Artistja jone e dashur e muzikes popullore shqiptare por jo vetem, Amarda duket se nuk ka te ndalur. Çdo here e me shume ajo na surprizon me projektet e saj dhe pikerisht kete vere ka vendosur te vije me fuqishem se kurre.

Artistja e “Valsit te dashurise” duket se ka pasur ne mendje gjate gjithe kohes nje pjese te dyte te sages se lumturise qe sjell bashkimi i nje çifti ne dashuri, kurorezimi ne diten e dasmes. 

Amarda, punon e jeton ne USA tashme prej vitesh, nene e nje djali te vogel me emrin Henry, nuk le pas dore edhe perkushtimin ne karriere. Zeri i Amardes eshte melodi per publikun. Ne daten 5 gusht ajo publikon “Princesha e babit” nje kenge shoqeruar me klip, me nje fabul aq te bukur sa dashuria dhe emocioni qe ndjen shtepia e vajzes qe martohet. Kjo kenge me siguri do korrë suksese te jashtezakonshme sepse ndjekesit e Amardes jane shprehur te paduruar per te pritur klipin e ri. Normalisht se për gjithë këtë kanë merita bashkëpunëtorët, fillimisht ajo per emocionin qe percjell permes interpretimit dhe shpirtit qe jep ne kenge. “Dua te falenderoj Pandi Laco per tekstin, Gent Myftarajn per kompozimin dhe orkestrimin, Max Productional per klipin e jashtezakonshem me pjesemarrjen e nje prej emrave me te njohur ne artin shqiptar Bujar Asqeriun, Anisa CollEction per veshjet, Beauty Center Linda dhe Lorel Make-up per kurimin e imazhit, SupremHotel per mikpritjen dhe ambjentet qe vuri ne dispozicion, Daysi Event per dekorin e altarit, protagonisteve ne klip qe interpretojne nusen dhe dhendrin qe realizuan me sukses skenat edhe pse xhiruan ne 43 grade si dhe ekipin prej 20 vetash te figuranteve te klipit te cilet i dhane nur ketij klipi. Falenderime per te gjithe”: tha kengetarja mes te tjerash ne nje bisede me te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *