Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Aritmetika e korrupsionit! Nga Agron Berdaj


Ndoshta duhet ndonjë pehlivan rangu për të kuptuar se si ka funksionuar politika Shqiptare në këto tridhjetë e katër vite në shërbim të korrupsionit. Duhet një matematikë tjetër nga kjo që njohim për të kuptuar se si ka prodhuar ligje për të mos i zbatuar. Duhet një shkollë tjetër, jashtë sistemit që njeh bota, për të kuptuar se organizimi i strukturave tona shtetërore, edukimi moral e psikologjik i njerëzve, sistemi i karrierës, të ashtuquajturat reforma ekonomike, bashkëpunimi me mafien botërore, etj., janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të prodhojnë korrupsion dhe të prodhohen nga korrupsioni.

Qeverisjet e kanë parë korrupsionin si forca lëvizëse për pasurimin e pushtetarëve dhe grabitjen e popullit, mjetin efikas për mbajtjen me dhunë të pushtetit. Çmenduria dhe arroganca e pushtetarëve shqiptarë arrin deri aty sa që, në interes të korrupsionit, kanë tentuar të ndryshonin edhe ligjet dhe rregullat e aritmetikës.

Atë që nuk e kanë bërë dot Kongreset e Matematicienëve të Botës, janë orvatur ta bëjnë politikanët shqiptarë. Dhe jo pa sukses.

Advertisement

Korrupsioni në Shqipëri kërkon aritmetikën e tij. Politika e kohës e nsi revizionimin e aritmetikës qyshse me ndryshimin e sistemit politik në vend, me zbatimin e teorive të nivelit “zero”, të “çekut të bardhë”, të ‘tokës së xanur”, e të tjera, duke vazhduar me piramidat famëkeqe, ku me urdhër të qeverisë së kohës vlera e numrave nuk mund të ishte ajo e përcaktuar në aritmetikë, por aq sa e vendoste qeveria dhe tregu i zi. Vlera e njëshit mund të barazohej edhe me dhjetën, qindëshen, apo mijëshen, deri në infinit. Dhe kështu për të gjithë numurat e tjerë.

Në grumbullimin e parave nga klientët, fantazma e firmës Alimuçaj e barazonte njëshin me tetën, Sudja me nëntën, Xhaferi me dhjetën, qeveria me njëzetën, e kështu me radhë. Ndërsa në fund të lojës, shifrat milionëshe që i përkisnin popullit, ato i barazuan me zero, duke vjedhur gjithçka.

Këtë errësirë aritmetike, Qoftëlargu përpiqej ta mbronte politikisht, duke i përgjumr njerzit me deklarata se paratë e piramidave janë të pastra, se janë gjaku dhe mundi i emigratëve. Sa më gjatë qëndronte në pushtet Berisha, aq më i egër ishte agresioni i tij ndaj aritmetikës. Teoria famëkeqe ‘Shqipëria një euro” ishte maska më e neveritëshme me të cilën ai shkatërroi Shqipërinë, pasuroi familjen e tij, sejmenët politikë dhe bashkpuntorët në vjedhje dhe krime, por edhe armiqtë e egër të Shqipërisë të tipit Faslliç,etj. Me këtë teori u ushqye korrupsioni shqiptar, vjedhja e fondeve të BE-së, tragjeditë e mëdha të 97-tës, Gërdecit, e shumë të tjera.

Çudia më e madhe është se me aritmetikën e tij, Berisha ka infektuar edhe ata të BE-së, të cilët çliruan fonde për të mbjellë arrore, kullimin e vaditjen e tokave, arkeologjinë, zhvillimin, etj. Sot e njëzet vjet, këto bimë nuk kanë mbirë ende, tokat dhe sistemi i vaditjeve janë në gjëndje mjerane, arkeologjia dhe zhvillimi mbetën prapa. Me cilën aritmetikë punon BE-ja? Me atë zyrtare, ku një edhe një bejnë dy, apo me atë të Qoftëlargut dhe qoftëlargëve të tjerë ku, sipas tyre, një edhe një bëjnë njëqindë e një?

Sistemin e aritmetikës së Berishës e kanë përvehtësuar mjaft mirë edhe nxënësit e tij, por edhe kundërshtarët politikë. Është bërë proverbale përgjigjia e Bashës se 7 X 7 bëjnë 42, apo se 35+47 bëjnë 147. Por në përgjigjet e tij ka diçka që duhet menduar dy herë. Mësuesi që i ka dhënë aritmetikë Bashës në klasën e dytë ia ka mësuar mirë tabelën e mbledhjeve e të shumëzimit, por me atë aritmetikë nuk ishte dakord  babai i tij politik, Berisha. Me aritmetikën e mësuesit, “Rruga e Kombit” nuk do t’i kushtonte Bashës gati 220 miljonë euro më tepër se kostua, por as sa gjysma e kësaj shume. Por, çfarë do të mbeteshin për xhepat e Bashës, të Qoftëlargut, apo për ata që kërkonin qoka dhe që e kishin ideuar këtë rrugë strategjike? Bashën e shpëtonte nga ky hall i madh vetëm aritmetika e Berishës dhe jo ajo e mësuesit që zbatonte ligjet e shkencës, që nuk lejonte hapësira për shtrembërimin e aritmetikës.

Aritmetika e babait të tij politik e bëri Bashën aventurier në fushatën për kryetar Bashkie. Me deformime numërash e shifrash, ai fitoi zgjedhjet. Kundër logjikës aritmetike, ai bënte premtime ekonomike për shërbime urbane falas, ndihma sociale shumë të larta, etj., aq sa edhe ata që ishin në punë kur i dëgjonin këto shifra, ishin gati ta linin punën. Gabimi më i mëdha i Bashës nuk ishte se nuk dinte tabelën e shumzimit e të mbledhjes, por megalomania e tij për t’i shtrirë këto gabime në politikë, në hartimin e projekteve dhe planeve, të cilat të shpien në katastrofa ekonomike. Shumën prej 20.000 euro shpërblim çifteve që lindin fëmijën e tretë, që vazhdon të premtojë edhe sot Basha, nuk e kanë as vendet më të zhvilluara në botë. Me këto shifra, Basha veç vetes nuk mund të mashtrojë askënd tjetër, duke krijuar bindjen te njerëzit se ai kërkon ta vejë aritmetikën në funksion të mashtrimeve dhe premtimeve boshe.

Me rregullat dhe ligjet e aritmetikës po luajnë edhe socialistët në pushtet. Nënkryeministrja, përpara pak ditësh tha se në këtë parti, pas numrit një, nuk ka dy, apo tre, ndoshta edhe katër e pesë, se ata janë skuadër. A thua të jetë kjo aritmetika e partisë dhe për drejtimin e shtetit, apo kanë ndonjë aritmetikë tjetër. Faktet e korrupsionit nga drejtuesit e kësaj partie mund të shpjegohen vetëm me aritmetikën e partisë dhe jo me aritmetikën e njësuar në gjithë botën.

Vetëm me boshësinë e numrave pas njëshit mund të shpiegohej, pak kohë më parë, ulja gati disa milionë euro e tenderit në një nga segmentet e Unazës së Tiranës, kur korrupsioni me të nisi të merrte erë… A thua që edhe tigri i korrupsionit Shqiptar, Ahmetaj, të ketë përdorur aritmetikën e partisë, që sot nuk gjenden numëra dhe shifra për ta llogaritur pasurinë e tij? Ka të ngjarë që aritmetika e partisë të jetë më e sofistikuar se aritmetika zyrtare. Ndryshe nuk mund të shpiegohet që strukturat e shtetit nuk i zbuluan dot sistemet korruptive, pasuritë e pushtetarëve që rriteshin sa hapje e mbyllje sytë, të kuptonin metodologjinë moderne të vjedhjeve, pazaret e turpëshme me PPP-të, etj. Me mungesën e numrave që vinë pas njëshit mund të shpiegohen aferat korruptive të Beqajt që, siç thuhet, plotësonte fatura fiktive, kryente lëvizje mashtruese me dokumenta dhe shpërndante pasurinë te njerëzit e familjes dhe të afërmit, sepse pastronte paratë e grabitura. Mungesa e numrave pas njëshit bëri që faturën e shpenzimeve të një aktiviteti ta përdorin disa dikastere për të tjetërsuar e vjedhur pará nga taksat e popullit.

Ndërsa Ilir Meta e kishte braktisur me kohë aritmetikën dhe kishte kaluar në sistemet e korrupsionit që mund t’i shpjegojë matematika e përpunuar e shkencore, teoria e numurave të medhenj. Ndaj edhe pasuritë e tij janë të pasosura, aferat korruptive të sofistikuara, se hapësira e korrupsionit thuhet se shtrihet nga Europa në Afrikë e Amerikën e Jugut. Vërtet thuhet se fjalori politik i Metës përmban gjithësejt vetëm 40-50 fjalë, por në matematikën e korrupsionit dhe të vjedhjes ai është në pararojë të klasës së korruptuar të Shqipërisë së mjerë.

I bie për mision dhe detyrë SPAK-ut që, politikanëve të korruptuar t’u mësojë, nga qelitë e burgut, edhe aritmetikën e vërtetë shkencore në vend të aritmetikës së korrupsionit, apo të partive që u përkasin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Datëlindja spektakolare e Merita Merjës në Dubai

Next Post

Bieta & Alban Dudushi do të drejtojnë Festivalin e fundvitit?

Advertisement