Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7×7 sa bëjnë? 42, 49, 1500 apo infinit….? Nga Agron Berdaj

Nëse një nxënës i fillores pasi ka përfunduar programin e arithmetikës mbledhjet e zbritjet, shumzimet e pjestimet,përgjigjet se 7×7= 49,apo se 49+36=95,pa më të voglin dyshim ai,do të vlerësohet me notë negative.Ndërsa ish-Kryetari i opozitës shqiptare Basha, që i bëri këto të dy gabime në mes të Parlamentit shqiptar,nuk u qortua nga askush,dhe as u këshillua nga drejtuesit e institucionit,duke i vendosur detyra shtëpie plotësuese,ku të mësonte tabelën e shumzimit e pjestimit ,të mbledhjes e të zbritjes. Para fillimit të seancës parlamentare më të parë,ai të kontrollohej nga një mësues fillorje,për ecurinë e tij në arithmetikë. Ndoshta, drejtuesit e Parlamentit e kaluan rastin në heshtje,nga fakti se niveli shkollorë e kulturor i disa deputetëve,( jo i numrit të diplomave që ata zotrojnë), është i ulët dhe do të duhej që në Parlament të hapen më parë se kurse për arithmetikë, ato të analfabetizmi,për t’u mësuar deputetëve,shkrim e lexim . Nga analiza e përgjigjeve që dha Luli,të bie në sy se hapsira e gabimeve të bëra nga ai,në këtë rastë nuk shkonin më tepër se shifra dhjetë.Të jetë kjo rastësi,padije prej tij,një fiksacion, a mallkim ,apo ka dicka tjetër, edhe më të rëndë. Me dhjetë vota të vjedhura, ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës.Si duket shifra dhjetë i është fiksuar,i del në gjumë si fantazëm,por edhe si shënjë fati,si mallkim por edhe si tmerr.Por difektet serjoze të Lulit në arithmetikë duhet ti kërkojmë jo më tepër te Luli por te sistemi arithmetikor i përdorur te PD-ja. Ai është produkt i asaj shkolle. Degjenerimi dhe përdhunimi i arithmetikës nga PD,ka nisur që kur ajo u shfaqë si forcë politike,në skenën e pluralizmit shqiptarë.Bashkë me ndryshimin e sistemit politik ata,synuan të ndryshonin edhe historinë e gjeografinë e vendit,të shkatërronin ekonominë gjysëm të rrënuar,të përmbysnin ligjet e shkencës duke krijuar arithmetikën,kiminë dhe fizikën e Partisë Demokratike,ndryshe nga ajo e babait të shkencave të përpikta Gaussit . Pjesë e këtij rrënimi makabër, ishte zbatimi me urgjencë prej tyre i teorisë së nivelit zero, dhe ai i terapisë së shokut.Kjo doktrinë shprehte përmbajtjen dhe frymën e këtij subjekti politik,si një forcë regresive,shkatërruese e rrënuese, me synim të krijonte terrenin për vjedhje dhe tjetërsimin e pronave dhe të ekonomisë, e ndërtuar nga populli për gati 50-vjetë.Në të gjitha vendet e lindjes ku u kryen revolucionet demokratike,jo vetën se nuk u lejua të zbatohej teoria e nivelit zero,por pasuria kombëtare në ato vende, u administrua duke u vënë në shërbim të popullit dhe të ligjit. Për t’i dhënë një goditje edhe më shkatërruese ekonomisë shqiptare,nga viti 1992-1997,nga qeverisja e PD-së,u eksperimentua një ekuacion tjetër arithmetike ,ku vlera e njëshit me urdhërin e kësaj partie, mund të ishte e barabartë edhe me pesën ,shtarën deri edhe njëzetën, apo njëqindën.Mbi bazën e kësaj aritmetike,PD-ja në pushtet,duke nxitur dhe mbrojtur firmat piramidale e shpuri në nivelin zero jo vetëm ekonominë kombëtare,por edhe atë të individit,duke i lënë ata pa shtëpi,pa punë e biznese,pa mjete jetese.Nga teoria famëkeqe e nivelit zero,meqënëse dha rezultate në pasurimin e bandës politike e kriminale të PD-së, u eksperimentuau ekuacioni tjetër me bazë, Shqipëria një euro.Edhe kjo teoremë alla PD,rezultoi rrënuese për popullin, por e suksesëshme për mafjen politike shqiptare, si brënda dhe jashtë vendit.Zbatimi i këtij ekuacioni matematik ndihmoi familjen dhe pashallëkun e Qoftëlargut, por edhe të dinastisë rrethë tij, të cilët me akrobaci dhe në bashkëpunim me mafjen ndërkombëtare, zhvatën pronat e popullit shqiptarë,dhe i tjetërsuan ato në pronë vetjake. Nëpërmjet kësaj aritmetike të PD-së,familja e Qoftëlargut në bashkëpunim me kumbarin e tij, sërbo-boshnjakun Faslliç,i përfolur edhe sot si njeri i korrupsionit ndërkombëtar,i bënë gjëmën ekonomisë shqiptare.Brenda ditës shteti i Berishës i shiti Fasllicit mijra hektar tokë në bregdetin e Durrësit me çmimin një euro, dhe pasdite po Faslliçi ja shiti këtë sipërfaqe përsëri shtetit, por jo me një euro, por me qindar dhe mijra euro.Kjo është aritmetika e PD-së. Ndërsa sot, Qoftëlargu në kushtet e vdekjes politike,duke e ndier veten si në botën e Hadit,i premton popullit se në Shqipëri,kur të vijë ai në pushtet, nuk do të këtë rrogë më pak se 1500 euro.Mos harroni se kur populli e përzuri atë nga pushteti në vitin 2013,ky sharlatan politik,e la rrogën e puntorëve gati 3 euro në ditë.Ndërsa sot ai, nga bota e Hadit politik premton se nga 3 euro që merrte puntori në kohën e Salihit të dytë,do t’u shtohet edhe 1497 euro,në kohën e Salihit të tretë.Aritmetika që ai përdor në këtë rastë është e njëjta me atë të piramidave të Sudes,të Gërdecit,të Faslliçit,të terapisë së shokut dhe nivelit zero,të politikave koncesionare që e kishte shpurë ekonominë në kohën e qeverisjes së tij, drejtë greminës e falimentimit total.Aritmetika e Berishës së tretë është aritmetika e hajdutit,karagjozit dhe aventurjerit ordiner,ku numerat i përdor për hipokrizi dhe mashtrim,për rikthimin e tij në pushtet. Arithmetika e degjeneruar e PD-së,është përvetësuar mire nga të gjitha qelizat e këtij subjekti politikë,madje ka shkuar edhe më tej.Atë e kanë përvetësur me sukses edhe forcat e tjera politike.Nuk bëhet fjalë për të ashtëquajturën Partia e Lirisë,e cila është nëna e korrupsionit dhe degjenerimit moral të shoqërisë.Arithmetika e tyre ka qënë që nga vjedhja e xhepave të njerëzve dhe deri te grabitja e objekteve stratëgjike.Sa më shumë shtohej vjedhja dhe banditizmi nga ky subjekt politik,aq më tepër shtohej numuri i deputetëve të saj në parlament.Më kotë Berisha,duke e vlerësuar Metën si konkurentin më të fortë në fushën e korrupsjonit,e quante atë Ilir floriri,duke e aktakuzuar si vjedhës i floririt në Bankën Kombëtare.Merita e LSI-së,ka qënë se bëri kalimin nga vjedhja dhe korrupsjoni me progresjon arithmetike,në atë me progresjon gjeometrike,gati astronomike,duke ja kaluar edhe atit të tij shpirtëror,por edhe shefit të vetë në punët e errëta dhe mistike,në dëm të lirisë dhe unitetit kombëtarë. Po qeverisja e PS-së,a është e virgjër apo edhe ajo e ka përvetësuar dhe zbatuar në praktikë arithmetikën e PD-së.Koha po tregon se edhe asaj i ka pëlqyer arithmetika e PD-së.Një faktë i thjeshtë, ai i inceneratorëve,ka nisur me PD-në,ka vazhduar me LSI-në,dhe është rrokur nga PS-ja.Llogaritjet e shifrave dhe e fitimeve nga të tria qeverisjet duket se është bërë me të njëjtën arithmetikë,me atë të djallit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me atithmetikën e koncesioneve. Nuk ka shumë dallim mes tyre. Në rrugën e Kombit nga PD-ja,u tjetërsuan 240 mijë euro.Nga LSI-ja,nuk dihet fati i shumë koncensioneve.Ndërsa nga PS-ja, paradite shpallet vlera e tenderit në një segment të unazës së Tiranës ,dhe pasdite gati u përgjysmua shuma e shpallur,pasi u bë publike korrupsjoni.Pra, të gjithë punojnë me të njëjtën arithmatikë,me arithmetikën e vjedhjeve,të korrupsionit e të rrënimit të Shqipërisë . Të vjen neveri kur dëgjon arithmetikën e socialistit Ilir Beqja,që për të përballuar krizën e shkaktuar nga covi-19,propozon të shkurtohen pensionet e disa kategorive pensjonistësh.Ndërsa kur dëgjon socialistin tjetër që deri para pak kohesh mbante postin e zv-Kryeministrit,që thotë se mirqënia e popullit është rritur,në këtë kohë kolere e krize botërore,është të vëshë ulërimën.Është e vërtetë se mirqënia e oligarkëve ,e bllokmenëve të rinj e bosëve të trafiqeve dhe korrupsionit,e përfituesve të tenderave është rritur në mënyrë të tejskajshme.Por kjo rritje nuk ka ndodhur me popullin që jeton në kufinjtë e varfërisë.Madje ndodh e kundërta, ku qytetari i kësaj kategorie ndodhet cdo ditë përpara tregëtarëve që rritin cmimet në mënyrë të pa kontrolluar.Për gati dy muajt e fundit në lagjen ku banoj, çmimi i bukës është rritur disa herë,ndërsa pesha e bukës zvogëlohet,nga dita në ditë.Kështu ndodh edhe me produktet e tjera që nuk ja vlen të ndalesh në këtë shkrim. Por arithmetika e djallit e përdorur nga politika shqiptare ka edhe një të mirë.Ajo është arma më e fortë e drejtësisë, ku duke krahasuar arithmetikën e vërtetë,me atë të përdorur nga kodoshët e politikës shqiptare, korrupsioni dhe vjedhja është e dukëshme.Nëse të przgjedhurit e drejtësisë së re nuk kanë bërë arithmetikën e djallit të PD-së,se nuk kanë vila në Gjirin e Lalëzit,apo prona të paligjshme,dhe nëse atyre u ka ngelur diçka në kokë nga arithmetika e Gaussit,do ta kenë të lehtë shpartallimin në themel të korrupsionit në Shqipëri.Në ndihmë të drejtësisë së re,për të bërë llogaritjen arithmetike të masës së dëmit ekonomik,të shkaktuar nga politikanët shqiptarë,le të merren matematicienët më të mirë të vendit,si pjesë ndihmëse e trupit gjykues. Në këtë mënyrë vihet përballë matematika e vërtetë e shkencore dhe arithmetika e çakenjëve të politikës shqiptare.Kush do të fitojë? Gjyqi i historisë sa ka nisur.Le të shpresojmë.Kjo është prova e së vërtetës edhe për drejtësinë e re,se kujt ajo i përket. Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pas ”Valsit të dashurisë” Amarda sjell hitin e ri të dasmave…!

Next Post

Rejon i ngritë temperaturat me hitin “Lojna”

Advertisement