Bashkëpunimi mes Getoar Selimit, Mc Kreshës dhe Inva Mulës tashmë është i kompletuar dhe për publikun do të vijë sot në ora 18:00.
“Jemi njo” mban titullin kënga që ka befasuar shumkë më kombinimin.
Fillimisht bashkimi i dy reperëve që nuk flisnin prej vitesh e më pas prania e Inva Mulës në këngën e tyre ishte diçka e pa imagjinueshme.
Lidhur me këtë ka folur edhe vet Geti duke përshkruar rrugëtimin e këtij projekti që ka filluar para dy vitesh.
“Dua të paralajmëroj një projekt që për ne është një projekt shumë i madh. Është bërë një punë e mirë dhe një punë goxha e madhe. Për shkak të shumë arsyeve që nuk është një këngë e zakonshme, është një këngë që prej fillimit, prej idesë e deri në përfundim e realizim të së gjithës, ka shkuar shumë ndryshe, në një vijë tjetër, ndryshe sigurisht në konotacion të mirë.
Ideja fillimisht ishte një demo ndryshe dhe nuk mendohej të bëhej kështu para dy viteve e ca. Por sapo kam dëgjuar instrumentalin më ka pëlqyer shumë, është tipike e atyre që më përshtaten mua dhe e kam bërë strofën time, repturën time menjëherë sapo e kam dëgjuar. Menjëherë e dija që do e bëja shumë shpejt dhe është ajo që unë e dua dhe më pëlqen. Ka pasur një vijë melodike në refren që ka qenë interesante dhe mua më ka pëlqyer ashtu si ka qenë, por nuk është ditur kurrë se ç’do bëhet deri në fund. Si ide në kokë kam pasur gjatë gjithë kohës që të ishte kjo që është sot. Por është dashur fillimisht të dëgjoj se nuk isha shumë i sigurt si mund të dalë dhe a mund të bëhet kjo 100%.
Pasi u bë takimi edhe me Kreshën, pas shumë vjetëve siç e dini plot, s’kam folur 13 vjet. Tingëllon keq, por nuk është se s’kemi folur për ndonjë arsye madhore, thjesht çështje reperash të viteve më herët, shumë më të rinj, shumë më të vegjël dhe gjërat mbesin pa u sqaruar, koha ikën. Shyqyr që jemi bërë mbarë, jemi takuar dhe vendosëm të shihemi e të bëjmë diçka. Kur u bë ideja që të realizohej kënga, u kryen edhe pjesët e tjera, u kujtuam edhe për Kreshën, ia kallëzuam, i pëlqeu edhe atij shumë, ia kallëzova edhe atij pjesën e refrenit si doja ta bëja dhe i pëlqeu edhe atij shumë, por për ne ishte plan mos të them i parealizueshëm, por gati si i pamundur.
Unë u mundova ta bënim të mundur që ta bënim dhe kur i thashë që është ideja për ta bërë refren opera që kam idenë ta bëjë Inva Mula, është edhe më pak e realizueshme duke pasur respekt shumë të madh dhe duke pasur parasysh që Inva nuk është pjesë e industrisë tonë, është diçka krejt tjetër, e madhe dhe e kemi respektuar shumë, unë mendova që sigurisht do jetë e vështirë, por pak e çuditshme për Invën, por e dija shumë mirë që nëse e bëjmë ashtu siç unë dua dhe e mendoj do dalë, sigurisht do i pëlqejë dhe Invës dhe do e pranojë si ftesë“, shprehet Geasy.
Më pas ai vijon:
“Lashë një takim, ia prezantova Invës, i pëlqeu shumë, sigurisht që iu duk e çuditshme por gjithmonë pozitive por tipi i saj shumë kërkuese dhe guximtare pranoi dhe shkuam direkt ta provonim në studio si ide. Kemi bërë idenë e parë, Inva ishte… s’kam fjalë kuptohet, spektakolare dhe u bë si demo e parë dhe vazhduam projektin”.
Ghetto shton se kënga është e rrymës hip-hop dhe se kishte dëshirë të ishte eksperimentale.
“Tematika është totalisht hip-hop sepse ajo ka qenë dhe ideja për të mos qenë diçka e pritshme, shumë eksperimentale dhe mendoj se në fund të fundit ia kemi arritur qëllimit”, përfundon ai.