Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shota Baraliu: Më vjen ta puth veten në pasqyrë

Është tërhequr disi nga skena, për t’i falur pak më tepër kohë aktrimit, familjes dhe dashurisë. Për të na treguar diçka më shumë për jetën e saj të tanishme dhe shumë të tjera, këngëtarja nga Kosova vjen në këtë intervistë në të cilën rrëfen “me zemër në dorë”.

-Shota, fakti që u bënë kohë që mungon në tregun muzikor të bën të mendosh se ka gjëra që pritet të ndodhin, por çfarë po ndodh tani në të vërtetë?
-Keni të drejtë në atë që mendoni, por nuk është ashtu, thjesht e pashë të arësyeshme të pushoj pak, t’i kthehem pak dhe profesionit të aktores dhe ashtu bëra. Plus që kisha nevojë ta shijoj pak edhe jetën private dhe t’i shoh gjërat më me qetësi.
-Ndërkohë që ti ke qënë dhe je një femër me ambicje…
-Po, unë jam një femër e gjallë me ambicie, nuk ndalem dhe mendoj që kam patur mundësi të punoj edhe më shumë për karrierën, por prapë jam krenare me vetveten dhe puna ime nuk mbaron këtu. Unë vazhdoj të punoj dhe sinqerisht kam mjaft energji dhe ide për punë dhe projekte të reja.
-Te ty është muzika që ka vjedhur nga aktrimi apo e anasjellta?
-Mund të them që janë të dyja kanë vjedhur njëra-tjetrën (Qesh). Të dyja i përkasin një bote, një qëllimi, të dyja të afrojnë me publikun dhe që nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh nga njëra – tjetra, ndaj mendoj që s’do t’i largohem asnjërës.
-Cili është roli i ëndrrave të tua?
-Nuk e di, unë mund të them që kam bërë maksimumin në aktrim. Por kjo nuk do të thotë që nuk pres dhe role të reja dhe sakrifica të tjera ndoshta, pse jo.
-Para kujt do të kishe dëshirë të aktroje për t’i përcjellë gjithë emocionin që mund të përcjellë një aktore?
-Çdo aktore, kur është para njerëzve profesionistë dhe para njerëzve më të dashur të saj, aktron me qejf dhe ndihet si princeshë.
-Personi me të cilin 2 orë të duken si 20 minuta?
-E padiskutueshme që personi që dashuroj dhe prindërit janë ata me të cilët s’më mjafton koha. Edhe kohën e gjithë botës ta kesh, të duket që prapë nuk është mjaftueshëm.
-Kausa më e drejtë për të cilën fjala bamirësi merr kuptim?
-I adhuroj njerëzit që japin, pasi të njëjtën gjë shpesh bëj edhe unë. Mund të them lirshëm që, me mundësitë që kam patur, kam ndihmuar sa kam mundur, edhe pse ndonjëherë nuk më është kthyer me të njëjtën mënyrë. Por njerëzit që japin i dua dhe uroj që t’i shpërblejë Zoti.
-Në klipe, Shota të krijon përshtypjen e një vajze rebele, që ka pikëpamjet e saj dhe nuk pajtohet lehtë me ato të të tjerëve… Sa i vërtetë është ky perceptim?
-Është e vërtetë që, duke parë nga klipet dhe performancat e mia, çdo person krijuar njëfarë perceptimi, por nuk mund ta quaj veten rebele. Jam një femër shumë e ndjeshme, zemërmirë, kam mjaft humor dhe jam shumë e drejtë. Më interesojnë vetëm gjërat e mia, pa u paragjykuar dhe nuk e vras trurin për atë që mndojnë njerëzit. Njerëzit e mi më duan tej mase dhe kjo më mjafton.
-Streha ku shkon sa herë që bëhesh “fëmijë”?
-Sigurisht, të vetmen strehë që kam edhë kur jam mirë, edhe kur jam keq, është shtëpia ime. S’para shkoj mysafir askund! (Qesh)
-Ç’kujtime ruan nga fëmijëria?
-Nuk e di, kam mjaft kujtime, por atë që s’mund ta harroj, është se kam qenë super imituese, një artiste e vockël (Buzëqesh) Edhe sot m’i kujtojnë njerëzit imitimet e mia.
-Nga fëmijëria në adoleshencë e tani, ke qenë një vajzë e mbarë, pra?
-Vajzë e mbarë sigurisht dhe e urtë bile. (Qesh) Kam qenë fëmijë i lëvizshëm, i gjallë, me humor gjithmonë.
-Mendon se në dashuri, të gjitha femrat janë pak llogaritëse, infermiere, apo tradhtare?
-S’mund ta quaj llogaritëse kur i jep dashuri personit dhe e bën të lumtur atë edhe veten. Të tjerat pastaj vijnë dalëngadalë. Unë shoh dashurinë mbi të gjitha.
-Dashurinë dhe urrejtjen një fill i ndan… Si i shikon, si vijnë tek ti këto dy ndjesi?
-Fjalën “urrejtje” as më pëlqen ta dëgjoj si fjalë, së paku, e jo ta mendoj te personi që dua. Te unë nuk ka vend për urrejtje… Për askënd në botë s’kam urrejtje, uroj as të mos kem ndonjëherë. Dua të dua gjithmonë.
-Nëse një kolegia jote ka një “look” të ri që e tregon qesharake, ti çfarë bën?
-Nëse ndonjë kolege e imja krijon ndonjë “look” të ri dhe duket qesharake, sigurisht që i them: “Ikkk në shpi motër, mos të shohë njeri me këtë stil” (Qesh) Por nëse vërtet i pëlqen asaj, atëherë ia respektoj mendimin, s’kam çka t’i bëj.
-Çfarë i thua Shotës sa herë e ndesh në reflektimin në pasqyrë?
-Sigurisht që ka raste kur e kritikoj veten, ka raste kur tutna (Qesh), ka raste kur dhe më pëlqen vetja dhe më vjen ta puth veten në pasqyrë (Qesh) Shaka, sigurisht.
-Koha më e gjatë që ke qëndruar pa gjumë?
-Ka ndodhur që dy ditë kam ndenjur pa gjumë. Më tepër s’kam fuqi. (Qesh) Gjumi është shumë i rëndësishëm për mua.
-Cili është makthi yt më i madh?
-S’kam shumë makthe, ndoshta ndonjëherë kur e mendon të ardhmen sigurisht që është një lloj makthi se thua që çfarë na pret. Por çdo gjë ia lë kohës, si të mirat dhe të këqijat.
-Është provokimi në natyrën tënde?
-Të jem e sinqertë, nuk më pëlqejnë femrat provokuese në jetën e përditshme. Unë vetë nuk jam ashtu, edhe pse në skenë nganjëherë dukem e tillë. Por skena është tjetër …
-Shota një njeri i fortë, apo edobët emocionale?
-Jam tip që emocionohem shumë lehtë, qaj lehtë, por e dobët asnjëherë. Luftoj në maksimum për diçka që më takon mua.
-Cili është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde si pasojë e emocionit?
-Gabime të gjithë kemi bërë në jetë, por s’kam bërë gabime për të cilat jam penduar. Sidoqoftë, ato pak gabime të vogla që kam bërë, mundohem çdo ditë e më shum t’i ndreq.
-Një mungesë në jetën tënde, një boshllëk?
-Kam pasur edhe unë mungesat dhe boshllëqet e mia. Por me kohë çdo gjë po vjen në vendin e vet. Çdo ditë e më shumë mendimet po ndryshojnë për mirë sigurisht dhe gjërat po i shoh me një sy tjetër.
-Kritikat janë gjithnjë konstruktive, apo destruktive?
-Jam tip që kritikoj kur s’më pëlqen diçka. Por dhe e pranoj me kënaqësi, kur më kritikon dikush me arsye dhe mundohem të mos e përsëris gabimin.
-Cila është kritika të cilën e mban vath në vesh dhe nga kush?
-S’mund ta quaj kritikë, por është diçka që s’mund ta ndryshoj dot në jetë: zemrën e mirë, mirësjelljen me njerëzit dhe zemërgjerësinë. Ndonjëherë ka raste kur diçka tjetër, kur nuk duhet me qenë e butë me njerëzit.
-Cilat janë parimet, principet që i ka vendosur Shota vetes?
-Shumicën e gjërave i kam arritur me kohë. Ka dhe gjëra për të cilat i kam thënë Shotës që ende ka nevojë të punojë dhe të mos ndalet pa marrë parasysh pengesat.
-Punët e mira bëhen ditën apo natën?
-Punët e mira s’kanë orar. Ose më mirë, punët e mira ditën, e kënaqësitë natën. (Buzëqesh)
-Rasti kur e ke kuptuar se ke dalë jashtë vetes, se ke humbur kontrollin?
-Jashtë kontrollit dal rrallëherë. Vetëm kur jam keq dhe shumë nerzoze, atëherë s’kam dëshirë të më flasë askush se pastaj fillojnë sharjet me listë (Qesh), por kjo më kalon shpejt, jam tip që kthej shpejt.
-Një pjesë kohe që e konsideron të ikur kot?
-Ka dhe kohë që ka kaluar kot, si, për shembull, ky pushim që kam bërë tani. Por nga ana tjetër , edhe më ka ndihmuar t’i shoh gjërat nga një kënd tjetër.
-Me çfarë të përmbush Prishtina dhe me çfarë Tirana?
-Të dy qytetet më mbushin me eneregji dhe kënaqësi. Mund të them që Tirana më jep kënaqësi në jetën e natës më shumë se Prishtina, por nuk i ndaj dot edhe pse i kam munguar pak publikut të Shqipërisë, por shumë shpejt do ta justifikoj pushimin e bërë.
-Nëse do të hyje në një librari, cili është këndi ku do të të conin këmbët?
-Gjithmonë i kam dasht romanet për t’i lexu… Më japin kënaqësi librat “Bestseller”. Kohëve të fundit, kam filluar të lexoj edhe libra psikologjikë.
-Çfarë do të kishe për t’i thënë së fundmi publikut?
-Publikut do t’i thoja që shumë shpejt, Shota do të jetë para tyre me diçka që s’jeni mësuar ta shihni, me këngë dhe performanca të reja, duke mos harruar dhe një dozë humori në mes. Ka kohë që i kam dy këngë të reja. Për arsye të ndryshme s’i kam publiku, por pasi t’ua bashkangjis nga një super klip, do të shfaqem shumë shpejt në skenë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 shtete - ishujt më të bukur në botë

Next Post

Dashuria me rusen po më ndan nga e fejuara

Advertisement