Vellezerit shqiptare Artan dhe Arnold Balla prej disa kohesh jane kryefjala persa i perket arritjeve te tyre ne fushen ku realizojne, akrobacine. Ata korren nje sukses te jashtezakonshem ne AGT duke lene te mahnitur jurine me numrat e tyre te akrobacise. U duartrokiten e u vleresuan, ngriten lart emrin e Shqiperise me merite dhe kjo nuk ka nevoje per t’u thene e rithene sepse puna e tyre flet vete. Ajo qe ka habitur dhe “merzitur” deri diku njerin prej vellezerve e konkretisht Artanin eshte se duke bere nje restrospektive ne publikimet e portaleve, ne kohen e konkurrimit te tyre ne AGT eshte emri gabim qe disa prej e kane shkruar “Martin” e disa te tjera “Arton” ne vend te emrit te tij Artan. Ai ka postuar nje story duke e vene me dukje kete problem “Po lexojini te pakten titujt e lajmeve, jo vetem copy-paste”
Advertisement