në dhjetëditëshin e parë, por Jupiteri do t’ju garantojë sukses dhe fat. Nga e mërkura deri të premten, ekziston mundësia e tensioneve në punë. Fundjava do të jetë shumë interesante për zbavitjet, kontaktet dhe miqësitë.

Advertisement

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Në fillim të javës, do të keni Mërkurin kundër, gjë që mund të krijojë ndonjë tension në punë, ose në menaxhimin e financave. Afërdita kalon në shenjën e Peshores, duke krijuar një lloj ftohtësie në lidhje. Të hënën dhe të martën, Hëna do t’ju shtyjë të jeni optimistë dhe guximtarë. Nga e mërkura deri të premten do të merreni me punë që kërkojnë shumë përqendrim dhe organizim. Në fundjavë, ju këshillojmë të mos bëni jetë sedentare.

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Të hënën dhe të martën qëndroni larg provokimeve, thashethemeve dhe llafeve të ndryshme. Afërdita do të jetë pozitive, gjë që do të gjallërojë jetën tuaj dashurore dhe sentimentale. Nga e mërkura deri të premten do të jeni shumë të zënë me një çështje delikate në punë, e cila kërkon gjithë vëmendjen tuaj. Të shtunën dhe të dielën do të merreni më shumë me veten tuaj, me mendjen dhe trupin.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Tani që Dielli dhe Afërdita kanë hyrë në shenjën e Peshores, duhet të përpiqeni të jeni me këmbë në tokë, pavarësisht nga mosaprovimi dhe kritikat që mund të keni. Hëna në Shigjetar, në fillim të javës, do t’ju kërkojë të tregoheni guximtarë në projektet tuaja profesionale, pasi vetëm ai që guxon, fiton. Nga e enjtja në të shtunë, mund të merreni me organizimin e ndonjë udhëtimi të shkurtër, ndërsa të dielën do të relaksoheni.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Hëna në shenjën e Shigjetarit në fillim të javës do të jetë e mirë për vetëvlerësimin dhe dëshirën tuaj për të punuar. Mërkuri kundër mund t’ju krijojë pengesa në marrëdhëniet me kolegët dhe në lidhjen e kontratave, por Afërdita pozitive do t’ju dhurojë kënaqësi në jetën sentimentale. Të enjten dhe të premten do t’ia dedikoni shoqërisë dhe njohjeve të reja, ndërsa në fundjavë, do të keni Hënën kundër, prandaj evitoni grindjet në familje.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Hëna negative në fillim të javës do t’ju bëjë të përfshiheni në një vorbull të madhe dhe të ngatërruar. Ruani qetësinë dhe durimin, sepse do të kalojnë shpejt. Nga e mërkura, retë do të largohen nga horizonti dhe ju do të mund të shpalosni shpirtin tuaj nismëtar e të vendosur. Kështu, projektet tuaja do të fillojnë të realizohen. Të shtunën dhe të dielën, ndjenjat do të dalin në plan të parë dhe ju do të shërbeni si mbështetje e fortë për atë që doni.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Dielli dhe Afërdita në shenjën tuaj, por edhe Hëna harmonioze, do t’ju dhurojnë një fillim jave të shkëlqyer, plot gjallëri dhe dinamizën. Një ndërprerje e lehtë mund të shkaktohet nga Hëna në shenjën e Bricjapit të enjten dhe të premten, kur do t’ju duhet të rishikoni një punë që keni bërë, ose të kontrolloni detajet e një biznesi. Fundjava do të jetë e bukur, zbavitëse dhe e shoqëruar me projekte për udhëtime e njohje të reja.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Mërkuri në shenjë do t’ju mbështesë (deri në 10 tetor) në jetën profesionale, sepse do të shoqëroheni nga intuita dhe mprehtësia për të bërë biznes. Java do të hapet me Hënën pozitive, gjë që do t’ju bëjë më të hapur ndaj emocioneve. Marrëdhëniet do të bëhen më të thjeshta dhe harmonioze. Në fazën qendrore të javës mund të mbështeteni te një rrjet i gjerë marrëdhëniesh shoqërore, të cilat do t’ju ofrojnë mbështetjen e tyre. Në fundjavë, do të qëndroni me familjen.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Falë Hënës në shenjë, do ta filloni javës plot vrull e energji. Deri të mërkurën në mëngjes, nuk do të hasni pengesa në punën tuaj. Gjithashtu, edhe Afërdita pozitive do t’ju japë dëshirë për t’i kushtuar më shumë kohë lidhjes dhe marrëdhënieve sentimentale. Në vazhdim, ecuria e punëve do të jetë me ulje-ngritje, sidomos të enjten dhe të premten, për shkak të Mërkurit negativ. Në fundjavë, mund të mbylleni në vetvete për të reflektuar.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Mos i nënvlerësoni ëndrrat dhe intuitën që mund të keni të hënën dhe të martën. Mërkuri do të jetë pozitiv dhe nuk përjashtohet që marrëdhëniet dhe situata në punë të bëhet edhe më e mirë. Gjatë kësaj jave, do të keni Afërditën kundër, kështu që jeta profesionale do të ketë epërsi mbi atë sentimentale. Të enjten dhe të premten do t’ia kushtoni shoqërisë, ndërsa në fundjavë, do të relaksoheni.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Do të ndjeheni mbrojtës, përveçse karizmatikë dhe autoritarë të hënën dhe do të shijoni përkujdesjet e atyre që keni pranë. Të martën dhe të mërkurën do të ndjeheni në formë për të mbaruar punët që keni në dorë. Të enjten dhe të premten, do të merreni me punë shkencore, informatikë dhe komunikim. Të shtunën dhe të dielën, merruni me aktivitete krijuese.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Dozojini mirë energjitë në fillim të javës, sepse në darkë mund të përfundoni të lodhur ose të hutuar. Megjithatë, do të keni pozitivë edhe për disa ditë Mërkurin dhe Afërditën, gjë që do të thotë se do të kaloni një periudhë të mirë në punë dhe marrëdhënie. Të enjten dhe të premten, merruni me lidhje kontratash, ose provime pune, por edhe duke shtuar marrëdhëniet me miqtë e të njohurit. Në fundjavë, bëni një udhëtim të shkurtër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka hyrë në zemër një i panjohur

Next Post

Nuk e di i kujt është fëmija im...

Advertisement