Data 11 janar ishte datëlindja e një prej zerave më të bukur shqiptare, këngëtares shqiptaro-italiane Vivian Biagioni ose siç është vlerësuar edhe si ambasadore e muzikës shqiptare brenda dhe jashte kufijve! Festa ishte e jashëzakonshme me fishekzjarre, këngë e hare. Mos harrojme që përveçse një këngëtare e përkushtuar edhe pse ende shumë e re në moshë, ajo punon edhe mbi tekstet e këngëve, të cilat së shpejti mendohet të kthehen në projekte të fuqishme për muzikën shqiptare dhe jo vetëm. Tashmë studente e Mjekësisë në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” Vivian premtuese në art por edhe në shëndetësi festoi 19 vjetorin në një nga ambjentet më të bukura, më ftuese dhe të dashura për të rinjtë e jo vetëm, “Magic Club Tirana” në zemër të Bllokut në kryeqytet. Përveç të ftuarve Vivian mori edhe një urim të veçantë nga “Magic Club Tirana”duke shkruar me kapitale në ekranin e madh LED në skenë “EDHE 100 VIVIAN” duke e bërë mbrëmjen e paharrueshme.
Advertisement