Vëllezërit PELUSHI, konkretisht Rei & Xhon janë studentë ekselence në USA, në kolegjin ku ata studiojnë “Missouri Valley College”.
Vëllai i vogël Xhon është në vitin e dytë me rezultate ekselente si edhe është pjesë e stafit akademik të kolegjit konkretisht ” Help Desk Technician” në Office of Information Technology.
Pasioni më i madh i Reit është tenisi. Ai ushtron këtë sport që në moshën gjashtëveçare. Prej shumë vitesh Rei ka arritur të ketë trofe të njëpasnjëshme. Kështu, duke qenë kampion i Shqipërisë për shumë vite me radhë. Në vitin 2014 Rei u kualifikua në një turne evropian dhe u be shqiptari i parë që arriti gjysëmfinalen në atë garë. Gjithashtu, ai përfaqësoi Shqipërinë në evenimentin më të madh botëror, në Davis Cup!
Tani e disa vite Rei u shpërngul në SHBA, për t’i vijuar studimet për Biznes Menaxhment. Në Florida ai fitoi 20 bursa. Me këtë rast, zgjodhi bursën më të mirë dhe tani është lojtar tenisi dhe student në kolexhin Missouri Valley.
Rei bën një baraspeshë të mirë mes sportit dhe studimeve. Ai përfundoi studimet deridiplomike me nota ekselente. Ndërsa tani ka vendosur të vazhdojë edhe masterin në po të njejtin unversitet.
Mesazhi që Rei përcolli për të gjithë sportistët e rinj është “asnjëherë nuk është vonë që të merresh me sport. Idealja do kishte qenë të ekspozohesh në sport që në moshë të vogël. Të gjithë duhet të merren me diçka që i bën të ndjehen mirë.”
Modestisht por edhe me bindje themi që vëllezërit Pelushi janë model pë rininë shqiptare.
Advertisement