Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Roli i intelektualit përtej syzeve te anësimit. Opinion nga Dhurata Kasa, mësuese Gjuhë-Letërsie

Sot në kohën e tundimit politik intelektuali më shumë se kurrëndodhet në qerthullin përfshirës pa dashjen e tij në të ashtquajturën kontribut aktiv i cili në cdo moment është irrezikshëm për mumizimin e dhjamit të tij intelektual për shkak të rrudhjes në kahje. Mjedisi në të cilin jetojmë nuk e ofron një qartësim të besueshëm ku intelektuali të japë qasjet e tij inovative duke dalë nga kornizat e përcaktuara administrative.

   Po ti referohemi termit më të vjeter latin” intellectualis” qëtregon intelektin vëmë re se kuptimi i tij sot ia ka kaluar edhe atij më të kuptueshmit ,Aristotelit, sipas të cilit me anë tëvirtyteve në shkencë, art, njohuri, punë mendore i lejohej shpirtit të arrinte të vërtetën.Pikërisht tek kjo fjalë e fundit ndodh edhe moskuptimi i dy palëve intelektualit dhe mjedisit shoqeror.Te vjen keq kur vëren se tek intelektualët e vërtetë  kognicioni shkencor përplaset fatalisht me kognicionin social duke mos dhënë atë kontribut të nevojshëm qoftë edhe për të orientuar shoqërinë.Kjo ndodh per vetë faktin se është pikërisht kjo e dyta që i vë zyze intelektualit .

Advertisement

    Po cfarë ndodh konkretisht në këtë dobësim të fuqisë autonome të intelektualit? Mendoj se problemi nuk qëndron në vetë intelektualin por në atë që është përballë tij ,shoqërine e gjere ose të ngushtë. Pikërisht shoqeria jonë po e keqkupton qëllimshëm vizionin për intelektualin duke i vënë atij kahje për të cilat ai jo vetëm qe nuk ka nevojë por edhe mbrudhet në aftesinë e të menduarit e cila varet shumë nga të kuptuarit e atij që ka përballë. Kështu verejmë me keqardhje se shoqëria jonë ka krijuar një monotoni mekanike të realizimeve ditore të cilat nuk janë gjë tjeter vecse veprimtari kopjuese të modeleve tëofruara.Po të shikosh me hollesisht konstaton se tregu funksionon kudo njësoj,me mallrat e njëllojta,veprimtaritëadministrative njësoj,edhe të ashtquajturat risi janë po kopje tëthithjes nga jashtë në aftesinë se kush ta promovoje i pari dhe këto po të njëjta. Mungon dukshëm origjinaliteti i të jetuarit ku pike nevralgjike në orientim duhet të jetë intelektuali, i vetmi për të bërë balancimin e asaj cka është origjinale,autoktone dhe të jashtmes dheakoma më tej për t’I konvertuar këto më pas nënjë jetësi produktive e cila paraqitet me energjike dhe vetëzhvilluese.

    Vetëzhvillimi i shoqërise vjen pikërisht nga roli i intelektualit të vërtetë. Këtu na vjen në ndihmë ekzistencialisti Zhan Pol Sartër i cili bën një dallim të qartë midis intelektualit tëmirëfilltë (teknik plus) dhe të ashtquajturve sipas tij “ teknikë tëdijes praktike” (profesionisteve),këto të fundit sipas tij janëprodukte të sistemit dominues. Sartri thotë”Me një fjalë cdo teknik i dijes është intelektual ngase është i përkufizuar me njëkundërthënie e cila shfaqet si luftë e vazhdueshme brenda tij midis teknikës universialiste dhe ideologjise sunduese”. Prandaj fatkeqësisht këtu tek ne, kjo e dyta e mbyt intelektualizmin e mirëfilltë. Zeri i tij vetëm sa degjohet por nuk pranohet nëzbatim sepse “modeli”nuk i lë hapësire. Po të vazhdojmë prapëme Sartin ai thekson se dy shtyllat e intelektualit, liria, në kuptimin e pavarësisë së plotë dhe radikalizmin intelektual ku kjo e fundit konsiston në atë që ata krijojnë një distancëobjektive ndaj vetë klasës punëdhënëse të tyre cenohen katërcipërisht kur shoqëria nuk i mbështet ato por shkon pas modeleve që I servir sistemi. Psh ka plot hapësira ku intelektualët tanë insistojnë për autonomi të vënies në zbatim të ideve dhe angazhimeve të tyre por kjo është e vështirë për shkak të formatimeve të gatshme që invitrohen në zbatimet konkrete të marra nga jashtë. Fare  thjesht mund ta ilustrojme këtë me implementimin e variablave të ndryshme në tridhjetë vitet e fundit të politikave arsimore duke iu referuar herë sistemit Francez herë sistemit Holandez apo atij të fundit Anglez.Shtrojme pyetjen sa % e sistemit tradicional është marrë parasysh në këtë formatim? Sa % e mendimit intelektual shqiptar ,sidomos akademik është marrë parasysh këto 30 vite?Nga ajo që konstatojmë shumë pak.Pra shoqeria jonë ka vite që perdor një sistem të huaj duke mos i dhënë vendin e duhur rolit të intelektualit shqiptar qoftë edhe për të pasur një kontribut të konsiderueshëm në përfshirjen ose ndërfutjen e traditës inovative tek modeli nqs ai nuk ka një anësi të dukshme politike.Edhe kur e ka këtë mendimi i tij objektiv autonom nuk merret parasysh sepse tek ne i qëndrohet besnik modelit.

  Në këtë sens gjykoj se po formesohet një shoqëri mekanike e cila rikopjon modele të huaja të funksionimit pa e vërejtur se pikerisht këto modele këne burime të tyre autoktone ,pra kanë dalë nga përvoja, natyra dhe funksionime të shoqërive që mund të mos kenë të përbashkëtat e duhura me ne. Në këtë kontekst roli i intelektualit shqiptar të fushës përkatëse cilësuar si njëmendimtar i afirmuar shkencërisht ose artistikisht nuk gjen vend në përshtatjen e këtyre modeleve.Në këtë rast do t’I referohesha pikpamjes evoluive te intelektualit të hershëm Branko Merxhani i cili në veprën “Nga Shqiptarisma ne Neoshqiptarisme”argumenton se “U beme Shtet  para se te mrrijme te plotësojme formimin t’onë si Shoqeri”. Ndërkohë që Merxhani vazhdon edhe më tej; (Shtet) ësht’ vepra e njerëzve të veprimit;(Shoqëria=Kultura) ësht’ vepra e njerëzve të mendimit”. Më qartë se kaq nuk mund të konstatojmë me tutje mbi rolin e fuqishëm të intelektualit në formësimin e shoqërise. Pra intelektuali nuk është një zbatim modeli në kontributin e tij në shoqëri por është një formësues thelbësor i saj. Pikërisht këtë shoqëria jonë nuk e kupton ose nuk ka kohë ta kuptojë sepsebombardimi politik nga këto modele të huaja prej tridhjetë vitesh është i njëpasnjëshëm dhe vjen si dështim ose apriori e ezauruar e modeleve të mëparshme në mënyre të shpeshtë. Praktikisht kjo mund të korrigjohet duke rritur hapësirat orientuese dhe vendimarrëse të intelektualëve që në formulimin e bërthamave ligjore e deri në asistencën e tyre administrative dhe shoqërore.

  Jo më kot në botën moderne “blihen”shtrenjtë idetë dhe “paguhen “shtrenjtë njerëzit –mendimtarë që i gjenerojnë duke iangazhuar ato deri në konsumimin shoqëror të tyre pa kurrfarë anësie politike. Këtu do të shtoja mendimin e Shelingut i cili thoshte se nëse qyteterimi ka pasur një progres ai është realizuar duke shfrytëzuar idetë që kanë prodhuar intelektualët. Ky konstatim vjen i frikshëm për ne por jo saktësisht i zymtë. Këtu do të përmendja se kohët e fundit ka shembuj të iniciativës intelektuale ,akademike të cilat po janë shtysa të rolit të fuqishëm intelektual. Do të përmendja këtu ngritjen e Qendrës së Studimeve Abanologjike me iniciativën e një grupi intelektualësh –zonja detyruan shtetin të miratonte këtë hapësirë të fuqishme kulturore më shumë rëndësi për shoqërinë shqiptare,arbëreshe dhe për diasporën”.Fillimi i mbarë –thotëpopulli-gjysma e punës”.Pra me shumë guxim dhe iniciativë dhe duke u pranuar shumë nga shoqëria si domosdoshmëri vlerash, cdo intelektual shqiptar mund të rezultojë shumë më rezutativ  se disa politika shumëvjecare me patjeter pranimin dhe përqafimin e shoqërisë duke thyer barrierat administrative.

Por kjo është një sfidë shumë e veshtirë e intelektualit shqiptar icili edhe ai duhet të dalë nga guacka e mediokritetit dhe të bëhet më i përgjegjshëm për rolin e tij për të hequr një herë e mirë syzet që shoqëria i ka vënë me kohë.

Dhurata Kasa     Mësuese Gjuhë –Letërsie (Gjimnaz)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“E kam dashur njësoj si të tjerat”; Donald Veshaj flet pas ndarjes me moderatoren…!

Next Post

Make up artistja e njohur Merita Merja festoi ditëlindjen, zbuloni detajet nga mbrëmja e paharrueshme

Advertisement