Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Besniku 2PO2: Deklarata ime ishte thjesht një shantazh

Deri tani, përveç hiteve solo, ka sjellë bashkëpunimet më të suksesshme me këngëtarë të njohur dhe i fundit është ai me Besën, në këngën “Zemrën dot nuk ta lexoj”. “Mendojnë se jam djalë i keq”, thotë Besniku gjatë bisedës që bëj me të, por ata që e njohin e dinë mirë se ai , përveçse është një ndër reperat më të pëlqyer, është gjithashtu edhe një bashkëshort dhe baba shembull. Megjithëse po bëhej gati për të ikur në aeroport, me mirësjelljen që e karakterizon, Besniku gjen kohën për ta realizuar intervistën, të këndshme si gjithmonë… Të gjithë kuriozët që menduan se Besniku vërtet do ta linte muzikën, më poshtë do ta marrin vesh të vërtetën se pse ai e bëri këtë deklaratë dhe jo vetëm kaq…

Mia Buci: Besnik përshëndetje! Si nisi dita sot?
Besnik Canolli: – Dita filloi me një ekspres, si zakonisht, në ndonjë tarracë duke lexuar lajmet. (Buzëqesh)
– Pas bashkëpunimit me Capital T, Dafina Zeqirin, Elvanën, Florin dhe Brunon, tani vjen në një bashkëpunim me Besën. Çfarë pati të veçantë ky i fundit?
– Fakti që bëmë një këngë të këndshme, pa i kërkuar me ngulm tendencat e një hiti, e bënë të veçantë këngën me Besën.
– Si u krijua?
– Siç krijohen këngët, duke i ndjerë tingujt që të inspirojnë të shprehësh në fjalë diçka që e ke brenda vetes.
– Në këngë, ti thua: “Jam me ty po s’muna me t’thon se t’du
Nëse don me shku, un nuk t’lus rri me mu
S’jam prejt atyne që zhytem nëpër lutje
Un pe shoh jeten teme plot vujtje….”
Është e vërtetë që ndryshe nga dje, sot meshkujt janë bërë më indiferentë ndaj femrave?
– Nuk kam dashur të shpreh indiferencën ndaj femrave, por ndjenjat e një mashkulli të lënduar nga jeta, ngjarjet e saj dhe që nuk është i gatshëm të përballojë të tjera vuajtje sepse vuajtjet e kanë kthyer në një mashkull “me hënë”.
– Ti je i përfshirë totalisht në muzikë, duke qenë se, përveçse këndon, edhe kompozon, pasi ke studion tënde. Vërtet mendon se mund të bësh shumë me 7 nota në muzikë?
– Patjetër! Muzika është ajo që ndihmon njerëzit për të kaluar momente më të mira dhe nëse je ti ai që ke krijuar një diçka që është ndjerë nga shumë njerëz, atëherë me 7 nota ke bërë magji. Ky është mendimi im.
– Çfarë mendon se kanë të përbashkët muzika me femrat?
– Të dyja dinë të të bëjnë të lumtur, por dhe të bëjnë të vuash ndonjëherë!
– Çfarë shikon Besniku te femra?
– Seriozitetin, sinqeritetin, vendosmërinë; këto janë tiparet e një femre ideale.
– Kur doli kënga “Kam ra n’dashni”, të gjithë menduan se dashnia në këngë ishte për një vajzë dhe jo për paratë. E qëllimshme e gjithë kjo?
– Natyrisht që ishte e qëllimshme. (Buzëqesh)
– Dëgjojmë shpesh për femra materialiste por po kaq shpesh edhe për meshkuj që synojnë të mbahen nga femrat. Çfarë mendon për këta të fundit?
– Nuk më pëlqejnë njerëz të tillë, as femra, as meshkuj.
– Gjërat më të mira që ke bërë në jetë?
– Gjërat më të mira në jetë më lidhin ngushtë me familjen time; gjithçka që bëjmë bashkë është e mrekullushme.
– Je i dhënë pas risive dhe shpikjeve Hi Tech? Cila është blerja e fundit që ke bërë për një pajisje të tillë?
– Po, i parapëlqej shumë! Së fundmi kam blerë një “beats pill”, më ndihmon shumë për të shkruar tekste kur jam në natyrë.
– Çfarë do të doje ti të shpikej?
– Ndonjë mjet udhëtimi me shpejtësi të dritës (qesh) ngaqë jam gjithmonë rrugëve dhe janë bërë paska të mërzitshme.
– Ka kohë që flitet e përflitet dhe ka kohë që si këngëtarëve, ashtu edhe publikut i rëndon ky treg i trazuar, i mbingarkuar. Çfarë do të sillte një “rilindje” në muzikë?
– Vetëm një emancipim total i publikut shqiptar mund të sillte një rilindje, por kjo nuk do të ndodhë shpejt, sipas mendimit tim.
– Kur kthen kokën pas, si e shikon krijimtarinë tënde përgjatë këtyre viteve?
– Jam i kënaqur me arritjet e mia në karrierë, me gjithë vështirësitë që kam hasur ndër vite.
– Një këngëtar duhet të dijë të japë vazhdimisht te publiku apo të dijë të kuptojë kur duhet të tërhiqet e të kthehet sërish?
– Duhet patjetër të dijë të tërhiqet dhe të kthehet sërish, megjithëse edhe varianti i parë është i mirë.
– Ekziston rreziku që publiku të të braktisë?
– Po, patjetër që publiku të braktis, por nëse je artist i vërtet, ti e kthen atë. Madje edhe ndër gjenerata, një artist i talentuar arrin të përçojë mesazhe dhe të jetë gjithmonë aktual.
– Për çfarë do ta lije të priste muzikën?
– Për familjen dhe për miqtë e vërtetë, kaq.
– Çfarë e solli deklaratën tënde të fundit se do të hiqje dorë nga muzika?
– Deklarata ime vetëm sa testoi komunikimin tim me fansat e muzikës sime, ishte thjesht një “shantazh”.
– Çfarë i pëlqen të dëgjojë një këngëtari?
– Muzikë me vlerë, pa marrë parasysh zhanrin.
– Jeton me atë çfarë sjell dita, çasti apo me objektiva dhe plane për të ardhmen?
– Jetoj me të dyja, i miksoj.
– Të gjithë ne ruajmë një mori me kujtime të bukura nga e kaluara… Ti, cilat do të veçoje?
– Nuk do veçoja; momentet e mira janë të mira dhe nuk i ndaj.
– Është një botë me dashuri kjo ku jetojmë?
– Është një botë çudirash, ku do gjesh atë që kërkon.
– Pse është kaq e vështirë sot të japësh dhe të marrësh dashuri?
– I kujt është ky mendim?
– Ia njeh vetes pikat e dobëta, përpiqesh t’i fshehësh ato?
– Natyrisht që i di dhe i kam fshehur mirë deri sot.
– Disa repera shajnë dhe kritikojnë sistemin politik në këngët e tyre. Sa dakord je me këtë taktikë që ka filluar të ndiqet?
– Derisa je real dhe shpreh atë që ndjen, jam dakord, por nuk jam shumë i sigurtë nëse ata po i ndjejnë ato dhe nuk po i bëjnë sa për të përfituar nga gjendja e keqe sociale e popullit.
– Ku dhe më kë ndodh ta ngresh zërin?
– Nuk ndodh shpesh. (Qesh)
– Çfarë mendojnë njerëzit gabim për ty?
– Mendojnë se unë jam djalë i keq!
– Çfarë të bën të ndihesh krenar?
– S’e di, fjala “krenari” është paksa relative.
– Si do ta nisësh ditën nesër?
– Nesër do të jem në Tiranë, garant, t’u pi kafe me miqtë e mi atje. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fjodora Fjora lë Vizion Plus

Next Post

Me cilën shenjë mund të jetë mik një Akrep?

Advertisement