Për të vrarë gjumin, që ma ka rralluar pensioni, marr “çiften” dhe “gjuaj” për habere gazete. Një xhep në faqen 13 të gazetës “Panorama”, gjeeta“lepurin”.
Vendim. Gjykata e kryeqytetit. Agim Ramushi kryeplak. Tre muaj burg! Petrit Ramushi, katundar. Tre vjet. Të ndjekim skenën e krimit.
Në shtator të vitit 2013 në katundin Shpat sulmoi policia… Natën. Të maskuar. Zbuluan dy parcela të mbjela me hashash. Një krim I rëndëshumë, për një vend të pastër në hashash si Arnautistani?!
Kur zbardhi pranga katundarit …Kaqë pak,- thanë policët. Nuk do kënaqet shefi? Po halli?…Eureka! Fshati ka kryeplak? Ka. Fshati nuk mund të ketë drita, por kurrë nuk mungon kryeplaku…Yxhym në konak. Në sy të gruas dhe fëmijëve: ”Në emër të ligjit…një palë pranga?!”
-Po pse?!…
-Nuk ke penguar dhe nuk ke treguar, që ky katundari me pranga ka mbjellë hashash?!
Pas policit- të dy në duar të prokurorit…Një vit hetim. Gjykata në fillim dha dënimin. Pastaj vuri dorën në zëmër:
-Në emër të popullit! Duke qënë të edukuar. Duke bërë gjyq shëmbëllor. Të përshpejtuar. Dënimi zbritet?!
Paradoks! 14 muaj. Zbulim. Pranga. Hetim . Gjykim. A mund të quhet proces I përshpejtur?!
Bëra pyetjen dhe hapa shënimet. E xhuma. Në Komisionin Ekonomik e ftuar drejtoresha e taksidarëve, Brisida Shehaj. Ajo, tha mes deputetëve dy gjëra të larta shumë:
Së pari. Kemi dy kocesione nafte. Të huaja. Nuk paguan as njera e as tjetra tatim fitimi. Vjedhje në mes të ditës: disa milionë dollarë.
Së dyti. Kompanitë e huaja marrin naftë për eksport në Ballsh. E çojnë në Durrës. Nuk e eksportojnë. Bëjnë marifet. I futin hollues dhe e shesin si naftë importi? Kjo quhet kontrabandë. Kjo e ka emrin korrupsion. Kjo është vjedhje që përsëritet për 10 vjet me radhë?!
-Ju deputetët e dini më mirë se unë këtë marifet,- tha drejtoresha.
Uaaa! Ulëritën njerëzit që “gatuajnë” ligje!…Pas uaaa-së askush nuk e vuri ujën në zjarr. Po pse? Sepse në Shqipërinë tonë zonjë, qimja bëhet tra-Rasti I kryeplakut. Trari bëhet qime-Rasti I naftës?!…Ose kush vjedh pak-shkon në burg. Kush vjedh shumë- bëhët milioner?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *