Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në retrospektivë; Fjalët e vyera të Dritëro Agollit për mjekun kardiolog Taulant Gishto

“Një pasdite me Dritëro Agollin” ishte një interviste e 7 viteve më parë, ku pena e artë shqiptare Dritëro Agolli shprehu për një nga kardiologët më në zë sot Dr. Taulant Gishto,  konsideratën më të lartë,“…perveç të tjerash është specialist i vertetë dhe intelektual me premisa të mëdha, me një të ardhme të madhe, ai është edhe njerëzor ose siç i themi ndryshe, human. E viziton pacientin dhe e pyet si je, si mbahesh, mirë je, kjo është një nga vetitë më të mëdha të një njeriu që do bëhet doktor me famë! Dje ishte Dita Botërore e Zemrës dhe u pa me vend që të sillej në vëmendje kjo intervistë e veçantë.

Advertisement

“Une jam 82 vjec/ Jam ne moshën e tretë dhe të fundit. Në këtë moshë i duan shumë mjekët, ashtu sikurse edhe unë. Nga  të gjithë mjekët që kam njohur mua më ka bërë përshtypje shumë të madhe, Taulanti, sepse kam parë tek ai cilësitë e një mjeku të vërtetë. Jo vetëm mjek në profesionin e tij por dhe intelektual që synon gjithnjë drejt diturisë. Ti mund të jesh mjek dhe  t’i perdorësh mjetet e mjekësise si të tensionit, të matësh, të operosh etj etj, sepse nuk kam shume njohuri për këtë, por që të jesh intelektual është shumë e vështirë. Taulanti është mjek i zoti dhe shumë intelektual, që ka premisa të mëdha për t’u bërë mjek i njohur nga ku njerëzit do e kujtojnë dhe do thonë që Taulanti është mjek. Nëna ime thoshte se, Doktor është Theodhosi. Ishte ateherë ishte doktor Theodhosi, por që nuk jeton më. Do vijë po ashtu një kohë që do thonë do shkojmë tek doktor Taulanti. Atëherë merr nam njeriu. perveç të tjerash është specialist i vertetë dhe intelektual me premisa të mëdha, me një të ardhme të madhe, ai është edhe njerëzor ose siç i themi ndryshe, human. E viziton pacientin dhe e pyet si je, si mbahesh, mirë je, kjo është një nga vetitë më të mëdha të një njeriu që do bëhet doktor me famë!

Se te tjeret të vizitojnë dhe të harrojnë, humanizmi këtu qendron që ta ndjekësh tjetrin, t’i thuash jo të gjithëve, por një njeriu si unë qe jam plak dhe nuk e dija se si do shkonte, sepse nje njeri 25 vjeç  edhe mundet t’a përballojë. Prandaj ka anë shumë te mira dhe unë e kam si djalin tim, sepse kujdeset, pyet si je, vjen për vizitë për të parë edhe gjendjen. I uroj një të ardhme të ndritur,  një të ardhme që t’a lakmojnë edhe të tjerët sepse e vetmja gjë qe duhet lakmuar është dituria. Të tjerat si byreku etj etj kanë të gjithë njerëzit, por të lakmosh diturinë është gjë e madhe. Taulanti lakmon diturinë”

Këto fjalë i madhi Dritëro Agolli i ka thënë me dëshirë të vërtetë, ashtu siç shkruante vargjet e tij. Një mendje e madhe thotë gjithmonë të vërteta të bukura dhe ne si redaksi e gazetës Intervista, ndihemi me fat që prej vitesh tashmë mjekun e zemrës Dr Taulantin e kemi pjesë të rubrikës së specialistëve ku këshillon dhe jep ndihmën e tij të paçmueshme në favor të shëndetit të lexuesve tanimë pacientë të Dr Taulantit. Faleminderit doktor, mjekët duhet te jenë  në jetën e kujtdo.

Më poshtë keni dhe linkun e intervistës që mund t’a ndiqni dhe dëgjoni fjalët e vyera që u thanë për Dr Taulantin :

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush është kolegu i preferuar? Gent Zenelaj veçon vetëm një emër 

Next Post

PERSIATJE E THUKTË GJATË TAKIMIT ME BASHKËATDHETARIN TONË ATDHETAR, MARIN MEMA…! NGA FADIL SHYTI

Advertisement