Ajo ka qenë edhe bjonde dhe police. Çfarë kombinimi shpërthyes; tamam si në filma. E, në fakt, në rol është police, por bjonde është vërtet ama. Ajo është Markela Dede, e njohur si Hyrremi, policja, si Shila studente, si këngëtare; të gjitha këto, role në spektaklin e humorit në Vizion Plus, “Al Pazar”. Markelën ishte paksa e vështirë ta takoje, pasi është e angazhuar si me punën, si me masterin që po përfundon për Regji. Ah po, edhe diçka, ajo vdes për frazën “no coment”…
Enkeleda Kurcani: – Tani qe sapo nisem intervisten nisi shiu. Kur bie shi, gëzohesh apo trishtohesh?
Markela Dede: – Të dyja bashkë.
– Cila është stina jote e prefruar?
– Dimri, sepse kam lindur në këtë stinë, me dëborën e parë të atij viti; por edhe më pëlqen i ftohti, kur njerëzit vishen trashë. Pastaj, në dimër, sado ftohtë që të jetë, gjendet koha për takime me miq, me çajra të ngrohta, çokollata të ngrohta dhe për të bërë humor në tavolinat ku mblidhesh. Është bukur!
– Personazhet e tua ne Al Pazar jane te shumellojshme…
– Në fakt, rolet e mia janë nga njëri ekstrem te tjetri. Nga roli i Hyrremit, i një gruaje të bukur, të përkëdhelur, dal te Shila, një gjimnaziste paksa “crazy” (e çmendur), por që e gjejmë rëndom në shoqërinë tonë. Është personazh mjaft real dhe ky është edhe mesazhi që duam të përcjellim, një realitet.
– Ç’mund të thuash për Kelën gjimnaziste?
– (Qesh) Çdokush në moshën e adoleshencës ka qenë paksa i çmendur, kështu që gjithkush e gjen veten, aty, kush më pak e kush më shumë. Shila është një çun mes çunave, është vajza që pi hashash, duhan… Kryesisht, ky rol luhet me batutë, ajo ka një fjalor goxha të pasur dhe e karakterizon arroganca.
– Prapë nuk më the se, si ke qenë ti gjimnaziste!
– Jo, jo, unë kam qenë vajzë e urtë. (Qesh)
– Tani je në një rol ku i bën të tjerët të rrinë urtë, je policja e “Al Pazar”!
– Ka qenë ideja e Agron Llakjat që unë të isha policja. Është një rol paksa posesiv, një femër disi burrërore, pasi vetë zanati të jep një përshtypje të tillë. Mua këto role më përshtaten. Me sistemin e ri, shohim shumë femra police në rrugë, ato të qarkullimit rrugor dhe, pa dyshim që roli i polices është një lloj mbështetjeje kundrejt femrave. Sa i përket paraqitjes në skenë, policja ka qenë në dyshe me personazhe të tjera, varet nga materiali që është përgatitur.
– Police dhe bjonde; kombinim shpërthyes…
– Pse jo!? (Qesh)
– Është edhe një polic tjetër në “Al Pazar”, Filizi…
– E pse të mos ishte edhe një police femër!? (Qesh)
– Dua një situatë reale që të ka ndodhur me policë në rrugë…
– Duke qenë gjithë kohës në lëvizje me makinë, normalisht, kam pasur (qesh), por no coment. Tani, policët, kanë filluar të më thërrasin kolege! Kam marrë edhe një dhuratë, një uniformë të plotë të policisë. Kam filluar t’i rregulloj marrëdhëniet me policët… (Qesh)
– Në “Al Pazar” je paraqitur edhe si këngëtare. E ke menduar ndonjëherë seriozisht edhe këtë profesion? Je bjonde dhe seksi, kështu që i plotëson standardet që ka tregu muzikor…
– Nëse do të mendoja se jam bjonde dhe seksi, tashmë do isha në treg, por të qenurit e tillë, nuk është profesion. Unë kam studiuar për këtë, edhe në fillore, edhe në 8-vjeçare muzikë kam studiuar, kështu që, nëse do ta mendoja një gjë të tillë, do ishte një fyerje ndaj profesionit, në këtë rast, muzikës…
– Përsa i përket rolit të Hyrremit, dua të bëj një analogji me sulltanin tënd në jetë…
– Unë e kam një sulltan, ai është babi im. Nuk ngatërrohet princi me sulltanin!
– Okej, atëhere, kush është princi?
– No coment! (Qesh) Nuk është bërë akoma i kaltër…
– Nëse Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të të pyeste për një makinë jo dhe aq modeste që ti ke, çfarë do të deklaroje?
– Unë e kam një punë. Mbase nuk e blej për një muaj makinën, por në një moment të caktuar, po. Pastaj, ne të vegjlit e shtëpisë, presim gjithmonë ndonjë surprizë nga familja.
– Sot, pjesa dërrmuese e njerëzve kanë krijuar varësi nga Facebooku. Po ti?
– Me thënë të vërtetën, kam Facebook; ky është një mjet komunikimi i domosdoshëm. Të gjithë kanë njerëz jashtë Shqipërisë dhe Facebooku është një mënyrë e mirë lidhjeje me ta. Është shumë efikas. Unë nuk e përdor shpesh, por e përdor.
– Status i yti: “Në gabimin e çdo gruaje… fshihet faji i burrit!”. Tani, duam koment nga ti…
– Gjej një status tjetër, këtë gjete?! (Qesh) Nuk po bëj koment, se nuk ka nevojë, i jap vetëm një “like”…
– Pa çfarë nuk bën dot Kela?
– Pa familjen dhe miqtë e zemrës. Një prej tyre, që unë e dua fort, për momentin është në spital. Më ka pasur, më ka dhe do të më ketë mbështetje gjithmonë.
– Çfarë bën ti për t`i mbushur me kulturë ditët e tua?
– Puna dhe shkolla më mjaftojnë, pasi të dyja kanë lidhje me artin. Pa dyshim që mundohem të gjej kohën për të lexuar dhe për të dëgjuar muzikë.
– Si pe Korçe që të kemi, di të bësh lakror, me?
– Po patjetër! Të kesh mamin korçare dhe të mos dish të bësh byrek, është e pafalshme.