Shigjetari-Virgjëresha
Një miqësi mes Virgjëreshës dhe Shigjetarit është e mundur, por rrezikon të mos jetë shumë e qëndrueshme. Këto dy shenja horoskopi kanë tipare karakteri të përbashkëta, si kureshtia dhe dëshira për zbulime, por edhe krejt të kundërta, bile të papajtueshme. Virgjëresha është e organizuar dhe perfeksioniste, ndërkohë që Shigjetari është i zjarrtë dhe shpesh, i pamatur. Për shembull, nuk këshillohet që këto dy shenja astrologjike të banojnë së bashku. Me një fjalë, më mirë preferoni daljen për kafe, shëtitje, etj., sesa miqësinë e qëndrueshme.
Shigjetari-Peshorja
Të lindurit në shenjat e Peshores dhe të Shigjetarit paraqesin predispozita të mira për të qenë miq. Të dyja shenjat, në fakt, plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të jenë në harmoni të mirë. Ato, gjithashtu, mund të bëjnë shëtitje, të zbulojnë natyrën, të merren me aktivitete relaksuese (joga apo meditim), sport, etj. Megjithatë, Shigjetari nuk duhet t’ia imponojë zgjedhjet e veta Peshores. Peshorja mund të jetë gjithashtu një mik i besuar i Shigjetarit, falë arsyetimit, aftësisë për të dëgjuar dhe ekuilibrit të tij.
Shigjetari-Akrepi
Një miqësi mes Shigjetarit dhe Akrepit është e mundur, por vështirë se ata mund të jenë miq të afërt. Në fakt, që të dyja shenjat janë mjaft të ndjeshëm, nganjëherë të pamatur dhe mbajnë mëri. Megjithatë, ata mund të zhvillojnë shumë aktivitete së bashku, sepse kanë shije mjaft të përafërta. Yjet këshillojnë më shumë aktivitete dinamike dhe sportive, sesa intelektuale apo artistike, në të cilat mund të mërziten shpejt.
Shigjetari-Shigjetari
Dy persona të shenjës së Shigjetarit kanë njëkohësisht karaktere të afërt dhe që plotësojnë njëri-tjetrin. Në shoqëri, prioritet kanë respekti, optimizmi dhe zbulimi i gjërave të reja. Miqësia mes dy Shigjetarëve mund të jetë e fortë dhe t’i rezistojë kohës. Megjithatë, për këtë duhet që njëri prej të dyve të jetë krijues dhe me imagjinatë, për të propozuar gjithmonë aktivitete të reja, të bëjë surpriza dhe të zbavisë tjetrin. Preferohet që aktivitetet e tyre të zhvillohen në natyrë dhe në ajër të pastër. Shigjetarët kanë zemër të mirë dhe janë bujarë, megjithëse paksa të rrëmujshëm.
Shigjetari-Bricjapi
Një Bricjap dhe një Shigjetar mund të bëhen miq, por kujdes, se mund të ekzistojnë fërkime të dyanshme. Karakteri pak si shumë i sinqertë i Bricjapit mund të lëndojë ndjeshmërinë e Shigjetarit. Gjithashtu, paqëndrueshmëria e Shigjetarit mund të mos i pëlqejë Brichjapit, që do ta qortojë pse nuk është gjithmonë pranë tij. Megjithatë, të dyve u pëlqen të qeshin dhe të zbaviten, pra, nuk është e çuditshme të qeshin me të madhe në kurriz të miqve të tyre. Një shoqëri e mundshme, pra, por delikate.
Shigjetari-Ujori
Marrëdhënia shoqërore mes Ujorit dhe Shigjetarit është shumë e brishtë. Ujori shpesh ka humor, por është ngacmues dhe nuk mund të rrijë pa ironizuar Shigjetarin serioz e të ndjeshëm. Për shembull, një shaka e Ujorit mbi veshjen apo modelin e flokëve të Shigjetarit mund të ketë pasoja negative në marëdhënien shoqërore të këtyre dy shenjave. Që kjo miqësi të funksionojë, duhet që Ujori ta trajtojë me takt Shigjetarin, gjë që nuk do t’i pëlqejë dhe për të cilën do të jetë shpesh i paaftë.
Shigjetari-Peshqit
Peshqit janë të shoqërueshëm dhe mund të merren vesh shumë mirë me një Shigjetar. Gjithashtu, karakteri i zjarrtë dhe aventurier i Shigjetarit mund ta nxisë një person të Peshqit të dalë nga pasiviteti i tij dhe mund ta tërheqë në aktivitet e shumëfishta që ai ndërmerr: Sporte ekstreme, dalje me shoqërinë, shëtitje në mal, pyll, etj. Nga ana tjetër, Peshqit do ta ketë të vështirë t’i imponojë shijet e tij artistike Shigjetarit rebel dhe të pavarur. Kjo miqësi mund të zgjasë, me kusht që Shigjetari të tregohet i kujdesshëm e të mos lëndojë ndjeshmërinë e Peshqve, me të folurën e tij të hapur.