Me siguri të gjithë i kujtoni këngët e saj të publikuara deri para gati një viti!
Bëhet fjalë për Orin, e cila nuk ka qenë aktive në muzikë me klipe për çështje personale por ka qene aktive në evente dhe mbrëmje të organizuara në Londër, ku edhe jeton prej disa vitesh!
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, me shumë ndryshime. “I think it’s time… së shpejti vjen një këngë me klip që do e pëlqeni shumë dhe mundeni me e degju në të gjitha platformat online…Prisni e degjoni”, ka shkruar ajo në postim, ku paralajmëron projektin e ri!
Ajo që bie në sy është se këngëtarja në fjalë, postimet e saj i shoqërin me Quotes përshkrimi mjaft interesante e kjo gjë nënkupton një rikthim ndryshe të saj në muzikë.
Ori , ka zbuluar vetëm se bashkëpunimi këtë herë vjen me Bled Selitën dhe titullohet “Je vetëm ti”, të tjerat do ti zbulojmë në vijim…