Artiste në plot kuptimin e fjalës, aktore në filma, skena teatrosh dhe spektakle humori. Oriana Cama, tashmë nënë e një djali të vogël, me një jetë larg Shqipërisë ka krijuar një tjetër profil jetësor, ama gjithmonë artistja me kiminë e jashtëzakonshme me publikun. Video-imitimet e personazheve të BBV e risollën në vëmendje të publikut dhe ne kemi folur për këto e të tjera në intervistën e mëposhtme…!

-Oriana, ke kohë që i mungon publikut shqiptar në ekranet e spektakleve të humorit, po ku është Oriana, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde këto vite mungese?

-Në jeten time ka ndryshuar gjithçka! Më duhet të jetoja në të njëjtën kohë martesën, emigrimin dhe mëmësinë! Larg vendit tim, familjes , shoqërisë dhe profesionit tim! Unë kam ikur nga Shqipëria në shtator të vitit 2017 dhe që atëherë kam patur një shkëputje totale nga profesioni im.

-Videot e imitimeve të personazheve të BBV të rikthyen në vëmendjen e publikut. Si shpjegohet suksesi i këtij formati, në sensin që edhe virtualisht është ndjerë nevoja e buzëqeshjes përmes imitimit të tyre?

-Imitimet e bbv erdhën shumë spontanisht , dhe të pa  menduara  që do kishin kaq sukses! Në ditët e sotme është shumë e kollajshme të bëhet virale edhe një idiotësi e cila nuk ka sens! Por, personazhet e bbv në imitimet e mija besoj se paten sukses, pikerisht sepse u panë si personazhe e unë kurrë nuk u talla mbi imitimin. Madje në fund të çdo video, ka patur nga një mesazh që vinte përtej imitimit!

E gjitha vëmendja nga publiku online, por mbi të gjitha nga reagimet e kolegëve të mi që punojnë në televizion apo teatër, më kanë dhënë një kënaqësi të jashtzakonshme! Edhe pse asnjëherë nuk kam qenë dakort me humorin nëpër rrjetet sociale (apo në çdo gjë që ndodh në rrjetet sociale), me sa duket në rastin tim ishte e vetmja dritare për të patur një pikë-lidhje me publikun!

-Këto spektakle, eksperimente sociale njerëzore, si i shikon një artiste e skenës?

-Këto spektakle unë i shoh si një shikuese e thjeshtë! Por, në dallim me shikuesin e thjeshtë unë nuk përfshihem dhe nuk bëhem tifoze! Në thelb, nuk e kuptoj këtë nevojën për t’u shkëputur nga telenovelat dhe për të parë personazhe reale (sikurse në BBV)  të mbushur me situata telenovelash,hera herës të stisura dhe po aq të dobta sa edhe skenat e telenovelave! Për shijen time personale, nuk e shoh të nevojshme, por me sa duket jetojmë në kohën kur teknologjia e ka superuar njeriun! Dhe njeriu vërtet ka filluar të humbas inteligjencën!

-Ti do merrje pjesë në një tillë?

-Jo, unë nuk do të merrja pjesë! E para sepse nuk rri dot as edhe një ditë të vetme larg tim biri! E dyta sepse nuk do ta dhuroja kurrë veten time për një kohë aq të gjatë televizve, sa që në fund asnjë cëmime nuk do ishte mjaftueshem monetarisht! Asnjë çmim nuk do ishte i mjaftueshëm monetarisht për të justifikuar të gjithë atë shpalosje televizive të vetes time dhe jetës time.

-Çfarë ka më tej në planet e tua artistike?

-Në planet e mija artistike nuk kam asgjë konkrete! Kam pasur dy oferta projektesh në shqipëri (një teatri dhe një televizioni) ama

I kam refuzuar për shkak të distancës, por edhe  mbi momentin e keq politik që po jetojmë prej covid-19!  E rëndësishme është që nuk jam tërhequr kurrë nga skena dhe e dua shumë profesionin tim. Kështu që me siguri diku, dikur do shihemi! 

Nuk besoj ta vazhdoj me instagram apo tik tok, sepse nuk besoj se kjo është forma më e mirë me të cilën shpaloset arti! Përkundrazi edhe kur është vërtetë art, në rrjetet sociale bëhet pis!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *