Humbi jetën tragjikisht në aksidentin e sotshëm në aksin Milot-Morinë, pedagogu 35-vjeçar Fitor Ollomani duke lënë në dhimbje e lot në familje, miq e të njohur.
Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore në Kukës dhe punonte si pedagog i jashtëm në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ku ishte i specializuar për lëndët e Gjuhësisë.
Ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij drejt Tiranës pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.
Përplasja me një mjet tjetër ka qenë fatale, duke i marrë jetën Fitorit, ndërkohë që bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i mjetit tjeter jane dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë!
Mall dhe dhimbje la pas Fitori familjar, miku, shoku, vellai i atyre qe e njohen sa shume e donte jeten, sa shume ambicie dhe vullnet kishte per te punuar dhe arritur. E si duket qenka e shkruar qe jeta e tij te mbylle rrugetimin sot! Ngushellime te veçanta për familjaret!