Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 15 shtator-21 shtator

Klasifikimi i javës

1. Demi
2. Peshqit
3. Akrepi
4. Luani
5. Ujori
6. Bricjapi
7. Gaforrja
8. Virgjëresha
9. Dashi
10. Binjakët
11. Shigjetari
12. Peshorja

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Të hënën dhe të martën do të jeni të zënë me punë dhe nuk do ta keni mendjen tek asgjë tjetër, të nxitur edhe nga Hëna në shenjën e Peshqve dhe Afërdita, në atë të Virgjëreshës. Të mërkurën dhe të enjten do të mendoni më shumë për veten, për t’u marrë më shumë me sport dhe të hani shëndetshëm. Të premten dhe të shtunën, në plan të parë, do të dalë jeta private dhe ndjenjat. Të dielën do të keni dëshirë për risi.

Advertisement

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
E hëna dhe e marta do të jenë ditët ideale për t’u marrë me lidhjet sentimentale, që do të jenë vendstrehimi juaj i preferuar, ku do të ndjeheni mirë. Ndërsa në dy ditët në vazhdim mbase do të preferoni të kërkoni përgjigjet e disa pyetjeve brenda vetes, ose të kultivoni pasionet tuaja. Edhe fundjava do të jetë e shkëlqyer dhe e mbushur me mundësi. Do të doni t’u dedikoheni atyre që doni, me pasion dhe sensualitet. Mund të merreni edhe me ndonjë pasion.

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Afërdita (që ka hyrë në shenjën e Virgjëreshës), kundër jush në fillim javës dhe Hëna në shenjën e Peshqve, nuk do t’ju lejojnë t’i përjetoni ndjenjat ashtu si dëshironi. Duhet t’u kushtoni më shumë kohë marrëdhënieve sentimentale dhe të shihni se çfarë nuk shkon. Të mërkurën dhe të enjten, mendja juaj do të fantazojë, falë Hënës në shenjën e Dashit, ndërsa në fundjavë, do të mbylleni në vetvete.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Fantazi, ndjenjë dhe imagjinatë. Do të jenë këto karakteristikat që do t’i bëjnë të kënaqshme dy ditët e para të javës. Të mërkurën dhe të enjten, Hëna do t’ju shkundë nga dembelizmi, apo nga shikimi i ëndrrave me sy hapur, ndërsa Afërdita pozitive, deri në fund të muajit, do t’ju ofrojë mundësinë për takime interesante, në përputhje me nevojat tuaja. Të shtunën dhe të dielën, do të reklasoheni dhe çlodheni në shtëpi.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Fillimi i javës do të jetë me humor të lëvizshëm, por situata do të ndryshojë në ditët në vazhdim, kur do të ndjeheni në formë dhe plot energji për të përballuar edhe punët më të vështira. Të enjten dhe të premten do të keni shanse shumë të mira në punë dhe mundësi për të takuar njerëz interesantë. Në fundjavë, Hëna në shenjën e Demit do t’ju ulë me këmbë në tokë.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Hëna kundër gjatë dy ditëve të para të javës do t’ju pengojë të arrini maksimumin në çështjet teknike dhe profesionale, por do t’ju bëjë më të ndjeshëm në jetën sentimentale. Do të pasojnë 2-3 ditë të cilat do t’ua dedikoni studimeve dhe pasioneve, ku nuk do të mungojë edhe energjia. Në fundjavë, do të doni të relaksoheni dhe të përjetoni ndjenjat në maksimumin e tyre. Mund të bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Në fillim të javës do të ndjeheni si të lodhur, pa dëshirë për të punuar. Të mërkurën dhe të enjten, Hëna kundër mund të krijojë tensione në çift ose në punë, mbase për shkak të mospërputhjeve në nevoja dhe dëshira. Hëna në fundjavë do të vazhdojë t’ju krijojë probleme, mbase për ndonjë çështje pasurie, ose ndonjë keqkuptim në lidhje.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Afërdita nuk do të jetë më kundër jush. Ajo ka kaluar në shenjën mike të Virgjëreshës gjatë fundjavës që shkoi dhe do t’ju sjellë harmoni në lidhje. Të hënën dhe të martën do t’i përjetoni me intensitet ndjenjat, ndërsa të mërkurën dhe të enjten, do t’ju duhet të merreni me disa punë burokratike, që kanë lidhje me shtetin. Të premten dhe të shtunën, vëmendja juaj do të përqendrohet më shumë te familja, ndërsa të dielën do të karikoni bateritë duke mos bërë asgjë.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Afërdita dhe Hëna kundër do t’i bëjnë dy ditët e para të javës të lodhshme dhe të vështira për t’u marrë vesh me partnerin/en. Duhet t’u kushtoni më shumë rëndësi detajeve, për të evituar keqkuptimet. Të mërkurën dhe të enjten do të rikthehet humori i mirë, së bashku me gjallërinë dhe pasionin. Në fundjavë, punët e shtëpisë do t’ju marrin më shumë kohë sesa e kishit menduar, por janë të domosdoshme për t’u bërë.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Të hënën dhe të martën do të mundoheni të tregoheni të qetë dhe gjakftohtë, edhe kur një situatë ose dikush do të jenë kundër jush. Gjatë dy ditëve të vazhdim, gjithë vëmendja juaj do të përqendrohet te një problem në punë. Në ditët që do të pasojnë, kushtojini pak më shumë vëmendje lidhjes dhe ndjenjave në përgjithësi. Në fundjavë, do të arrini të çlodheni bashkë me familjen, ose shoqërinë e ngushtë.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Fillimi i javës, deri të mërkurën, do të karakterizohet nga gjallëria dhe konkretizimi i planeve dhe dëshirave tuaja. Fusha e betejës do të jetë ajo profesionale, ku do të jepni prova aftësish dhe durimi. Të enjten dhe të premten, Hëna pozitive nuk do t’ju lejojë asnjë lloj dembelizmi. Jini të shoqërueshëm dhe gjithçka do të vijë vetë. Gjatë fundjavës, mund të ndjeheni të përgjumur, por Mërkuri do të mbështesë ata që merren me shkollën dhe udhëtimet.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Të hënën dhe të martën nuk do të hasni pengesa në rrugën tuaj, pavarësisht nëse doni t‘i dedikoni pak kohë vetes, ose dëshirave tuaja krijuese. Do të keni Afërditën kundër dhe ajo nuk do t’ju lejojë një mirëkuptim të plotë në lidhje, megjithëse Marsi do t’ju bëjë pasionant. Të mërkurën dhe të enjten, duhet të kapërceni një lloj pasiviteti për t’u shprehur në mënyrë të vendosur. Fundjavën do t’ia dedikoni shoqërisë së ngushtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rita Orës i grisen pantallonat

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement