Feridja, e bindur tashmë se Turguti vërtet është gjallë dhe po përpiqet të arratiset, vendos të kërkojë nga prokurori i çështjes që të lëshojë një urdhër arresti për Turgutin në të gjitha pikat e kufirit, në mënyrë që ai të kapet, pa u arratisur ende… E gjithë çështja është nëse prokurori do të besojë vërtet se Turguti është gjallë dhe se ai është vrasës i Sulejmanit. Mahiri mendon se kjo është një ide shumë e mirë… Mahiri i tregon edhe Jasinit se tashmë është e sigurtë që Turguti nuk ka vdekur, pasi numri i këmbës i personit të djegur në atë makinë, nuk përkon me atë të Turgutit…
Turguti takohet me Mehmetin dhe ky i fundit i kërkon të arratiset sa më parë, sa pa lindur probleme të tjera, pasi do të jetë ai që do ta takojë sa herë të ketë nevojë, kur të udhëtojë jashtë shtetit.
Ajteni është shumë e zemëruar me Nexhdetin, i cili ia bën të qartë se tashmë që ajo është gruaja e tij, nuk mund ta ndajë me të tjerët, qoftë edhe duke kënduar.
Feridja i tregon prokurorit për dyshimet e saj në lidhje me vdekjen e supozuar të Turgutit dhe që ai duhet të lëshojë një urdhër kontrolli në zonat kufitare dhe prokurori thotë se do të mendohet për këtë, por të nesërmen, i urdhëruar nga Mehmeti, ai i thotë Ferides se nuk ka prova të mjaftueshme për ta hedhur këtë hap…
Nilaji shoqërohet me Berdanin, i cili e trajton keq, gjë që shqetëson pa masë Orhanin, i cili përgatitet t’i vijë në ndihmë vajzës.
Mahiri dhe Feridja, pa e ditur se si do të shkojnë gjërat, janë të gëzuar që më në fund, Turguti do të bjerë në duart e policisë, Nazifi do të lirohet nga burgu dhe ata të dy do të jenë të lirë të jetojnë së bashku… Mahiri, i gëzuar për të gjitha këto, i kërkon së ëmës t’i japë edhe një herë unazën e saj, pasi këtë herë, Feridja do të bëhet vërtet gruaja e tij… Feridja nuk arrin dot t’i tregojë atij se nuk ka mundur ta prishë fejesën me Sinanin.
Feridja i tregon të atit se Turguti nuk ka vdekur dhe se ajo ka folur me prokurorin për të lëshuar një urdhër kërkimi për të, gjë që e shtyn Mehmetin të veprojë, duke kontaktuar me prokurorin me të cilin ka folur e bija… Mehmeti shkon te Turguti dhe i thotë se duhet të niset sa më shpejt, duke i dhënë atij lajmet e fundit…
Feridja i hap zemrën Melihut se ka vendosur të prishë fejesën e saj, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë të atit, i cili po përgatitet të hyjë në Parlament, pasi e vetmja gjë që nuk mund të përballojë më, është trishtimi i Mahirit. Melihu i thotë se nuk po vepron mirë dhe ia bën të qartë se ai nuk ka për ta ndihmuar për asgjë.
Erdali e punëson Ilknurin pranë zyrës së tij, me miratimin e Mahirit. Orhani është shumë i shqetësuar për Nilajin, e cila e ka kaluar natën me Berdanin. Orhani shkon ta kërkojë në dhomën e saj, por ajo nuk ia hap derën, duke i thënë se nuk është në gjendje të takojë askënd…
Songuli do të diplomohet dhe i kërkon leje të vëllait të shkojë në festë. Ai i kërkon ta shoqërojë, por ajo i thotë se do të shkojë me shoqet e saj. Në të vërtetë, ajo ka folur me Jasinin dhe ai i ka premtuar se do të shkojë me të, gjë që Mahiri nuk e di.
Feridja i tregon Mahirit për përgjigjen e prokurorit dhe që të dy shkojnë te Jasini. Ai u thotë se e vetmja mënyrë për të vërtetuar se trupi nuk është i Turgutit, është të vërtetojnë se kujt i përket ai, para se të varroset. Jasini kërkon në dosjet e personave të zhdukur dhe arrin ta kuptojë se trupi i përket njërit prej gangsterave, shok i Seitit. Ata shkojnë në shtëpinë e gruas së tij, nga fjalët e së cilës binden se kanë të drejtë.
Sureja ia bën të qartë Orhanit se Berdani e ka rrahur Nilajin gjithë natën dhe se edhe mund ta klishte vrarë, siç kishte bërë me një vajzë më parë, por atij nuk ka ç’i duhet të përzihet në këtë çështje, pasi Berdani mund të vrasë edhe atë, edhe Surejën.
Feridja pengon funeralin e burrit që mendohet se është Turguti, duke dhënë urdhër se policia ka të dhëna se trupi i përket një personi tjetër i cili ka patur një sy fallco. Prokurori jep urdhër të ekzaminohet edhe një herë trupi dhe, pas ekzaminimit, arrihet në përfundimin se ai nuk është trupi i Turgutit. Policia vihet në lëvizje me një urdhër për ndalimin e Turgutit…
Mehmeti dhe Kerimja bëhen gati për funeralin e Turgutit, kur Melihu u thotë se varrimi është anulluar pasi Turguti është gjallë.
Mahiri dhe Jasini vihen në kërkim të personave që fallsifikojnë dokumente, për të gjetur se me cilin emër mund të udhëtojë Turguti. Ata arrijnë ta gjejnë dhe mësojnë se ai është pajisur me dokumente me emrin Tahir Sojli.
Feridja shkon të takojë Sinanin, kur dikush vjen dhe i fotografon të dy së bashku, për lajmin se gazeta e Sinanit po ecën shumë mirë, tani që ai ka marrë në dorë drejtimin e saj… Feridja i tregon Sinanit të rejat mbi Turgutin, për t’i kërkuar që të botojë në gazetë foton e tij, në mënyrë që të ndihmojë në kapjen e tij. Sinani pranon. Nga ana tjetër, Sinani i kërkon gazetarit që fotoja e tij me Feriden të jetë në kopertinën e gazetës me titullin: “Feridja nuk e lë vetëm të fejuarin e saj në ditën e tij të lumtur”.
Feridja nuk i tregon Mahirit se ka takuar Sinanin, por i thotë se kishte shkuar të takonte prokurorin. Ajo i kërkon Mahirit të takohen të nesërmen në mëngjes për një çaj, pasi ka diçka të rëndësishme për t’i treguar…
Jasini, që është përgatitur për të shkuar në festën e Songulit, i thotë Mahirit ta çojë në shtëpi, por ai i thotë se më parë do të shkojë të marrë Songulin nga festa… Mahiri i thotë Jasinit të shkojë brenda të marrë Songulin, ndërsa ai e pret në makinë. Feridja i rrëfehet Melihut se nuk mund t’i japë fund fejesës tani që gjyqit po i vjen fundi, megjithëse e di se kjo do ta vrasë Mahirin…
Orhani arrin të futet në dhomën e Nilajit dhe shikon shenjat e rrahjes në trupin e saj. Nilaji i thotë se e di që ai e dashuron, por edhe ajo e dashuron gjithashtu dhe ata puthen…
Të nesërmen, Mahiri shikon në gazetë Feriden me Sinanin… ai shkon në takimin që ka lënë me Feriden, shumë i zemëruar. Ajo i thotë se nuk e ka prishur fejesën vetëm që të mos i heqin çështjen gjyqësore dhe i betohet se dashuron vetëm atë. Mahiri e beson dhe ata puthen. Nga ana e tij, Turguti bëhet gati të ikë, por kur është duke kaluar kufirin, ndalohet nga policia…