Përshëndetje! A mund ti sugjeroni shefave të kuzhinës të restorantit me të cilin bashkëpunoni  që të postojë receten se si gatuhen  qoftet e peshkut? Nuk e di pse më është krijuar ideja që mund t’i gatuaj edhe në shtëpi shumë lehtë. Faleminderit. Arta!

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Arta, faleminderit për interesimin dhe të siguroj që ke zgjedhur një gatim shumë të shijshëm pore edhe të shëndetshëm. Qoftet e peshkut janë nëj recete e thjeshtë dhe për të përgatitur këtë recete një racion të duhen këta përbërës:

Fileto peshku 100 gr

Qepë gjysmë kokrre

2 thelpinj hudhre

Vezë 1 kokërr

Galetë

Kripë

Piper

Rigon

Përgatitja:

Presim fileton e peshkut, qepën, hudhrat dhe i përziejmë në një tas. Erëzat ia shtojmë sipas dëshirës. Më pas i shtojmë vezën, galetën dhe fillojmë e i formësojmë sipas dëshirës. I kalojmë në një tigan me vaj të nxehtë dhe pjata është gati! Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *