Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Flijimi i Ifigjenës dhe vetëflijimi i Bashës…Nga Agron Berdaj!


Flijimet e Ifigjenias së Argolidhës, dhe Lulëzimit të Shqupit,nuk kanë asgjë të përbashkët,as në rrafshin artistik,atë folklorik,epik apo, historik.Ifigjenia mbetet një nga portretet më të realizuara të mitologjisë,që ende, edhe pas tridhjetë e gjashtë shekujsh, ajo frymëzon letërsinë ,prodhon mite dhe legjenda, që të mbrekullojnë më mesazhet dhe fuqinë shprehëse.Ndërsa vetëflijimi i Bashës, në shërbim të atit të tij politik, jo vetëm që nuk prodhoi vlera morale,dhe as nxiti frymzim,as të ndonjë dramaturg province. Në të kundërt,dorëheqia e tij shkakton humor,duke u kujtuar njerëzve komedinë “Ngritja dhe rënia e shokut Zylo”.
Ajo që më bëri të vendos përballë Ifigjenën e Spartës dhe Lulëzimin e Shqupit,ishte vetëm akti i flijimit.Një krahasim i pa saktë,ku nga njëra anë është Ifigjenia e Argolidhës,një nga mitet e Luftës së Trojës,dhe Lulit që në mënyrë tepër të sforcuar,si nga propaganda, brenda PD-së,por edhe nga tamtamet e faktorit ndërkombëtar, që u përpoqën, pa sukses ta bënin atë, heroin e opozitës shqiptare.Ifigjenia me flijimin e saj duhet të qetësonte detet që ushtria e Spartës,pas dhjetë vjetë pritje të nisej, dhe të fitonte, në Luftën e Trojës.Ndërsa ,Basha,jo dhjetë, por fiks nëtë vjetë, në krye të PD-së,e zvogëloi atë disa herë, humbi përballë kundërshtarit, gjashtë palë zgjedhje,por cuditërishtë,ai fitonte zgjrdhjet brënda partisë.
Ifigjenia e pranoi flijimin në emër të atdheut,edhe pse babai i saj ,Agamemnoni,xhaxhai Menelaua,dhe kryeheroi i Luftës së Trojës,Hakili legjendar, i dashuri i saj,nuk e pranuan kurbanin.Por, Kalkanti,famulltari i ushtrisë së Spartës ,i përfolur edhe si agjent i Trojanëve,flijimin e vajzës e vendosi si kusht, të pa negociushëm, të detyruar nga perënditë e Olimpit.Nga ky flijim do të varej qetësimi i detit, dhe lavdia e Spartës ,në Luftën e Trojës. Ndërsa Basha, e pranoi flijimin,që më sakt do të ishte të thoshnim, pranoi vetëflijimin,për interest vetjake të Kalkantit të partisë i cili,e rriti dhe e ushqeu me korrupsion,e stërviti në fushën e krimit,e përgatiti si një diktator, por,natyrishtë me zë të ulët,e mësoi se si ushtrohet dhuna, dhe realizohej vjedhja e votave, brënda partisë,ashtu edhe të zgjedhjeve popullote.
Në të dy flijimet, ka një situatë të errët.Në kohën kur Ifigjenia ishte shtrirë në shtratin e flijimit, dhe kur Kalkanti ngriti lartë shpatën, për ti ndarë vajzës kokën nga trupi,nga perënditë e Olimpit, u krijua një mjergull magjike.Është momenti, kur thuhet se në këtë errësirë,perënditë e Olimpit,e zvëndësuan Ifigjenian me një drenushkë.Drenushka u coptua nga shpata e pamëshirëshme e Kalkantit,ndërsa Ifigjenia u cua,në mënyrën më të fshehët, për të jetuar, mes mbrekullive, në Detin e Zi.
Ndërsa Kalkanti i Bashës,një mjeshtër në krijimin e tymnajave, situatave trubulluese,intrigave dhe hipokrizisë,ka ditur ta mbroi kurbanin e tij.Ndryshe nga Ifigjenia, përjetësisht u vendos në Detin e Zi,Kalkanti shqiptaeë i ka siguruar kurbanit të tij,prona e pasuri ,në një vend tjetër bregdetar,jo dhe shumë larg nga deti ku shkoi Ifigjenia.Ndërsa në varjantin shqiptarë të flijimit nuk kemi si në Spartë, zvëndësimin e Ifigjenias me drenushkën,por thjeshtë ndërrimin e maskës nga aktori,Basha.Janë këto trubullira të Kalkantit shqiptarë që sot, pas vetflijimit të Bashës,ngrihen dyshime ,se ata edhe kur puthen,por edhe kur bëin sikur ziheshin ,kurdoherë janë bashkë,aktor të së njëjtës dramë,të së njëjtit qëllim.Për këtë, më tepër se teoritë konspirative, flasin faktet.
Nëntë vjet në krye të opozitës Basha,nën diktatin e Berishës e spastroi partinë nga kundërshtarët e përbashkët, nxitën kriza dhe luftë të paprinciptë brenda lloit.Zbatuan masa ekstreme duke e goditur në zëmër opozitën, dhe opozitarizmin shqiptarë.Dhe të gjitha këto,për të mbrojtur Berishën, nga krimet dhe korrupsjoni i tejskajshëm.Berishës pas shpalljes nga Amerika ,”non grata”,i duhej kohë për të organizuar lëvizjen politike,të gjente mundësi të negocionte me faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar,të studjonte takrikat dhe strategjinë,si mund ta rimarte PD.Dhe këto mundësi, ai i gjeti në paaftësinë,naivitetin dhe mungesën e tipareve në lidershipin e Bashës.Ai, e shkërrmoqi kaq shumë PD,sa që te demokrat e vërtetë u krijua psikoza, se i vetmi që mund ta ribashkojë partinë, është Berisha.
A nuk duket si e organizuar, që Berisha kontrollonte brënda partisë antiamerikanizmin,ndërsa Basha në mënyrë artificiale,kontrollonte proamerikanizmin.Pro, dhe anti amerikanizmi i vendosur nën vezhgimin dhe censurën e tyre, i trajtuar si monopol partiak,është një shfaqje e shëmtuar.Por edhe proamerikanizmi i Bashës ishte i cunguar,vetëm si mundësi për ta sjellë atë në pushtetë,dhe jo si një filozofi dhe alternativë,si shkollë e demokracisë së vërtetë.Amerikanët, as sjellin, dhe as heqin njeri nga pushteti,ata rekomandojnë standarte demokratike.Zgjedhjet i bën populli i cdo vendi.Populli Shqiptar,me bindje dhe ndërgjegjie kombëtare e ka kuptuar, dhe e kupton se realishtë, Amerika është miku, dhe aleati ynë stratëgjik.Kush përpiqet ta parcelizoi në ngasra partiake këtë të vërtetë,nuk i shërben kauzës Shqiptaro -Amerikane.
Me dorëheqjen e fundit të kushtëzuar,për tu rikthyer,pas zgjedhjeve lokale,Basha i bëri një tjetër shërbim të madh ,persekutorit të tij.Pranimi prej tij, i pucit të bërë nga Berisha,pak kohë më parë, dhe vendimi i tanishëm për të dalë në ilegalitet,më shumë se me dritë e mbushë figurën e Bashës me hije dyshimi,e shfaqin atë në sytë e njerëzve, si vasal i bindur i padronit të tij. Qëndrimi i brishtë ,e sentimental i Berishës ndaj Bashës,me të drejtë ka bërë xheloz disa nga ish-kryetarët e PD-së,të përzënë nga Berisha.
Kur ata shikojnë Bashën në simbjozë dashurie me Berishën , edhe në këtë kohë kolere,gjithcka për ta është e dyshimtë. Ata,nga Berisha, jo vetëm janë përzënë nga posti i kryetarit të partisë ,por edhe janë dhunuar fizikishtë prej tij.Madje sot ,ata këto rrahje i tregojnë me mburrje, dhe e ruajnë si një gjë të rëndësishme në sivinë e tyre. Pse Bashës i ka munguar rrahja nga Berisha,pse ju sigurua atij, një përzënie romantike,pse dorëzimi i partisë te padroni,po bëhet në mënyrë gati festive.Po termat e përdorura në luftën mes tyre, pse ishin kaq të buta,me plot finesë,me një dashuri të maskuar.Kur dihet fjalori i Berishës,i mbushur me dhunë,sharje,me kërcënime,ngrirje dhe shkrirje.Pse këto privilegje ndaj Bashës, kanë të drejtë të pyesin persekutorin e tyre, ish -Kryetarët e PD-së,të përzënë dhe të dhunuar, prej tij ?
Tragjedia dhe komedia në PD,po vazhdon.Duket se fundi i luftës do të jetë shumë i largët.Kërkohet bashkim mes pjesëve,me thirrje dhe parrulla,pa respektuar ligjet filozofike,sociale dhe të analizës,pa zbuluar shkaqet e ndarjes,përgjegjësite që shpunë në këtë katastrofë,pa operuar pjesën e keqe.Bashkimi po shikohet si aljazh,por që nuk realizon lidhje të brëndëshme, dhe të qëndrueshme. I kërkohet të largohet Berisha nga pretendimet për kryetar partie,duke harruar se gjithë kjo tallava, brenda këtij subjekti politik u bë pikërishtë për atë.Harrojnë synimet e tij të mbrapështa që partinë, apo postin e kryetarit, ai i do për të zgjidhur hallet e shkaktuara nga “Non grata”.Edhe sikur të ndodhi që Berisha tia delegoi postin e kryetarit dikujt tjetëri,ai do të përfundoi në një ushtar i verbër dhe shërbëtor i padronit.
Dorëheqia e Bashës në këtë moment është këshilltari më i keq,që jo vetëm nuk do ta zgjidhi situatën, por do ta përkeqësoi me tepër atë.Ndoshta ndarja mes pjesëve do të ishte një zgjidhje e përkohëshme më e mirë.
Për mosdashje të flijimit të vajzës së saj, Ifigjenës, Klitemnestra ,e vrau burrin e saj Agamemnonin.Ndërsa në komedinë shqiptare, Basha flijoi vete veten,pasi asnjë grua në oborrin e tij,partiak,nuk i doli përzot.Në të kundërtën, pa mbaruar akti i vetflijimit të Bashës, ato kishin nisur flirtimin me dhunuesin e tyre. Komedia vazhdon.Flijimet dhe vetëflijimet do të jenë pjesë e tragjedisë,që nuk është vetëm e PD-së,por edhe e shoqërisë shqiptare.Një opozitë e munguar do të thotë, një qeveri arrogante dhe e pa kontrolluar.
NGA Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Oriana Cama: Arti, edhe kur është i vërtetë në rrjete sociale bëhet pis

Next Post

Your Theory is Crazy, but It's Not Crazy Enough to Be True

Advertisement