Çifti Blero-Afrona ka qenë dhe vijon të mbetet mjaft i komentuar. Mirëpo, së fundmi janë ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.
Nëse vëmë re me kujdes profilet e tyre në Instagram, do të shikoni se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin.
Mirëpo, që të dy e ndjekin njëri tjetrin në Instagram.
Vallë, ç’po ndodh mes tyre? Madje edhe ndjekësit e kanë vënë re këtë detaj dhe janë shqetësuar nëse dyshja i ka dhënë fund martesës.
Por ende asgjë nuk dihet se ç’po ndodh mes tyre.
Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë.
Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.
Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.
“Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë”, thoshte ajo.