Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Heronjtë e dhunës! Nga Agron Berdaj

Aftësia jonë si shqiptarë, për t’i shpurë gjykimet dhe vlerësimet në ekstrem , përtej çdo imagjinate dhe llogjike njerëzore, dukshëm u pa edhe në trajtimin e ngjarjes së 8 Janarit. Neveria ,turpërimi dhe urrejtja e popullit të ndershëm ndaj protagonistëve të këtyre zhvillimeve,ushtrive dhe shtabeve të tyre politike,ishte e pakrahasueshme.Por, përtej kësaj zemërate popullore,si për ta provokuar dhe përbuzur atë,masmediat e kazanit,dhe disa të ashtëquajturit politikanë,jo vetëm se e vlerësuan ngjarjen dhe prijësat e saj famëkeq,trushpëlarë dhe të neveritur, por ata nuk munguan, të bënin për ta vlerësime sipërore,t’i quanin heronj,si shqiponja mali, zgalemët e historisë dhe demokracisë shqiptare.
I dëgjon shprehje të tilla nga disa analistë të rrjedhur dhe të dëmtuar nga herozioni kohor. Me opinione dhe analizat e tyre bajate,të pa vërteta,pjellë e fantazisë së shthurur,por edhe e detyrimit, që këta skllevër kanë ndaj padronëve,ushqimdhënës.
Të quash shqiponjë mali Sali Berishën, njeriun më të errët të Shqipërisë,ai që demokracinë e ka goditur që në embërion,që ka drejtuar me metoda naziskine, që Shqipërisë i ka krijuar plagë të rënda,i ka përdhunuar emrin dhe dinjitetin , ka nxjerrë në ankand sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit, do të thotë, ose je i rrjedhur nga trutë, ose i përket ndonjë force antishqiptare.
Neveritëse është edhe kur dëgjon disa kritikë dhe opinjonistët,ta cilësojnë Bashën, si heroi i ngjarjeve të 8 janarit,si strateg e qëndrestar i madh, që mposhti Berishën,se këtej e tutje, ai do të jetë njeri historik,se ai dhe historia, do të ecin bashkë, si hija me trupin. Të gjitha këto janë marrëzira. Ku qëndron heroizmi dhe mendimi strategjik i Bashës,kur ai në këto ngjarje u mbyll brënda,i siguruar më hekur dhe beton,i mbrojtur nga ushtria e militantëve të verbër,kur sa hapi gojën për ndihmë, policia e shtetit ju ndodh pas portës.
Ndaj kujt fitoi ushtria e militantëve të Bashës?Ndaj ushtrisë së militantëve të Berishës?Po kjo ushtri militantësh a nuk ishte krahu i armatosur i PD-së, e përdorur në rrahjen e opozitës,në vjedhjen e votave,në rrebelimin e shtetit ndaj popullit ,si ushtri e grushteve të shteti,dhe në të gjitha aksionet antidemokratike që ka ndërmarë kjo forcë politike,kur ka dashur të destabilizojë vendin. Si në një stërvitje komando shtabi me trupa, ku njëra pjesë luan rolin e imitimit, dhe tjetra te përballjes,kështu vepruan edhe militantët e të dy krahëve politik, në ngjarjen e 8-Janarit.
Militantët e Berishës në rolin e sulmuesit, dhe ata të Bashës në rolin e mbrojtësit. Të dy palët luftuan mes tyre me të njëjtat armë parahistorike,me të njëjtën taktikë dhe strategji,me të njëjtat mjete antidemokratike,të frymëzuara dhe udhëhequra nga njerëz konfliktualë,të dhunës dhe kundërshtrë, të zgjidhjes së situatës me mjete demokratike. Ankohet Grida Duma, se gazi i përdorur nga ushtria e Berishës, ishte më i fortë, se ai i ushtrisë së Bashës.Po për plumbat e derdhur nga kjo ushtri mbi popullin,pse zonja në fjalë ka heshtur,nga koha që meret me politikë? Denoncon Gaz Bardhi në publik listat e kriminelëve në krah të Berishës,por nuk thotë asgjë se ata ishin mburoja e tij, në zgjedhjet e shkuara,madje vranë njerëz,dhe për këtë, sot janë në burg,atje ku duhet të ishte edhe vetë Bardhi.
Basha mposhti Berishën thonë këta mëndjendryshkur,servilë ,kameleonë dhe varrmihës së mendimit të lirë.Të ishte për Bashën,Berisha do të rrontë në jete të jetëve,i patrazuar në botën e krimit,dhe njëherazi edhe në krye të PD-së, pa u shqetësuar nga askush.Kuçedrën Berisha, po përpiqet ta mposhtë aleati ynë strategjik, miku i madh i kombit shqiptar, Amerika. Berishën po e mposht jo Basha, por vetvetja, pesha e rëndë e krimeve që mban në kurriz.Po e mposht demokracia europjane, me kërkesat e saj të patolerueshme në luftën ndaj korrupsionit, dhe pushteteve autokrate.Atë, po e mposht neveria popullore, si një njeri i lig,si vrasës i shqiptarëve,si hajdut i pasurisë kombëtare,si qënie e errët dhe e mbushur me mistere antishqiptare.
Për një çast, në mënyrë hipotetike le të mendojmë së Basha në ngjarjet e 8 janarit u ndodh në kohën dhe vendin e duhur,se e kapërxeu ylberin, dhe sot është realishtë kryetari i PD-së.Si i tillë, a do të mundet ai ta shpëtojë partinë që drejton, nga rreziku i berishizmit, i cili pa dyshim në të ardhmen do të bëhet më agresiv,më dinak,më i organizuar dhe më kërcënues ndaj pozitës së tij si kryetar, dhe stafit që ai drejtues.Si ujk i vjetër, Berisha ka disa përparësi që,nëse nuk do të ketë ndonjë problem me drejtësinë, do t’i shfrytëzojë me mjeshëri,ashtu si di ai.
Një nga këto përparësi është se vetë Basha, është produkt i berishizmit,i rritur në oborrin e tij,ka përvetësuar filozofinë e dhunës ndaj kundërshtarit politik,se është i përfolur për krime.E kanë shpëtuar nga gjykimi dhe dënimi po gjykatat e Berishës.Nga mënyra si po bën opozitë Basha, nga agresiviteti dhe dhuna që përdor,po ia kalon edhe Berishizmit, dhe vetë Berishës.Atëherë kur populli shikon se opozitarizmi i Bashës nuk ka ndonjë ndryshim, nga ai i Berishës,se bëhet më të njëjtat mjete, i mungon fryma demokratike europiane e të bërit opozitarizëm,atëherë njerizit thonë pse duhet ti shkojmë nga pas.
Në politikë Basha, të lë të kuptosh se është një aliazh,një përzierje mes hekurit dhe pambukut.U duk i hekurt kur mori vendimet, si për ngritjen e cadrës,bojkotimin e reformës zgjedhore,mosmarrjen pjesë në zgjedhjet locale,dhe së fundi djegjen e mandative.Vendime të tilla ishin tipike arrogante berishiste,dhe që rezultuan fatale për këtë subjekt politik, ku në fund u tërhoq me bishtë në shalë,si i rrahur me pambuk.
Berisha mund ta përjashtohet shumë lehtë nga PD-ja,por berishizmin që ka përfshirë edhe qënien e Bashës, dhe të elektoratit, që e ka shëndërruar atë gati në një ideologji,nuk është aq e lehtë. Kjo kërkon shumë punë,strategji dhe reforma të menduara mirë.Pa e paragjykuar Bashën,por tipi dhe karriera e tij politike dhe shtetërore kanë qënë shumë problematike.Kjo bën të mendosh ,se misioni i tij do të jetë i pamundur,që edhe partinë ta forcojë e ta ruajë nga berishizmi, por edhe pushtetin ta fitojë. Duhet pranuar se Basha në të ardhmen, nuk do të ndeshet vetëm me berishizmin si ideologji,por atij dhe partisë që drejton, do t’i duhet të përballet edhe me Berishën dhe ushtrinë e tij,për t’i rrëmbyer partinë,simbolet,godinat,aleatët,opozitarizmin,pra gjithçka.
Lidershipi kërkon të jesh vizionar, të zotërosh fuqi dhe karizëm,të frymëzosh dhe zbatosh reforma të thella,të dish nga nisesh dhe ku do të shkosh.Basha cilësi të tilla nuk i ka treguar.Tetë muaj nga shpallja “Non grata”e Berishës nga DASH,Basha në vend të shpaloste vendosmërinë, guximin dhe vlerat demokratike, për ta trajtuar rastin, si nje e keqe e madhe që bëntë pis PD-në,dhe Shqipërinë,ai mbronte Berishën, dhe i kërkonte llogari Amerikës, pse e kishte shpallur të tillë,babain e tij politikë.Ndërsa lufta pas 9 Shtatorit,kur kompromisi dhe pazaret e errëta mes tyre nuk funksionuan,nisën betejën,jo për të mbrojtur partinë dhe demokracinë, por për interesat vetjake.Berisha ta përdorte partinë si kundërpeshë ndaj vendimit të DASH,ndërsa Basha, për të mbrojtur karrigen e kryetarit.
Që të luftojë me sukses Berishën dhe berishizmin, Bashës do t’i duhet të kuptojë kohën dhe realitetin,në PD,të njohë dhe të ndikojë mbi opozitarizmin në vend,duke e transformuar sipas modeleve të përparuara të demokracive perëndimore.Është e dhimbëshme, por duhet thënë se PD-ja,ka një histori jo shumë të këndëshme. Jo vetëm se është krijuar në zyrat e pushtetit të asaj kohe,por edhe historia e saj,si në pushtet dhe në opozitë, ka qënë agresive,luftënxitëse,autokratike,ku janë shkelur në mënyrë flagrante,liritë dhe të drejtat e njeriut,është vjedhur dhe tjetërsuar prona,është zhilluar mafia dhe korrupsioni,shteti në shumë raste është vënë në shërbim të krimit.Parti të tilla analoge në Europën Lindore,sot nuk ekzistojnë më,duke u zvëndësuar me parti dhe programe të reja demokratike.
Edhe në Shqipëri,a nuk ka ardhur koha që edhe ajo, të mbetet si një kujtim,të vendoset ne muzeum, duke ja lënë vendin një partie vërtetë të djathtë,si ato europiane.Ndoshta, ky është momenti më optimal, për një transformim të tillë.Kushtet objektive duket se janë pjekur.Kriza e fundit në PD,skandalet qeverisëse,niveli i ulët ekonomik në vend,krijimi i një oligarkie që vjedh taksat e popullit,korrupsioni në rritje,drejtësa ende e munguar,aleancat e heshtura mes pozitës dhe opozitës,në mbrojtje të korrupsionit,tregojnë se faktori objektiv për një transformim të thellë të PD-së,ekziston.Atëherë kush mungon?Faktori subjektiv.
A do ta ketë një fuqi të tillë Basha?Edhe pse jam pesimist,le të shpresojmë.Nga zgjidhja e këtij ekuacioni do të varet fati i vetë i PD-së,i opozitarizmit shqiptar,i zhvillimeve demokratike, dhe i vendit.Por nga zgjidhja, ose mos zgjidhja e këtij ekuacioni, do të varet edhe vetë fati i Bashës, në se do të vazhdojë serinë e humbjeve në zgjedhje, apo do ta shpjerë partinë në fitore,se do të jetë faktor krizash,ndarjesh dhe coptimesh të PD-së,apo do të fitojë mbi berishizmin,duke u bërë një forcë kompakte,se do ta hapë, apo do ta mbyllë më tepër partinë,ashtu si ka bërë deri tani, do ta afrojë të djathtën,apo do ta coptojë si parardhësi i tij,se aleancat me të gjithë spektrin politik shqiptarë në kushte të caktuara, do t’i përdorë në interes të Shqipërisë,apo do t’i përjashtojë ato për interesa të ngushta partiake.Të gjitha këto mbeten për t’u parë.Rëndësi ka që të djathtës shqiptare i duhet një lider vizionar ,i pastër, i pa bërë pis nga e shkuara korruptive,me kulturë perëndimore,dhe njeri i aksionit.Të tillë e djathta ka pafund.Rëndësi ka kush futet në garë dhe përballon sfidat.
Nga Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

Next Post

Zoti im, është trualli im, është Kombi e Atdheu im! Nga Seferina Serani

Advertisement