Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Diabeti po më bën me depresion

– Ka një vit që jam diagnostikuar me diabet. Jam vetëm 20 vjeç dhe nuk di ta kontrolloj nivelin e sheqerit, plus që nuk kam nerva. A ekziston ndonjë kurë që ta zhdukë përgjithmonë këtë sëmundje, sepse po më bën me depresion? Çdo lloj informacioni që do të më jepnit, do të më ndihmonte shumë.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar letërshkrues! Duke lexuar shqetësimin tuaj, në këta pak rreshta, është e kuptueshme gjendja juaj shpirtërore. Të vuash nga diabeti në moshë të re, nuk është gjë e lehtë, por sigurisht, nuk është as fundi i botës. Sëmundja që ju ka prekur juve, për fat të keq, nga viti në vit po njeh rritje dhe ju nuk jeni një individ i vetëm që e mbart këtë problem, por janë ndoshta me mijëra bashkëmoshtarë tuajt nëpër botë që kanë këtë fat si ju, që gdhihen dhe ngrysen çdo ditë me tabela përllogaritjesh si të kalorive, si të sheqerit në gjak, ashtu edhe të dozave të insulinës etj. Por, në të njëjtën kohë, secili prej tyre ka zgjedhur një rrugë në jetë, ka zgjedhur që të jetë si të gjithë njerëzit e tjerë normalë sepse për fat, një diabetik i tipit të parë, siç jeni edhe ju, nuk është më si një i ngjashëm i juaji 30 vjet apo 50 vjet e shkuara. Falë zhvillimit që ka pësuar shkenca, është bërë më i lehtë si mjekimi, ashtu edhe monitorimi i kësaj sëmundjeje. E shkruara juaj pesimiste që dominon si një fill i pashkëputur jo vetëm në pyetjen, por edhe në gjendjen tuaj, nuk është modeli më i mirë, jo vetëm për ju, por edhe për të tjerët që e kanë këtë sëmundje. Ta marrësh këtë sëmundje me mërzi, pesimizëm, me pakujdesi e me lodhje, do të thotë që po dorëzoheni pa kushte jo vetëm ndaj sëmundjes, por edhe ndaj të përditshmes suaj, ndaj familjes dhe të ardhmes suaj.

– Unë, si profesionist në diabetologji, e gjej të pavend shqetësimin tuaj për ta marrë me kaq vështirësi sëmundjen dhe jetën tuaj, sepse realisht, ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo sëmundje të mbahet nën kontroll, pra, ta mposhtni atë. Ju më pyesni a ekziston ndonjë kurë që mund të zhdukë përgjithmonë sëmundjen. Mund t’ju them se ka dekada që shkenca tenton të gjejë një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi, por deri më sot, një gjë e tillë nuk është arritur sepse vetë problemi i ka rrënjët e tij jo vetëm te një shkak, por me dhjetëra shkaqe e, kur shfaqet diabeti, është prishur një gamë e tërë rrgullash dhe balancash fiziologjike. Sot shkenca ka arritur të prodhojë insulina moderne që me një ndjekje të kujdesshme, zëvendësojnë atë çka natyra me të padrejtë jua ka hequr. Shkenca ka prodhuar mjete shumë të thjeshta për matjet e vlerave të sheqerit, në mënyrë që të bëni një monitorim shumë të kujdesshëm të sëmundjes suaj. Mjekësia moderne realizon edhe transplantet e pankreasit endokrin, por që në vendet në zhvillim, siç jemi edhe ne, është një barrë e rëndë jo vetëm për sistemin shëndetësor, por edhe për personat që nuk arrijnë dot për arsye financiare të realizojnë një gjë të tillë. Si përfundim, jam i bindur që ju do të gëzoni një jetë të gjatë si gjithë të tjerët, nëse do jeni optimist dhe i vendosur për të luftuar “djallin” që ju ka zënë. Pres të më informoni dhe të interesoheni për çdo gjë dhe unë do jem i gatshëm, brenda gjithë mundësive, të bëj maksimumin për të arritur rezultatet më të larta në funksion të shëndetit tuaj. Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese në jetë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

11,8 milionë eurot e vjedhura në Bankën e Shtetit u gjetën në kopshtin e njërit prej të dyshuarve

Next Post

Enca Haxhia: Ka shumë mënyra për të fituar famë

Advertisement