Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Rrugëtimi televiziv, 10 vitet e Gerald Qerimit në media

Gerald Qerimi ose Geri siç e thërrasin njerëzit që e njohin është një ndër njerëzit që në lëmin tonë mediatik njihet si njeriu i sukseseve. E shihni shpesh herë në ekranin e TOP CHANNEL dhe kryesisht në programin Shqipëria Live. Mbi 10 vite karrierë në media, Geri është një nga njerëzit e rrallë që nuk i ka ngordhur ende nervi për të realizuar gjëra të bukura në ekran. Shpeshherë ai qëndron larg dritave dhe shkëlqimit, por është dora e tij që shumë programe televizive shqiptare i ka sjell me sukses te publiku. Ai vjen në një rrëfim si rrallëherë për të rrëfyer gjithçka që nuk keni ditur për të më parë. 

-Geri përshëndetje! 10 vite në media kohë relativisht e gjatë, si do i përshkruaje?

Advertisement

-Përshëndetje gazeta ime e preferuar, që kemi kaluar në këtë rrugëtim timin mbi 10 vjeçar një ndër periudhat e punës më të bukura ndonjëherë. Unë jam njeri që nuk para i numëroj vitet as në karrierë as në jetë. Kur thua 10 vite më duken o sa më shumë, kur kthehem pas më duken si 10 ditë. Me kohën nuk i kam marrëdhëniet e mira. Nuk di të them nëse do gjej ndonjëherë fjalët e duhura për të folur për median, punën dhe karrierën time, madje mund të rrimë me orë të tëra. Jam dashuruar me këtë profesion që i vogël, e kam urryer këtë punë aq shumë në një moment të caktuar. Fiks si jeta që jetojmë, një dashuri toksike e nevojshme. Dua të them që unë nuk kam kapur majat që në fillim, e kam nisur në shtypin e shkruar, gazeta, revista, web online më pas në radio e televizion. Sot jam në Top Channel, aty ku prej vitesh kam dashur të jem. Me Top-in ka qenë dashuri me shikim të parë dhe kështu vazhdon të jetë, madje rritet çdo ditë e më shumë. Kur më pyesin njerëzit për televizionin dhe punën si gazetar them: Nëse më pyesni tani nuk do e zgjidhja por dhe nëse do kisha një jetë të dytë përsëri gazetar do bëhesha. E çuditshme është, por në të njëjtën kohë të josh e nuk të lë të ikësh aq kollaj. 

-Si është të punosh prej disa vitesh me emisione të përditshme dhe aq më pak në një program si “Shqipëria Live” me suksesin dhe audiencën që ka?

-Programet e përditshme kanë shumë lodhje, duan shumë kreativitet, energji të reja çdo ditë. Nëse nuk do thoja që kanë lodhje do gënjeja veten. Këto 5 vitet e fundit kam punuar në programe live dhe me orë të gjata transmetimi. Ndonjëherë më duket sikur nuk di të bëjë gjë tjetër më mirë se sa këto lloj formatesh televizive. “Shqipëria Live” është një ndër formatet që unë dua më shumë, një ndër formatet më të vështira televizive dhe me më adrenalinë, ashtu siç është edhe Shqipëria jonë. Do e bëja për vite të tëra këtë emision sepse edhe fryma e krijuar me stafin është fantastike. Çdo sezon edhe më shumë jemi më kompakt të gjithë, dimë çfarë duam. “Shqipëria Live” është formula më e suksesshme televizive vitet e fundit një format aktualiteti i ndërthurur me shumëllojshmëri. Nëse e keni parë është kopjuar nga shumë televizione shqiptare dhe përtej kufirit në Kosovë. “Shqipëria Live” prodhon miliona klikime në Youtube dhe është një ndër emisionet më me shumë shikueshmëri dhe ndikim te audienca. Kemi ndjekës të marrosur pas programit dhe kjo është arritja më e madhe që kur na ndalojë në rrugë dhe na thonë:’ Ju lumtë jeni më të mirët! “. Marr çdo ditë mesazhe nga ndjekës edhe që jetojnë në çdo cep të botës dhe mendoj që  ja kemi dal të gjithë bashkë, ku ka gjë më të bukur se kaq.

-Të kemi parë që shpesh je i përfshirë në formatin Big Brother Vip. Mendon në një moment që mund të jesh banorë?

-O Zot, fjala që më ka përndjekur gjithë këto vite “Big Brother”. Nuk di të them nëse do dua të jem pjesë si banor brenda shtëpisë. Unë kur i hyj një sfide mendoj që duhet ta fitoj dhe jam realist me veten, nuk mendoj që do ja dal. Nuk rri dot mbyllur aq gjatë, jam emocional dhe impulsiv. Në një rol tjetër pse jo se di ndoshta si pjesë e stafit, ta komentoja si opinionist. Kurrë mos thuaj kurrë por si banor vështirë shumë, mos ju duket e lehtë, aty brenda përjeton gjëra që nuk je ndeshur jashtë dhe njeh veten 360 gradë në një këndvështim tjetër . 

-Pas gjithë këtyre viteve karrierë televizive mendon që të kesh një program tëndin ndoshta si moderator,  të jesh më prezent edhe më shumë në ekran?

-Ekranit jam munduar ti rri larg vetë jo se nuk kam patur oferta apo edhe mundësi si në moderim apo si opinionist edhe si konkurrent në show të caktuara. Ju kam thënë jo, se më shijon shumë pjesa off camera,(jashtë kamerave) mendoj që deri në këto momente kam qenë shumë më produktiv. Jam shumë përzgjedhës te gjërat që dua të bëjë, nuk dua të dal me diçka mediokre te publiku, e dua të mirëmenduar dhe të testuar që suksesi të jetë i garantuar. Mendoj kam bërë zgjedhjet e duhura deri më tani. Më ka tunduar vitet e fundit që kam dal edhe më shpesh dhe si i ftuar apo edhe me rubrika e intervistat e mia. Jam i hapur nëse vjen diçka e mirë që edhe mund ta konsideroj për të ardhmen. 

-E lëmë me një anën karrierën dhe mendoj që lexuesit tanë duan të të njohin dhe përtej punës. Të shohim në rrjetet e tua sociale që poston pothuajse çdo të diel video në kishë. Na trego diçka më tepër?

-Besimi  në Zot është diçka shumë personale dhe e fortë te mua. Unë pothuajse jam rritur në kishën Ungjillore. Kam shumë vite që jam besimtar. Mundohem të ndaj copëza të vogla shpesh herë në rrjetet e mia sociale për të frymëzuar njerëzit sa do pak që të gjejnë dritën brenda tyre. Unë kam shumë vite që kam gjetur dritën, dashurinë dhe lumturinë time. Kisha është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Si i krishterë që jam mundohem të jetoj çdo ditë me parimet e Biblës dhe të dhuroj shumë dashuri te njerëzit që më rrethojnë. Është një varg në Bibël që unë e praktikoj shumë “Bëni çdo gjë me dashuri” dhe ky varg ka qenë si një lajtmotiv që më ka shoqëruar gjithmonë. Mendoj që në këtë botë jemi të përkohshëm dhe në atë tjetrën të përjetshëm. Unë kam zgjedhur të jem i përjetshëm!

-Dashuria është një pjesë që të karakterizon si në punë dhe në jetë. A je i dashuruar në këto momente, si është jeta jote sentimentale? 

-Zakonisht unë përpiqem që mos të flas për ketë pjesë as me shumë njerëz të mij të afërt, pa patur diçka konkrete. Në rrjetet sociale nuk kam postuar kurrë një foto me ish partneret e mia. Për momentin jeta sentimentale është me dallgë shumë (Qesh). Nuk ka akoma diçka konkrete dhe të konsoliduar, sa të vijë ai moment do e ndaj se e di që nuk do e mbaj dot private për shumë gjatë. Di të them që jam shumë i lumtur në dallgët që jam i zhytur për momentin. 

-Di që ke shumë pasione që shpesh herë mundohesh ti kultivosh, cilat janë disa që dhe mund ti ndash me lexuesit tanë? 

-Pasionet e mbajnë njeriun gjallë në jetë, nëse nuk ke pasione thuajse se ke vdekur. Kam disa në fakt. Udhëtimet dhe historia është njëra prej tyre, sa herë që kam mundësi mundohem të arratisem. Më pëlqen shumë arkitektura, muzetë, historia dhe sa herë që lëviz shkoj dhe gërmoj gjëra interesante. Një pjesë tjetër është deti, noti sa herë që kam mundësi  shkoj e bëj. Gjithashtu të shkruaj tekste muzike kryesisht, por edhe në gjini dramatike më pëlqen. Është një pjesë që nuk e kam shfaqur kurrë sepse nuk më pëlqen ti bërtas gjërat që bëjë. Kohët e fundit një pasion që më është shtuar është galaksia. Po lexoj shumë për trupat qiellor dhe dalëngadalë kam diçka në mendje që mund ta realizoj. Pak a shumë këto janë dhe se harrova muzika, por zërin e kam për bariton (Qesh) 

-Sezoni i ri televiziv është përpara, shtatori vjen shumë shpejt, ke diçka të re ndonjë plan të ri?

-Pushimet janë prioriteti im për momentin. Sezoni i ri është bërë si diçka rutinë për ne. Ndonjë ndryshim konkret që mund ta ndaj me ju për momentin nuk kam. Unë i qëndroj besnik gjërave që bëj dhe mendoj që jam i lumtur dhe falënderues për këto që kam. Unë bëjë disa gjëra në televizion përveç “Shqipëria Live” dhe jashtë televizionit. Kam boll punë për të bërë, mendoj që mjaftojnë. Gjëra të reja nëse ka janë të mirëpritura. Një gjë është e sigurt që edhe këtë sezon do qëndroj në shtëpinë time të dytë TOP CHANNEL.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fundi i një loje. Intriga vazhdon… Nga Agron BERDAJ

Next Post

Govi Reka, çika e bjeshkëve që po trashëgon traditën e vërtetë shqiptare në muzikë 

Advertisement